Poezi nga Nora Halili

 
Poezi nga Nora Halili
 
 
***
 
Kish mbet pak prej shpirtit t’zanafillës,
para se ti sosej fryma e fundit…
Me erën e fatit u rrok,
vallzoj n’krahët e natës.
 
Nën tinguj shprese puthi terrin, sterrë,
me yjet e qiellit u mbars.
Si n’mitologji Pellazge,
dita lindi Diell…
 
Kish mbet pak,
prej shpirtit t’zanafillës…
 
 
ZANAFILLA
 
Nuk mujn zanafillën me shkim,
shtatë konop nan dhe, n’ja shtishin trupin.
Eshtnat me ja blue, dritë i ban shpirti,
mbi skamjen, mbi dhunën, mbi dekën…
 
N’leqe t’kohës, n’zgrip t’jetës,
motiv, besim, guxim mas krahësh i premë…
Shtatë varrë, shtatë shpirtna, shtatë diej,
n’ADN, Hyjnor, për ëmën Shqiptar.
 
 
N’TPRAMUN T’AGUT
 
Kish mbet,
n’pentagramet e kohës,
melodi e pa shkrueme.
 
N’shkretinat e jetës
vegim qi s’tretej,
damarët e fatit kish pre…
 
Ish kap…
mas copa andrrash t’shterruna,
shpirt i mytun n’lot…
 
N’tpramun, t’agut
kish sosë.
dëshmi e t’rrëjshmes jetë.
 
 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s