Poezi nga Dhimitri Jani Kokaveshi

Posted on December 30, 2019

0


Poezi nga Dhimitri Jani Kokaveshi

 

GDHËNDUR

Përkulur, përsosmërisë
së luleve
i gdhëndja shkëlqimet?!
Mi falnin
plot rrezatim plot…!
Ngrohtësi
pranvere, mbi një ide
më mundonte
ikona e saj, e dubluar
luleve
i lartësoja…, vlerat?!
Magjike
si në mistikën
e simboleve
e shtrija, me lulet?…
I mblidhte
lulet dhe u shkulte
petalet!
Një e nga një i rrëzonte dhe
rezervonte
dëshirave, mbi dijet?…
Dallonte si
derdheshin ngjyrat
e stinës
shtriheshin në ngrohtësinë
e shpirtit të saj
zbërthente Diellin!
Arnonte.
Arnonte…! Dhe mitet
si lulet
i mundonte në gjetje
simbolesh
të një bukurie, të tharë dhe
largë, freskive!
Humbur, shteronin
përkëdheljet?
Mohuar, me dashurinë
e humbur
nuk e njohën as
e përshtati
në dashurinë e dritës
nuk u rrit dhe.
u përtha, nënështruar dritës
e pagëzuara…!
Pa një gëzim.

 

BUZËQESHJE VENITËSE 

Fotogonike fotografia, si një litar
i tendosur në udhëtimin ciklik dhe
ritmik viteve, më zgjon, dritë jete
dhe erësirë, qëndresës, përkrah sendeve
dhe objekteve medituese po sodisim
natyrën dhe veten misterit, transformim.

Euforia, besimi dhe trishtimi
udhëtojnë, mbi letrën e gdhëndur jetës
pa jetë këmbëngul, shkujdesjes vizuale
të ngjyrës dhe gishtat që reshqasin
ledhatimit për rikthimin kohë, jo nostalgjisë.

Sendi i pa shpirt, rimer buzëqeshjen dhe lë
trishtimit, të udhëtojë mbi meditimet
e vetmisë i kërkoj letrës jetën dhe kujtimet
përzgjedhjes, në lartësitë e ritmit, fotografik.
Kjo buzëqeshje, zbehëse, e ftojnë mankthit
shkurtimit hipokrit!

Lëndoj, shpirtin mes letrës lë trishtim
të mashtrimit që ngjit shkallët e brezave
në zevendësim. Ajo, pret shpirtrat fisnik dhe
mëkatar, mbi një varrezë dollapi ose
album shtëpie,… tradhëtar!

 

HIJEVE

Mendimet, lodhur
trysnive
tretur dhe mes mundimesh!
Trëmbur
hijet, na ndjekin
jetës
rënduar shprehjeve
“në madhështi”
trishtimesh ngrihen
lavdi
të shuara të shtuara si
re, na mbulojnë
dhe na përballin burimit
dritë…?
Derdhur vizionesh mbi
karakteristika
krenarie, matim dhimbjen
dhe dhimbjes…!
Na shtyjnë, mes errësirave
zhgënjyer
ç’ farë dinamizmi!…
Përkushtim. … …

Posted in: POEZI