Meditime pas leximit të romanit MISSING, i shkrimtarit, dramaturgut dhe publicistit Bashkim Hoxha

romani orgjinal mising

Meditime pas leximit të romanit MISSING, i shkrimtarit, dramaturgut dhe publicistit Bashkim Hoxha

http://www.gazetarepublika.al/2013/11/meditime-pas-leximit-te-romanit-missing-i-shkrimtarit-dramaturgut-dhe-publicistit-bashkim-hoxha/

 

ardi

nga Ardi OMERI

Nis me një kafshë të zbutur, një ari, ky roman. Çuditërisht, menjëherë pas “humbjes” së një tjetër kafshe të zbutur, një qeni husky dhuruar nga e dashura si një “simbol” për të mos u ndarë kurrë!
Më parë iku e dashura e më pas “dhurata”, qeni!
Që në krye, duket se vetë autori është një meditues.

 

bashkim hoxha

Bashkim Hoxha

Ai “urren” personin që ka vënë në skllavëri këtë kafshë, Ariun, dhe e ve të argëtojë njerëzit, të cilët duket sikur lozin me skllavërinë e kësaj kafshe.

 

aktiviteti     aktiviteti 1B

             Aspekte nga aktiviteti

 

I tërë romani është ndërtuar në një bashkëbisedim mes autorit dhe kafshës së skllavëruar. Një farë mëshire që trasformohet në bashkëbisedim miqësor.
Ariu, “dëgjon” i heshtur rrëfimin dhe “e lë” të reflektojë “mëshiruesin” e tij të paftuar!
Ndërthurja e jetës, në këtë rrëfim është i pa shmangshëm. Ngjarje, dashuri, miqësi e urrejtje rrjedhin lirshëm në rrëfim dhe herë herë duket sikur ajo kafshë e skllavëruar e bën njeriun të reflektojë për jetën e tij.
Një sens tjetër që të “dërgon” arsyetimi meditues, por vetëm pasi e ke lexuar të tërë romanin , është “mirënjohja”.
“Skllavëria”, instikt shtazarak, nga e cila vjen urrejtja, hakmarrja, mëshira, por që në fund, në një mënyrë krejt të natyrshme autori na përcjell ndjenjën e mirënjohjes së kafshës ndaj njeriut.
Është një ndjenjë që vetë njeriu nuk e ka shumë të zhvilluar, dhe po të analizojmë në brendi “copëza” rrëfimi gjatë leximit kjo kuptohet.
Duke menduar këtë sjellje të njeriut ndaj kafshës, më erdhi ndër mënd një fakt.
Njeriu rrit kafshë shtëpiake, që nga ana e tyre “dashurohen” me njeriun që në një farë mënyre i ka “skllavëruar” dhe i janë “mirënjohëse” që Ai, njeriu, i mban, i ushqen, kujdeset, dhe në fund i vret!
“Kafsha nuk e imagjinon kurrë që përkujdesja ka si qëllim final, të mirën personale të njeriut!”
Nuk di si do reagonte instikti i kafshës për vetë mbrojtje po t’a dinte?!
Dashuria!
Është e natyrshme, gati në të gjitha krijimet, të lexosh për dashurinë. Këtu vjen në një mënyrë pak liberale, “jeto e më lër të jetoj”!
Meditime pas leximit të romanit MISSING, i shkrimtarit, dramaturgut dhe publicistit Bashkim Hoxha

