Shtëpia Botuese “ADA” publikon librin me poezi e fabula ” Të penduarit” të autorit Vangjelizmo

Shtëpia Botuese “ADA” publikon librin me poezi e fabula ” Të penduarit” të autorit Vangjelizmo

Të penduarit
– poezi dhe fabula-
Autori: Vangjelizmo
Redaktor letrar: Erget Cenolli

Botimi i parë, 2019

Përgatiti për botim: Roland Lushi

©Të gjitha të drejtat i takojnë autorit

Roland Lushi

Shtëpia botuese “ADA”
Adresa: Rr. Mihal Grameno Pall. 32. Ap. 7
Cel: 068 22 190 16
www.botimetada.com
Tiranë, dhjetor 2019

CIP Katalogimi në botim BK Tiranë
Vangjelizmo
Të penduarit : poezi dhe fabula / Vangjelizmo ;
red. Erget Cenolli. – Tiranë : Ada, 2019
96 f. ; 20 cm.
ISBN 978-9928-296-81-8
1.Letërsia shqipe 2.Poezia 3.Fabula
821.18 -1

Në vend të parathënies

Jeta e njeriut është një pemë që rritet çdo ditë. Çdo pjesë merr të fshehtat e tokës prej rrënjëve dhe të fshehtat e dritës prej gjetheve dhe shkruan e shkruan pa pushim në rrathët e turngut. Ngjarjet e përdistshme vizatohen në formë rrethore. Ngjarjet përsëriten, por edhe të rejat futen në vorbullën e jetës duke lënë gjurmë të lehta apo të thella. Ato nguliten në kujtesën e njeriut dhe ai ka mall për to, ka edhe të tjera për të cilat pendohet dhe nuk dëshiron t’iu kthehet më.
Pema e autorit të këtij vëllimi ka ecuar mes tingujve dhe zërave të fëmijëve. Këta zëra dhe këta tinguj janë lënda nga ai ka marrë tharmin për të ndërtuar fjalën e tij poetike.
Qysh në hyrje të librit lexojmë:
“Trokita në dashurinë tënde
Me dorën time të vogël
Hapur ishte AJO,e humba në përqafimet që më rritën ndër vite
Portë e diturisë …..!”
Kjo trokitje e lehtë hap prtën e një bote të madhe dhe të bën të mendosh se rrugët e Perëndisë janë të pafundme, çdo njeri mund të gjejë rrugën e vet , pra shpëtimin e vet nëpërmjet pendimit. Vetëm Të penduarit, do të na çojë në mbretërinë e së mirës dhe së bukurës.
E bukura qëndron në fjalën e Perëndisë, në dashurinë për fëmijët, në bukurinë femërore, në dashurinë e zjarrtë ndaj Atdheut, citojmë:

“Zoti vetë na ka uruar
Paqe, dritë lavdëruar,
gjakheronjsh kudo shkruar
Emri yt është përuruar
Të gjith’ shqipe ngadhnjimtare kreshtë malesh e gatuar
ejani në festën tonë të gëzojmë
nga Saranda-Mitrovica, flamurin ta lartësojmë
udhë kjo që na bashkon, të mos mënojmë
është kjo udhë e fitoreve: të marshojmë.”

Me anë metaforash, epitetesh, personifikimesh, e krahasimesh autori edhe pse herë herë pesimist na fut në një labirint drite, të ornamentuar edhe me humorin e sarkazmën e hollë e të pasur të fabulave, na bën të besojmë se një mëngjes i bukur dhe plot shpresë do të gdhijë një ditë.
“Gërmadha shpirtrash, qindravjecare si le të vdisnin
lutjet vajtimtare, funeralpërcjellës, që sollën
dimrat barkthatë, dhe ditëverat tërhequr zvarrë: ULËRITËN.
DIELLI, që mban mbi shpatulla, balsam për verbëtarët
nuk shterret kurrë
brenga kishe gdhirë,
muzgje mbrëmjesh, kishe shkrirë…”
Vargjet e librit “Të penduarit”, do të jenë një pastrim shpirti për çdo lexues që do ta marrë atë në dorë.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s