Kalendari poetik: Cecília Meireles (7 nëntor 1901 – 9 nëntor 1964) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

 
Cecilia Meireles
 
Kalendari poetik: Cecília Meireles (7 nëntor 1901 – 9 nëntor 1964)
 
Cecília Meireles de Carvalho Benevides, poete dhe gazetare braziliane, mbeti jetime qysh në moshën tre vjeçare; e rriti dhe edukoi gjyshja e saj; qe nëntë vjeç kur shkroi poezinë e parë; tetëmbëdhjetë kur botoi librin e parë me poezi. Është e bukur poezia e Meireles, tingëlluese dhe ka një ndjeshmëri të rrallë…kam plot poezi prej saj, të gjitha të mrekullueshme, të ëndërrta, të vërteta. Ja njëra prej tyre në 120 vjetorin e lindjes së poetes së shquar braziliane:
 
 
ZHURMA E HAPAVE TË TU
 
Më lehtë mbështes veshin tek retë
dhe dëgjoj si kalojnë yjet
se sa ngjitur pas tokës të mbaj vesh hapat e tu të vinë.
Dhe më e lehtë është, sytë oqeanit t’ia ngulësh
e të ndjekësh si trajta të reja jete lindin në fund të tij,
se të çfaqesh ti, duke bërë një gjest të thjeshtë,
shenjë e shpresës së përjetshme.
Nuk dua t’ia di më as për yjet, as për trajtat e jetës në det,
as për ty.
Brenda kohës kam shpalosur këngën time;
gjinkallat nuk i kam zili; do të vdes dhe vetë duke kënduar.
 
 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s