Kalendari poetik: Jorge de Sena (1919-1978) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

 
Jorge De Sena
 
Kalendari poetik: Jorge de Sena (1919-1978)
 
U lind më 2 nëntor 1919 në Lisbona, Jorge Cândido de Sena, poet, shkrimtar e dramaturg portugez me shtetësi braziliane. I ati i tij, me prejardhje aristokratike, ishte kapiten në anijet e flotës tregtare portugeze; kështu dhe Jorge i ri ushqente ëndrrën të bëhej si i ati; 18 vjeç u rregjistrua në Shkollën e Lundrimit të Portugalisë dhe pas një viti filloi lundrimin stërvitor me anijen shkollë Sagres, lundrim që zgjati 4 muaj. Provimet teorike i kaloi shkëlqyeshëm, vetëm se i riu Jorge nuk u përshtat me disiplinën e rreptë, sforcimet fizike dhe shkathtësinë në veprime; duke ndjerë se s’do t’i merrte provimet, zemërthyer, e la shkollën. U bë poet e shkrimtar; në vitin 1959 u ngatërrua me një grusht të dështuar shteti kundër diktatorit Salazar; u detyrua të mërgonte për në Brazil. Deri në fund të jetës jetoi në Brazil dhe SHBA.
Ja poezia që përzgjodha nga arkivi:
 
 
KUVLI PREJ QELQI
 
Kuvli e qelqtë
nga faqet e së cilës
botën dhe të tjerët shohim,
ata që njohim qark i kemi,
na shumëfishojnë faqet e kuvlisë
që rreth jetës sonë ngrihet.
 
Në hapsirën përbrenda që s’ka të bëjë
me numurin e faqeve a sa larg prej tyre gjendemi
ne jemi këta që jemi: arrijmë ta shquajmë
njërin nga tjetri nga surrati,
që pastaj për ne bëhen, përtej kësaj hapsire,
si pamje pasqyrash të tejpashme.
Por nuk ka gjë çka na shquan vërtet.
 
 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s