Poezi nga Dhurata Haxhiu Kasa

 
Poezi nga Dhurata Haxhiu Kasa
 
 
Qerpikë mbi parvaz!
 
Një plandosje e lehtë u dëgjua në parvaz,
ra një gjethe
po mbase dhe një yll duke qarë,
ra një mosarritje,
ra një pengesë,
ra një ngadhnjim,
ra një ujvarë me fjalë,
ra një gur,
ra dhe një mosbesim,
ra një e pupëlz gjithë gaz,,
ra dora e një mikeje shëmbëllim i dinjitetit të saj,
ra një dorezë boksi e mundur në grushtimin e fundit,
ranë copëza limoni të epshta,
ranë ledhatimet prej rëre saharaje,
ranë dridhërimat e të gjitha femrave të universit,
ranë dhe ekstazat e qënieve,
ranë armiqësitë shndërruar në pendime,
ranë dritat e neonit dëshmitar,
ranë të gjitha udhëkryqet si lisharës të blertë,
ranë qerpikët që mbajnë peshën e botës,
ranë dy pëllëmbë duarsh mbushur me kujdes,
ranë e ç’nuk ranë këtë mëngjes,
hapa sytë!
Zgjodha qerpikët që mbajnë peshën e botës,
dhe tënden sigurisht,
brenda parvazit të shpirtit!
 
 
Lëmi!
 
Kashta të mbetura,
të djegura,
të pambledhura,
të harruara,
të lëna.
Kullotë rreth vetes,
rrinë kujdesshëm në duar,
janë besniket e rrënjëve.
E kqyr lëmin tim,
është i bukur si fusha e verdhë e Van Gog,
por pa pikturë,
me grica mendjeje dhe shpirti,
në mur,
në gur,
në qiell.
Pastaj qielli i hodhi shi,
si pamundësi apo prag,
Ato besniket e dheut,
të papranuarat e fabrikës,
që do plugohen me pllajat e lopatës,
janë fat i parathënë i Kasandrës,
janë thjesht riciklimi i pashmangshëm i hakut.
Lëmi i njeriut si orët e Fishtës,
kujdesesh për të,
flet me të,
të vjen keq për të,
qan për të,
vrrin për të,
ai kqyr mbi ty,
një bujashkë paska mbet nga lëmi në prag dimri.
Plugu i lëmit shndrrin nga humusi i kashtave nën to,
po nis vallja e tyne nën tokë,
mohue mbi të,
ndryshe rilindje është,
e s’ka më!

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s