Poezi nga Sinan Vaka

Poezi nga Sinan Vaka
 
 
NJË GRUA NË ËNDËRR
 
Pata vegimin e një gruaje në ëndërr
me flokë të hirta, si dimri që u afrua,
më bertiste dhe ndjeja ankth në zemër
e mërmërisja:
“ e ka me mua , s’ e ka me mua “ .
 
Diçka ruhet memorjes edhe pse e trishtë,
diçka që nis qortimit
dhe mbaron tek e thëna,
diçka që na rikujton fëmijërinë e brishtë,
sepse edhe pas vdekjes ngre gishtin nëna .
 
 
 
GJITHÇKA NESËR…
 
Ky vit iku, por unë nuk mundem dot,
të mendoj se tjetrin nuk do të rikthehem.
Qartësisht në heshtje, çdo sekondë e ikur më thotë
se munda të mos jem më tepër i vetvetes,
se sa i të tjerëve.
 
Përçmova ligësine e askujtve për jetën
e atyre që tretin shikimin e artit absurdit plot marifete,
Unë në supin e kohës hipa për të parë të vërtetën
dhe qava e qesha,
e fatin e të tjerëve
e provova për vete.
 
Kam pasur fat nëse dhuntia pësoi metamorfozë u shndërrua.
Une jam ai që jeta hershmërisht e shpërfilli për qefin e vet,
por në kategorizimet e shndërrimit u ngaterrua
dhe prej vuajtjes,
nga i lënduar më ktheu poet.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s