Poezi nga Seli Murati

Poezi nga Seli Murati

 

Kur ti je larg

Netëve të gjata vështroj qiellin shpuzë
yllit më të shndritshëm kam vënë emrin tënd
e ndjej mungesën dhe kërkojë të loz me yje
shpirtin ma dridh zëri yt që vije si melodi
sa mbyll sytë vjen në ëndrrat e mija
me lexon vargje me fjalë të ëmbla
me shumë zjarr e buzët valë
më puthë e me vesë mëngjesi më zgjon
kur je larg bëhem si e marr.

 

SHQIPËRI MOJ NËNË E MADHE

Shqipëri moj Nënë e madhe,
Shpresë e jete të rrjedhin sytë
Çdo gjë sonte ndryshoj,shpirti rrënkon
Rrënoja anë e mbanë i mallkuar tërmet.

Brengë e dhimbje, plagë e rrjedhur,
Ah sa dhimbje ka Shqipëria ime,
Shpirti zë e qan,e syri lotin lëshon,
Lot e nënave ,zëra fëmijsh,plagët koha si shëron!

Larg atdheut rrugët më flasin,
Nëpër detra e këto oqeane ,
Zemra për ty po më ndizet flakë.
Dhimbjen me ty Nenë po e ndaj.

Syt e përlotur malli im,
Afër teje jam atëdheu im ,
Ëndërra e gjumi në dy pjesë
Plagën time nuk e merr i huaj.

I lutem Zotit të më dëgjo..
Hape zemrën e më pushto,
Lutjen time mos e harro…
Shqipërin time mos e lëndo !

Të lutem o Zot, në ty besoj
Rrugë tjetër nuk egziston,
Ti je shpresa që me mëshiron,
Në rrugë të drejtë,Ti na udhëzo!..

Shqipëri moj, Nënë e madhe
Sytë për ty më pikojnë lot…
Dhimbja zemrën fort ma vret,
Zgjuar natën gjumi nuk më zenë .

Mbi qepallat e vrarë koha vret
Degë malli ç’do ditë rrëzohem
Ti diellin rrezën mos e fsheh…
Me plot ëndrra më mban zgjuar.

Më thyhet shpirti në mijra pjesë
Unë Shqiponjë Iliride ,
Tej detit mërgimtare
Me lutjet e tua o Zot….
Shpirt e zemër të bashkuar …
Rruaje të lutem Shqipërinë.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s