Poezi nga Josif Gegprifti

 
Poezi nga Josif Gegprifti
 
 
Këtu të prisja…
 
Tek ky blir ku kam qëndruar,
me padijen time djaloshare,
të prisja dikur i lumturuar,
me mendjen time ëndrrimtare.
 
Prisja, e prisja të më vije ti,
të më sillje gëzim për zemrën,
prisja i zhuritur me zjarr në gji,
të gjeja qetësi në buzën e ëmbël.
 
Të prisja mike me orë të tëra,
të më vije tek ky vend i bleruar,
të më flisje për dëshira e ëndrra,
me zërin tënd të bekuar.
 
Ti o zot, që sheh lotët e mi,
dhe ndjen besimin që kam për ty,
sillma miken tek ky blir,
t’ia shoh dhe një herë ata dy sy.
 
 
Ti mungon…
 
Në qytetin tonë,
Ne jemi të parët
Që dalim për shëtitje gjithmonë.
 
Pas nesh
Vjen muzgu serbes-serbes,
Pastaj zbret nata e qetë
Dhe hëna e verdhë si një limon.
 
Yjet, janë të ftuar
Në koncertin e mbrëmjes tonë.
 
Është ora e një nate të re,
Perënditë nga qielli vijnë
E shëtisin me ne.
 
Psherëtimë…
 
 
Flas me vetminë
 
Atje
Në bregun e liqenit,
Kam derdhur tingujt e kitarës.
Ndihet
Jehona e valëve
Dhe këngëve rinore.
 
Vështrimet e
Buzëqeshjet e mia,
Janë varrur në krahët e erës.
 
Në një qiell të kaltëruar,
Si një rreze dielli
Fluturon një dashuri e praruar.
 
Flas me vetminë.
 
 
Për valëzën e liqenit
 
Të shoh me mall ty o valë,
Që më vjen në breg ngadalë,
E bukur si një nuse në kalë,
Mbi krye një kurorë të bardhë.
 
Valë e liqenit të kaltëruar,
Sa vargje për ty kam shkruar,
Zemrën me ty kam dashuruar
Se mall kam në shpirtin e përvëluar.
 
Kam mall pranë teje të rri,
Të bisedoj me ty ca fjalë,
Të të shoh me sytë e mi,
Siç të shihja kur isha djalë.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s