Poezi nga Rudina Muharremi Beja

Poezi nga Rudina Muharremi Beja

 

TË VETIN PORTRET

Një tjetër vit ç’prangos jetës
e thellësisë së dimrit rrokulliset greminës tatëpjetë,
brenda meje ngrohtësinë jetime mbështjell petkave të kujtimeve
me grimca lumturie qëndisur.

Toka nuk i bindet drithmës së fundit
e rrëmon mbamëndjeve,
mbivendosen dhimbjet…
Stuhitë shkundin këtë planet trillesh e pamëshirë e zhveshin përditë nga gjithcka njerëzore,
teksa shpirti thërret në amshim

Rrethimit ku kyçur na mban egoizmi, fjalët asgjë s’ kundërmojnë
pena s’ka bojë të nisë e të shkruajë letërporosinë,
Kaimët, s’përqafojnë…

Fragmente imazhesh përpiqem të shpërfaq kujtesës shpërbërë tërësisht
humnerës humbëtirë,
në një tjetër vit rrokullisur…

Unaza e flaktë rreth siluetës së hënës shfaqet qiejve të vendit tim,
fatin kundër rrënojave fshehur buzëqeshje të thyera pa mëshirë.

Në breg ëndrra pret me një hir dehës, prej boshit ç’burgosur,
gati të kalërojë një vit tjetër,
të kapërcejë skajet më të frikshme
brazda të thella buzësh që kafshojnë e sy që çjerrin…
pa u lodhur, mirësinë e shpirtit të lëvrojë mbi të vetin portret.

 

ORËT E TOKËS

Zemra kërkon rrahjet tek muzgut i prek drithërimat,
mjergullave të trishta
dimrave që përkulen urë ndërrimit të viteve.
Ftohtësisë veshur në tisin e borës së bardhë,
jeta premtim i pambajtur.

E paqtë vizioneve të shfaqura,
tek gjurmët ndjek siluetës vetmi,
pallatet e zgavërta trembin gjumin e vonuar
thyejnë ëndrrat e zbritura nga koha e largët,
e pluhuri i harresës bashkë me shtjellat gri
mbështjell me sytë e natës,
brishtësinë poshtë rrënojave,
që s’do mundet kurrë të përshëndesë të nesërmen.

E unë lus,
agime pa denesë sërish të vijnë
akrepave të thyer
pas orëve më të errëta të tokës.

 

MBRËMJE

Nën tingujt e një melodie që më shpuri larg
përzier me rrahje zemre,
fytyrën marr në duar si nje degë shelgu ulur
dhe fjalët e fildishta
që oshëtinë jehonë më shumë se muzika xhaz në barin e vjetër…

I lidha nyjë një mijë fijet e mendimeve,
buzës fre,
dhe pamja që u shfaq pak çaste më pas pëngjante me një re të pikëlluar bojëhiri
mbështjellur sakaq trupit tim.
Në heshtje gjithë natën mbledhur kruspull numërova yjet,
mungesa ishte shtrirë mbi sipërfaqen përreth e unë…
me ëndrra mbulohem… e fle!

 

BURGJE

Burgjet kishin dyer të hekurta
prangat në zinxhirë vargonj,
pak dritë hapësirës vizatuar në kuadrate të hirta nga frëngjia e vetme,
brenda mureve ëndrrimtarët shkruanin gjithë vizionet e tyre,
madje guxonin arratisjen nën hënë…

Tashmë gjithçka ka evoluar…
s’ ka më kufizime që kryqëzojnë,
ëndrrat nuk shkruhen
Të burgosurit e duan lirinë e tyre.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s