“Më jep vetëm 15- ditë” . Sipari i përshëndetjes së autores Silvana Berki në Panairin e Librit Shqip – Tirane 2013

kop Silvana

 

“Më jep vetëm 15- ditë”  (Tregime) 

 

 Sipari i përshëndetjes së autores  Silvana Berki në Panairin e Librit Shqip  –  Tiranë  2013

 

silvana

Silvana Berki

 

Së pari ju përshëndes duke ju falenderuar që mundësuat ardhjen tuaj sot në promovimin e librit tim të parë në prozë ”Më jep vetëm 15 ditë. Ashtu si për c’ do krijim të ri, është një kënaqësi e vecantë, t`a ndaj atë me njerëzit e mi, miqtë dhe shokët e mi, dhe me bashkatdhetarët e mi. Kënaqësi e vecantë është gjithashtu që libri botohet në gjuhën shqipe. Cilësoj në gjuhën shqipe sepse unë jam emigrante, gjë që bën të demonstroj dy kulturave. Është shumë e vështirë të ruash një balancë ndërmjet shoqërisë së vëndit ku jeton me atë që ke lënë mbrapa për shumë vite me radhë, sepse të dyja lëvizin në të njëjtën kohë dhe detyrimisht nuk mund të gjendesh në të dyja në të njëjtën kohë.

 

panair silvana

panairi s

      Aspekte nga aktiviteti

 

