Poezi nga Myrteza Mara

 
Poezi nga Myrteza Mara
 
 
NË KOPSHTIN E POEZISË
 
Erdhe pa zhurmë në kopshtin tim,
Për ty nuk ka roje, nuk ka as çelës,
Atje kam mbjellë shpirtpoezinë,
Atje kam edhe diellin e shpresës!
 
Të njohën lulet, të njohën këngët,
Zogjt’e motiveve të përshëndetën
U rizgjua lulja me emrin Ëndërr
Ëndrra më e bukur që s’kish fjetur.
 
I pashë gjurmët e tua mbi vesë,
Ndjeva aromën mbjellë mbi lëndinë,
Si gonxhe e çelur motivi u ndez
Një këngë e re në vargjet me rimë.
 
Nuk kam pse pyes, e pse të pyes,
Sa ura e sa dete kalove deri tani!
Kush vjen pa trokitur e përshëndes,
Kush ikën pa folur i fal një poezi!
 
Kopshtin e poezisë s’e kam kështjellë,
As mure, as roje, as çelës s’kam venë.
Është një oaz i mbushur me diell
Është pyll i ndezur me zogj e këngë!
 
 
PA TY
 
Durova dhe duroj kafshimet e erës
Dhe dhëmbët e akujve unë i durova
Kuisjet e ndryshkura të bravës së derës
Durova tërmetet, se për pak harrova.
 
Durova ulërimat e ujqëve natën,
Inatin e çmendur të dallgëve të detit
Hijenat syndezur me syt e përgjakur
Durova dhe helmin që më dha mbreti.
 
Durova klithmën e Rozafës së murosur
Një shpirt nëne-legjenda në gurë,
Durova dhëmbët e fjalës së pasosur
Dhe lotët për Nënën kur u nis për udhë.
 
Durova kur humba të parën dashuri
Dhe pikën e ujit e durova mbi kokë
Por s’mund të marrë dot frymë pa ty
E vetmja lumturi e bukur në botë.
 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s