Dëshira Haxhi
Dëshira Haxhi ka lindur në Zhulat të Gjirokastrës më 28.8.1976. Shkollën fillore dhe tetëvjeçare i mbaroi në vendin e lindjes për të vazhduar më tej në shkollën pedagogjike “Pandeli Sotiri” në Gjirokastër dhe Universitetin “Eqerem Cabej” po aty. Krijimet e para i takojnë fëmijërisë, disa prej tyre botuar në shtypin e kohës. Dëshira Haxhiu ka botuar vëllimet Poetike
DASHURI ËNGJËLLORE
PROTUBERANZAT E SHPIRTIT
Njëkohësisht është pjesëmarrëse në botimet me përkushtim Atdhetar “PESË DEGË TRUNGUN THËRRASIN…”dhe “NJË SHEKULL DRITË “. Qeë prej vitit 1977 jeton larg vendlindjes, në Athinë .
Poezi nga Dëshira Haxhi
Tretem vargjesh!
Tretem vargjesh…
Ata flasin me shpirtin tim,
Dialogoj,..psherëtij..
Ç ‘më ndodh nuk e di!
Brenda tyre qaj
Loti pikon dashuri….
Brenda tij ndodhesh, Ti..!
Lëshoj flakë !
Kujtove se ike, humbe nëpër natë…
Gabim,asgjë s’ pe,kokën s’ ktheve pas.
Me sa di ëndrrat e rrebeshet ikën larg,
Kur luan e qesh,verbuar, gjithë gas.
Po dhe ti,mirë e di se unë të kam thënë,
Se netëve të vona iki, fshihem nën yje.
Kur kam kohë, qëndroj e flas edhe me hënën,
Dhe i them të mos fshihet malesh nëpër pyje.
Jam shkrepëtimë, lëshoj flakë,
Kështu më kanë thënë !
Në gjurmët e mia!
Kur zgjohen yjet
nata dremit, në shtratin e hënës
nën lëkurën e qiellit, poreve të ngrohta .
Grimca të akullta
qarkojnë hënën e gozhduar.
Një heshtje e egër,errësirës së zhurmuar.
Në tablonë e syve të mi
kështjella të acarta shembur
Ftohtë ,akujt kanë filluar të shkrijneë.
Pikë ,pikë ,pikë..
mbi ëndrrat e mia të fjetura
zgjohem e hap duart, vrapoj te e vërteta.
Është po e njëjta rrugë që ndërtova kur erdha !
Me po atë zjarr dashurie !
Në mëngjes
kur ecja në shi,
mendoja se ç’ farë forme të bukur
do të merrte uji në pëllembët e tua.
Ai ujë i distiluar
u bë det i vogël
që zbriste prej qiellit
për të vdekur në perqafimin e tokës.
Buzët e tua ,
pikturonin kaltërsisë,
me po atë zjarr dashurie,
pasthirrmat e mia të harkëzuara…
Herë në njërin breg, herë në bregun tjetër.
Si hijez drite
shkëputur nga drita e syve të tu
u zhyta dallgëve të tua,
kerkoja dhe e putha atë gdhendje magjike !
Rrënjosur në dashuri !
Po bie shi.
Hap gojën dhe pi
e duke ndjekur me sy,
ate pafundësi pikash.
Heshtje që vret.
Tinguj shigjetash nën ujë,
godasin në shenjë , mbi mua.
Ti që netëve
fle në dëshirat e mia,
je shiu im.
Luginave të mia
në heshtje ecën zbathur
për të vrarë atë ujk të tërbuar.
Fajtori s’je ti.
Jam unë,
që me vdekje veten kam dënuar.
Por Ti mos ik,
dhe nëse mendon të ikësh
më thuaj me cilën formë do të vish ?!
Dhe mos ki frike,
ngrirjen e qënies time…
Është e rrënjosur në dashuri !
Po e nis…
Një dhuratë për ty, sonte ëndrra ime,
nën dritë yjesh që digjen dashurish,
kur të digjen yjet, në gjak zemrën time,
në kupat e qiellit, atje të më pish…
Do kem veshur fustanin e bardhë,
ate që ty të pëlqen aq shumë,
dhe do të derdhem trupit tënd, si ujëvarë,
dhe atje do të kthehem në furtunë.
Dëshmimtare të vetëm yjet le të jenë,
të digjemi bashkë në këtë qiell të egër,
dhe renkimet natës, flakën le ti vënë,
unë, ti dhe yjet…Dhe askush tjetër !
Ti, nëse do…Kuptoje !
Natës së vonë,
zhurma shqetësuese e pritjes
është qetësia e vetme
e shqetësimit tuaj.
Vij aty
përmes errësirës ,
të të kap prej dore
përtej shirave të vrazhda të fatit,
përtej utopisë së verbër shekullore.
Dua të të them,
se erdha
me kalorësin e fundit të drites,
për të shpenguar atë anijen
mbytur e harruar, në portin e pa emër !
Mua me duhet të them:
Se t’a ruajta një vend
në udhetimet e mia poetike
në folezën e ëndrrave të mia,
përtej rënkimeve të pashërueshme…
Ti ,nëse do…Kuptoje !
Përmes dhimbjes egzistojmë
U thava i dashuri im
dhe s’ ka më gjurmë lagështie mbi mua.
Më të shumtën, e humba për të të gjallëruar .
E di i dashuri im ?!
Fustani i bardhë që të pelqente aq shumë
nuk e di pse, kam vënë re, me është ngushtuar .
Ajo koha që i përket çdo kujt
dhe që rezistent vazhdon të qendrojë
është kohë durimi nga koha e mungesës sonë .
Shikon ato çastet e paduruara
që presim të jemi afër njëri-tjetrit
nuk i ngjajnë në të vërtetë natës së pafund .
Gjithësesi egzistojnë !
…dhe askush nuk plotëson
tragjedinë “me dhemb mungesa jote “.
Humbasim të zhytur shpërthimeve të heshtjes .
________________pse përmes dhimbjes egzistojmë !
Përshëndetje, Dëshira, si jeni? Kënaqësi që u njohëm dhe të lexoni tekstet tuaja të mrekullueshme. ‘M Remisson Aniceto, braziliane dhe Dr Adolf Shvedchikov Pegasiworldalbania botuar këtu në një përzgjedhje prej 50 nga poezitë e tij që unë të përkthyer në portugalisht. (http://pegasiworldalbania.com/2013/11/09/50-poemas-do-dr-adolf-shvedchikov-traduzidos-por-remisson-aniceto/)
Laura, unë do të doja që ju të takohen dhe të regjistrohen në PROTEXTO revistën time (http://remisson.com.br/), ku ju mund të postoni në ndonjë temë në gjuhë të shumëfishta. Ne kemi kollona të mëdha shkruar në PROTEXTO dhe prezenca e tyre do të jetë një nder për mua dhe për lexuesit tanë. Vetëm të regjistroheni dhe të presin të dhënat e qasjes për të publikuar.
Një përqafim dhe faleminderit për përgjigjen tuaj, Dëshira.
Remisson, lexuesi juaj i ri dhe admirues.
PS: Sorry Shqiptar im i mirë.