Poezi nga Have Lipa – Osmanaj

Poezi nga Have Lipa – Osmanaj
 
 
SONTE
 
E zgjova natën nga gjumi
E ja lava sytë
me lot gruaje
ia besova të gjitha sekretet
librin e kujtimeve ia shfletova një për
një
orët ia ngjyrosa me bardhësi zemre
gjersa shoh se si ikën trishtimi
me flatra ëndrre
dhe harroj gjith-
ka
numrin telefonit
madje dhe emrin
tim
e ajo prapë vetë-
vetja
e zezë si korbi
luan me sinqeritetin tim.
 
 
 
SFIDË
 
Të nisesh është sfidë
Të hedhësh hapin
Të përballosh mallëngjimin e ndarjes pa lot
Të kapërcesh rrugën me baltë
Të bartësh me vete peshèn e lodhjes
Të stacionohesh në vendin e duhur
Të ulesh në ulësen që të ka rezervuar fati
Të shumëzosh shpresën
Të ndrydhësh monologun që të bluan nga brenda
Të ëndërrosh dialogun
Të sfidosh mallin që të lidhet rreth qafe
Të bësh punë milingone
Të planifikosh kthimin
T’u ndash zogjve trohat e bukës
Të vdesësh pa fjalë
Sfidë është.
 
 
 
KTHIMI
 
Në adresë të vjetër u ktheva prapë
martirët e lagjes më shtruan diellin ne sofër
më werasen me liri
 
Bliri plak dergjej në oborr të shtëpisë
gjethet e tij mbajnë lotët e Kumrijes motër në shuplakë
mbi lëkurën time
si mbi një pergamenë të vjetër u shkruan të gjitha.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s