Poezi nga Flutura Açka
Media shqiptare sot
Por në këta tridhjetë vjet mjerisht ajo shpesh:
Politikës,
ia shkëlqeu lustrinat,
ia pastroi hajninë,
ia mbërtheu lidhësat,
ia mbuloi hijen
ia duartrokiti pabesinë,
ia puthi dorën
ia pudrosi fytyrën
ia ndreqi shëmtinë.
Fendët e saj na i shiti për ngjarje kombëtare,
mjerimin e saj na e shiti si frymë feste,
padijen e saj si filozofi iluministe
Tani të fillojmë nga e para
të mbrojmë fjalën,
me të dhe lirinë.
Foto: “Merimanga” nga Louise Bourgeois, Voorlinden dhjetor 2019, e përdorur këtu në kuptimin metaforik si ilustrim





























Leave a Reply