Poezi nga Behare Daja Kasi

Poezi nga Behare Daja Kasi

 

TI MË DASHURON

Shpesh më thua se kurrë s’kam dashuruar,
e indiferent ndaj grave jam,
ja, ti s’bën dot pa dashurinë,
dhe dashuria ime ty të çmend.

Shpesh më thua, kurrë s’kam dashuruar,
dhe për ty, aspak s’ma ndjen,
kur shikon që i buzëqesh dhe një luleje,
si i ndërkryer më trondit,më trand.

Shpesh më thua se kurrë s’kam dashuruar,
dhe mendjen prej meje përpiqesh ta largosh,
ky ankth më tepër të hyn në deje,
edhe ajrin rreth meje xhelozon.

E di që më pëlqen kjo xhelozia jote?!
Më pëlqen,dhe të shikoj në heshtje e s’flas,
me zë të ulët të them mes buzëqeshjes:
“A s’e kupton që më dashuron”?

…e kam në dorë pra zemrën tënde,
dhe ti e di, që unë të zvogëloj,të mpak…

 

Fytyrë dashurie

Jo çdokush e sheh botën tënde
ashtu sikundër je,
me të mirat e me dobësitë që ke.
Jo çdokush të lexon brenda syve
edhe heshtjen,edhe gëzimin,
edhe dlirësinë,edhe trishtimin.
Jo çdokush të gjendet pranë
në ditët e tua më të trishta,
në çastet e tua më të gëzimta,
në ditët e tua më të zakonshme.
Jo çdokush ta qetëson shpirtin
edhe me një “Gjes” të zakonshëm,
që gdhihet pas një nate të gjatë
me shqetësimin për ty,
me dëshirën për të të parë fytyrën,
për të të dëgjuar zërin,
për të depërtuar brenda qelizave të tua.
Jo çdokush ta nder buzëqeshjen në buzë
e përpiqet që mos të të shuhet,
e si piktori në telajo,
pikturon shpirtin tënd,
i jep modelin më të bukur,
të kthen në vizatim,
në skulpturë,e më tej,
ashtu si një buratin të kthen në jetë.
Jo çdokush beson në atë që je,
të dashuron për atë që je,
e edhe në rrugë,
edhe në tavolinë,
edhe ne shtrat,
të sheh me po të njëjtën fytyrë.
Të sheh me fytyrën e dashurisë.
Jo çdokush t’i heq gjembat e shpirtit,
të ringren pas rënies,
të beson pas dështimit,
të jep shpresë pas zhgënjimit.
Janë të shumtë ata që të vrasin.
Të vrasin me fjalë,
me vepra,me shikime,
me shpinë të kthyer,
të vrasin me zhgënjime
që dhemb më shumë se çdo gjë tjetër.

Jo gjithmonë ka fitore,por gjithmonë ka ringritje.

 

Nuk ishte koha për dashuri

Nëse një ditë
do të më largosh
nga jeta jote,
bëje si duhet,
më largo bukur.

Me vete
do të marr
kujtimin tënd,
e ti kujtimin tim.

Do jem me ty,
e ti do jesh me mua,
por jo më të dy.

Ndoshta për ty
nuk ishte kujtim i bukur,
por ta dish,
u përpoqa sa mund.

Ndoshta ishte faji yt ky,
ndoshta imi,
a ndoshta i të dyve.
Nuk mundëm
t’i përgjigjeshim
njëkohësisht
ndjenjës sonë.
Kur unë afrohesha,
ti largoheshe,
e kur ti aviteshe,
unë hapa bëja pas.

S’e di,
ndoshta ishte acar,
ndoshta nuk ishte koha
për dashuri.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s