Poezi nga Violeta Gashi

violeta 1

            Violeta Gashi

TJERRJA NDAJ DIELLIT

Nën dritën e qiriut , shohë Diellin me Ujë

duke vetëtuar në mesin e pëllumbave

që i kanë krahët e majtë të Thyer

dhe ma mirë pak sesa fare e pëllumbat

me kaqika t’vegjël edhe u Pajtuan që

pa Shqiponja të Jetojnë por gjithë jeta

iu shkoi duke Lëpirë buzët në Ajër

si dhelpra ndaj rrushit pasi i kishin

kaqikat t’vegjël me krahë t’majtë n’Thyerje

që iu shkoi jeta n’Tjerrje ndaj Diellit .

 …?!

Shifra :

Toka –Tokë dhe Ajri –Ajër…

 

VIZATIMI HYJNOR TEK FYTYRA

DHE MOSFYTYRA

 

Heronj dhe Heroina , paskeni lindur

për të mos vdekur kurrë si gurra e bjeshkës

në brez pas brezi të fytyrës dhe paskeni ecur

për të larguar edhe mbeturina nga çdo anë

para ndërgjegjshmërisë si engjëj

në mbështetje të plotë tek fytyra

edhe pse mbeturinat shoqëritë e Juaja

i shikojnë për t’i ngrënë si Juve

që iu ka ngrënë gjakpirësi madh .

Heronj dhe Heroina , t’iu thuri-thurje

qoftë shkurt apo gjat i bie pak ndoshta

por Ju kënaqëni kur edhe fytyra në brez pas brezi

të mos dorëzohet as tek mbeturinat

e të Lulëzojnë Atdheun si gjer në Bashkim

si dhe pas Bashkimit edhe ashtu siç keni

lindur për të ecur vetëm nga ndriçimi madh

edhe pse lloj-lloj ujq si dje por edhe sot

e shikojnë hapin e pjekur për ta bërë

si veten në Errësirë që ta mbushin barkun

me grurë nga ndërgjegjshmëria

se vetë mbjellin në rritje egjër për ta

zënë veten se në brez pas brezi lindin

tek Shqiponja Heronj me Heroina .

…?!

 

Shifra :

Gishti tregues…?!

 

 

 

QYTETI I PYLLIT SYTË NGA DIELLI

 

Drunj dhe kaçuba , mjerueshëm si hardhuca me iriqa dhe atë nga çdo gjeneratë të vjetëruar që pas luftës

së gjakpirësit janë shumuar dhe në pa meritë

ndaj shqiponjës së vlerësuar e kërkojnë m’i dëgjuar

edhe pse nga çdo anë kanë për të inftekuar

si dhe dëgjimin kërkojnë si të kishin qenë si shqiponja

nga çdo pendë në gurë shumë të çmueshëm .

 

Degët e lisit , edhe pse janë pak nga çdo gjeneratë

dhe prapë nuk dorëzohen edhe pse hardhucat me iriqa

i kanë në sy për t’i ngrënë edhe hijet e lisit me rrënjë

se jo madje degët e shtatin e lisit si të kishte qenë

i fytyrës së tyre por lisi në rrënjë edhe më shumë

zgjerohet si dhe në lidhje forcohet që në secilën degë

të paktën e kishte një sy magjik .

 

Syri magjik , kishte ushqim magjik edhe atë vetëm

në hije të bardhë dhe ushqimi tek degët me sytha

i zgjeroheshin në çdo ditë më shumë dhe rrënja

tek lisi forcohet për të mos u mënjanuar kurrë

e degët e lisit të keq në qytetin e pyllit edhe pse

kishin bërë rrugë mbi rrugë nga qielli

në pa meritë por kishin mbetur me sy nga dielli .

Shifra :

Hija sipas vendit 

 

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

ATUNIS GALAXY POETRY

atunisgalaktika@gmail.com

https://atunis.albanianforum.net/

Blog Stats

2,301,107 hits

November 2013
M T W T F S S
 123
45678910
11121314151617
18192021222324
252627282930  

CATEGORIES LIST

BOARD OF DIRECTORS

  • Agron Shele (Albania -Belgium)
    Hasije Selishta – Kryeziu (Kosovo)
    Peter Tase (USA)
    Prof. Dr. Jeton Kelmendi (Albania- Belgium)
    Anna Keiko (China)
    Raimonda Moisiu IWA (Albania -USA)
    Dimitris P. Kraniotis (Greece)
    Sunita Paul (India)
    Isilda Nunes (Portugal)
    Dr. Claudia Piccinno (Italy)
    Susana Roberts (Argentina)
    Pavol Janik (Slovakia)
    Leda García Pérez (Costa Rica)
    Alisa Velaj (Albania)
    Dr. Jernail Singh Anand (India)
    Eden Soriano Trinidad (Philippine)
    Shoshana Vegh (Israel)
    NilavroNill Shoovro (India)
    Gunsel Djemal (UK)
    Võ Thị Như Mai (Vietnam – Australia)
    Luz María López (Puerto Rico)
    Sinan Vaka (Albania)
    Virginia Fernández Collado (Spain)
    Rozalia Aleksandrova (Bulgaria)
    Lumo Kolleshi ( Albania)
    Irina Hysi ( Albania)
    Rami Kamberi ( North Macedonia)
    Bilall Maliqi (Presheve)
    Milica Lilic (Serbia)

CONTACT

← Back

Thank you for your response. ✨

ARCHIVE

Terms List