Kalendari poetik: Nimā Yushij (1897-1960) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

 
Nimā Jushij
 
Kalendari poetik: Nimā Yushij (1897-1960)
 
Sot, më 11 nëntor është data e lindjes së poetit të njohur iranian, i famshëm në vendin e tij për stilin e veçantë, modern, të poezive që shkroi. Ja një poezi prej tij:
 
 
DETARI
 
Në barkën e tij detari
gjithë shqetësim
detit i bërtet:
“Dua të gjej rrugën
për në breg,
nga këto dallgë të fuqishme
sa më larg të jem”.
 
Stuhi e tmerrshme e ka zënë
mbetet në det
një çast të qetë
s’ka barka e tij.
Gjithë aventura, me frikë të tmerrshme
ja, nata vjen.
 
Në breg
i menduar,
i paduruar,
detari ankohet:
“Atë rrugë dua,
mes dallgëve plot tmerr
edhe njëherë.”
 
 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s