Nis me një kafshë të zbutur, një ari, ky roman.
Çuditërisht, menjëherë pas “humbjes” së një tjetër kafshe të zbutur, një qeni husky dhuruar nga e dashura si një “simbol” për të mos u ndarë kurrë!
Më parë iku e dashura e më pas “dhurata”, qeni!
Që në krye, duket se vetë autori është një meditues.
Ai “urren” personin që ka vënë në skllavëri këtë kafshë, Ariun, dhe e ve të argëtojë njerëzit, të cilët duket sikur lozin me skllavërinë e kësaj kafshe.
I tërë romani është ndërtuar në një bashkëbisedim mes autorit dhe kafshës së skllavëruar, te cilen “ ja rremben” – “skllavepronarit” !
Një farë mëshire që trasformohet në bashkëbisedim miqësor.
Ariu, “dëgjon” i heshtur rrëfimin dhe “e lë” të reflektojë “mëshiruesin” e tij të paftuar!
Edhe rrëmbyesit e kanë të vështirë, shpesh më vështirë se viktimat!
Ndërthurja e jetës, në këtë rrëfim është i pa shmangshëm. Ngjarje, dashuri, miqësi e urrejtje rrjedhin lirshëm në rrëfim dhe herë herë duket sikur ajo kafshë e skllavëruar e bën njeriun të reflektojë për jetën e tij.
Një sens tjetër që të “dërgon” arsyetimi meditues, por vetëm pasi e ke lexuar të tërë romanin , është “mirënjohja”.
“Skllavëria”, instikt shtazarak, nga e cila vjen urrejtja, hakmarrja, mëshira, por që në fund, në një mënyrë krejt të natyrshme autori na përcjell ndjenjën e mirënjohjes së kafshës ndaj njeriut.
Është një ndjenjë që vetë njeriu nuk e ka shumë të zhvilluar, dhe po të analizojmë në brendi “copëza” rrëfimi gjatë leximit kjo kuptohet.
Duke menduar këtë sjellje të njeriut ndaj kafshës, më erdhi ndër mënd një fakt.
Njeriu rrit kafshë shtëpiake, që nga ana e tyre “dashurohen” me njeriun që në një farë mënyre i ka “skllavëruar” dhe i janë “mirënjohëse” që Ai, njeriu, i mban, i ushqen, kujdeset, dhe në fund i vret!
“Kafsha nuk e imagjinon kurrë që përkujdesja ka si qëllim final, të mirën personale të njeriut!”
Nuk di si do reagonte instikti i kafshës për vetë mbrojtje po t’a dinte?!
Dashuria!
Është e natyrshme, gati në të gjitha krijimet, të lexosh për dashurinë. Këtu vjen në një mënyrë pak liberale, “jeto e më lër të jetoj”!
Ngjan, por nuk është kështu. Autori është “një shpirt i lirë”, ndoshta për këtë urren arrixhiun që ka “skllavëruar” ariun,por…
“Dashuria është një skllavëri e bukur!”
Në fund, ngjarjet lenë të kuptosh që “çdo dashuri që rikthehet, nuk ka ikur kurrë”…
Është edhe ajo një skllavëri, një lloj skllavërie që ne e kërkojmë me ngulm e pa të nuk bëjmë dot.
Leximi i “Missing” , “të merr me vehte” në atë rrëfim të çuditshëm, për të kuptuar çdo të ndodhë, ç’po bëhet, kush është ky që do t’i bëjë keq, si do vazhdojë kjo apo ajo “copëz” ngjarjeje që nis, ndërpritet e rifutet përsëri, që nga miqësitë e hershme, nga dyqani i kafshëve, rromuzet e shoqërisë, dashuria e ikur, rikthyer, burri i së dashurës, xhelozia, agresioni, dëshira për hakmarrje e deri në fund, me një “happy and” për ariun protagonist të heshtur!
“Ai është i lumtur që rikthehet në skllavëri, në xhunglën e pyllit, kështu i zbutur, nuk do të mund të jetojë asnjë orë!”
E kundërta e njeriut “skllav-skllavërues”, që autori ndoshta me qëllim “le pa zbuluar”, jeton të përditshmen “xhungël” duke u përshtatur.
“Vetëm në ëndrra njeriu është i lirë”
Ndoshta për këtë arsye edhe episodi dramatik i agresionit nuk ka zgjidhje “të lexueshme”!
Nuk është një roman i zakonshëm tregimtar, është shkruar thjeshtë me shumë psikologji.
“Missing”= I humbur, i zhdukur, Kur dikush ose diçka të mungon!
Çfarë i mungon autorit, çfarë i mungon secilit lexues?
Kur mbaron se lexuari, të duket se që në fillim, autori ka bërë pyetjen:
– Kaq shumë na pëlqen skllavëria?!

Mendoj se askush nuk mund t’i shpëtojë kësaj pyetjeje pas leximit.

Institucioni i librit “Toena” në bashkëpunimin e parë me zotin Bashkim Hoxha, ngjan se “ka qëlluar në shenjë”. Në prag të panairit të librit Tirana 2013, ky është një roman që po mer vlerësime që në ditët e para të prezantimit tek lexuesi.
I urojmë suksese, Zotit Bashkim në vazhdën e veprave që vlejnë, dhe shtëpisë botuese Toena për përzgjedhjen e krijimeve që i paraqet denjësisht publikut lexues shqiptar.

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s