Ceshtja “KOHË” , emigrant jane dy tema qe dua ti ngre sot në këtë diskutim. Brendia e librit sjell pjesëza nga jeta ime individuale por edhe me këndvështrimin e një emigranteje. Shkrimet janë bazuar në ngjarje të vërteta por tek-tuk me një ndërthurje pak fiktive, pra ndërmjet reales dhe surreales. Kur isha e vogël dhe jetoja në vëndin tim, shumë gjëra atëhere dukeshin ndryshe, kur i krahasoj me tani. Po c`farë ka ndryshuar brënda këtyre 30 viteve të fundit? Ajo që bie në sy menjëherë nuk janë vetëm ndryshimet dinamike-ekonomike, por psikologjiko-shoqërore. Nuk mund të themi se ato që ndodhën gjatë këtyre viteve ndodhën pa arsye. Sot kemi një Shqipëri që mundohet me mish e shpirt nëpër dhëmbë drejt përparimit, shoh një shoqëri që merr frymë e lirë, qe lufton te gjej shtegun e vet drejt demokracisë brënda kapacitetit të vet, një shoqëri që përplaset me moralin të cilin po e rindërton jo me diktat por vetëdije dhe mbi të gjitha shoh fytyrat e njerëzve që edhe pse më të lumtur se 30 vjet më parë prap ankthi nuk ju është larguar. Sociologu skocez Alexis de Tockuevill thotë:” liria është aftësi, nuk është cështje të cilën mund t`ja japësh njerëzve si masë legjislative. Eshtë dicka që duhet mësuar dhe edukuar. P.sh. njeriun mund ta zbërthesh nga prangat e skllavërimit, por kjo nuk e bën atë të lirë. Të jetë I lire ai duhet më pare të ketë besim në vetvete, aftësi të funksionojë I pamvarur dhe të dijë të kontrollojë mundësitë dhe dëshirat e pafund që do të ndesh në jetë”. Kanë kaluar pothuaj 24 vite nga dita që e lashë vëndin tim, duke marrë me vete vetëm atë që më identifikonte mua, kulturën me të cilet luftova dhe perballova sfidat që emigracioni më solli. Ju do të mendoni se kam jetuar në një shtet “parajsë” dhe unë nuk e mohoj atë. Në aparencë dhe në krahasim me shumë vende të tjera europiane, Finlanda ka standart të lartë jetese, ndaj edhe përplasja ime si emigrante nuk ka qënë ajo financiare. Keni menduar ndonjëherë pse shumë emigrantë atje në botën e parajsës i dhanë fund martesës shumë vjecare? Apo, pse shumë emigrantë pësuan jo vetëm zhgënjim por demoralizim total gjë që I coi edhe drejt sëmundjeve psiqike? Sigurisht që të gjitha këto kanë një apo shumë shpjegime. Por ajo më kryesorja dhe përplasja më e madhe që ne emigrantët ndeshëm ishte pikërisht botëkuptimi psikologjik. p.sh. nëse patriarkalizmi në vëndin tim vlerësohej duke e cilësuar dhe lejuar mashkullin shtylla e shtëpisë, ky fenomen nuk vlerësohej në kulturën ku shkova dhe sidomos kur ky partriarkalizëm shfaqej me forma shoviniste ndaj femrës. Një tjeter factor ishte edukimi i fëmijës. Aty ku shkova koncepti I edukimit të fëmijës ishte ndryshe nga ai që unë kisha marrë me vete nga kultura e vendit tim. Janë pikërisht të gjitha këto përplasje botëkuptimesh që jo vetëm nxorrën në pah difektet e kulturës prej nga vija por e vështirësuan gjendjen psikologjike të emigrantit dhe pasojat janë nga më të ndryshmet sic edhe unë i sjell nëpërmjet këtyre 15 tregimeve, si pesëmbëdhjet mesazhe jetësore për të lidhur këto dy botë, këto dy kultura packa se duhej t`i përjetoja unë, apo dikush tjetër për ti sjellë ato si provë e ndryshimeve sociale që po përjetojmë. Mendimi se eksperienca ime nëpërmjet këtyre tregimeve shoqeroro-psikologjike, si një qartësi të koncepteve dhe fenomeneve të hasura kohës ku jetojmë mund të ndihmojnë në progresin psikologjik-social të bashkëatdhetarëve të mi kudo ndodhen, më ka dhënë forcë, shtytje të vazhdoj dhe gërmoj mbi diferencat dhe fenomenet dëmprurëse për t`i rindërtuar ato mbi një logjikë të shëndoshë. Ne të gjithë kemi dëshirë për fëmijët tanë të rriten jo vetëm të shëndoshë nga ana fizike por edhe shpirtërore kohës ku jetojme. Në pyetje është me c`farë identiteti po i afrohemi kësaj kohe ku fëmijët tanë po rriten? Ndaj, po ndalem pak pikërisht tek fenomeni IDENTITET. Karakteristikat individuale të cilat na bëjnë të jemi individ, i quajmë identitet. Kur këto karakteristika personifikojnë një grup shoqëror me interesa të përbashkëta, këtu kemi të bëjmë me identitetin kombëtar. Ndërsa emigrant edhe pse është individ, Identiteti i tij përmban në vetvete karakteristika të dy kulturave, dy kohëve dhe dy kombeve, gjë që e bën atë të pasur në mbartjen e shumë kulturave por në të njëjtën kohë edhe të vështirë ruajtjen e një balance ndërmjet të dyjave, sepse në të njëjtën kohë cdo gjë lëviz. Ndërsa, kur këto karakteristika cilësojnë mentalitetin dhe feneomene të një kohe të caktuar kemi të bëjmë me identitetin kohës ku jetojme, moderne apo postmoderne, pra origjinalja apo sipërfaqësorja, baza apo irrealja. Megjithatë, sado origjinalja të të vishet, të zbukurohet me silikon, të bëj operacione plastike, prap se prap asgjë nga këto nuk e ndryshon përbërjen qelizore të njeriut. Ne ngelemi të lakuriqtë qënie biologjike që lindim dhe vdesim. Po ashtu, toka, pyjet, malet, uji i burimeve ngelen të pacenuara nga origjinalja megjithë këtë zhvillim global postmodern në të cilën po jetojmë. E vërteta është se shoqëritë tona kanë pësuar … ndaj pyetja ime eshte; cilat janë këto ndryshime që na identifikojnë si kohorë sot? Dhe cilat janë ato vecori që na bëjmë të mos ndihemi të tillë? A janë format e të menduarit tonë? Apo është e kaluara jonë historike? Nëse do të merrnim vetëm fenomenin ” e të menduarit”, cila ka qënë mënyra analitike që është përdorur para 100 vjetësh? dhe cili është ndryshimi me analitikën e sotme? Po të analizojmë këto dy fenomene do të jemi në gjendje të përcaktojmë edhe identitetin e mentalitetit tonë kohorë ku qëndrojmë. Nëse nxitja e një konflikti më parë është gjykuar duke drejtuar pyetjen : kush e ka fajin? Sot preferohet të bëhen pyetje: cili ishte shkaku që solli konfliktin? Cfarë fenomeni ndikoi në pasoja të tilla? – gjë që nuk lë shteg për konflikte të mëtejshme por kërkon menjëherë zgjidhjen e tij llogjikisht. Me këtë dua të sjell në pah se ndryshimet shoqërore europiane nuk kanë filluar revolucionin me tregun e lirë, as me zhvillimin liberal kapitalist, por me një revolucion psikologjik, me formën e të menduarit psiko-analitik që prej 1800. Ndaj, e hapa sot edhe si temë sepse ndryshimin për një mirëqënie shoqërore, kohore nuk e sjell kapitali, por kapitalin e sjell zhvillimi individual psikologjik. Shumë nga ju mund ta quajne te guximshem besimin ne hedhjen e teorive të tilla, mund të cilësohet edhe si absurd apo iluzion. Megjithatë guximi im është rezultat jo I studimeve të sferës profesionale por experiences dhe fakteve. Nëse nordikët identifikohen sot për të menduarit psiko-analitik si më të zhvilluar, gjë që mendohet t`i ketë ndihmuar në zhvillimin e tyre social-ekonomik, edhe shoqëria jonë shqiptare duhet të pësoj pikërisht këtë thyerje mentaliteti duke i kaluar një epoke dhe fazë zhvillimi të nevojshëm të asaj postmoderne. Nuk është aspak mendim skitzofrenik të besosh në një mundësi të tillë duke pasur një besim kaq të madh në psiqikën dhe intelektin e vëndit tënd, sepse Ne jemi një komb me mëndje të hapur, i lejojmë të rejat të hyjnë dhe këto janë pikërisht karakteristika që na dallojnë nga të tjerat dhe e bëjnë të lehtë edhe këtë ndryshim të nevojshëm psikologjik ku dashur pa dashur ne të gjithë jemi dëshmitarë dhe kontribues të këtij revolucioni psikologjiko-shoqëror. Pikërisht, këtë influencë pretendoj që të kenë tregimet e mia në librin MË JEP VETËM PESËMBËDHJET DITË. Të jetë një shkëndijë sado e vogël dhe larg, në këtë rrugëtim tranzicioni të përbashkët psiko-shoqëror. Ju falenderoj për vëmëndjen, durimin që më dëgjuat deri në fund dhe shpresoj që të takohemi në evente të ardhshme edhe më të rëndësishme.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s