SHKOP ËSHTË DRITA IME… (i verbëri) / Poezi nga Shazim Mehmeti

 
Poezi nga Shazim Mehmeti
 
 
SHKOP ËSHTË DRITA IME…
( i verbëri)
 
Shkop është drita ime, por unë nuk e di.
Gishtat e mi janë dritë, por unë nuk i di.
Dritë mbi dritë janë zërat.
 
E gjelbërta është e gjelbër,
por unë nuk e di.
E kaltërta është e kaltër,
por unë nuk e di.
E hirta është e hirtë,
por unë nuk e di.
E verdha është e verdhë,
por unë nuk e di.
E bardha është e bardhë,
por unë nuk e di…
 
Qiejt janë qiej,
por unë nuk i di.
Zogjtë janë zogj,
por unë nuk i di.
Ju jeni ju,
por unë nuk ju di…
 
Dritë mbi dritë janë zërat.
Ju jeni zërat e dritës.
Unë jam veshi i territ…
 
 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s