kop g

           Nën petkun e vdekjes 

Këndvështrim eseistik nga redaktorja Ana Burnazi 

ana burzi portret

         ANA BURNAZI

   STUDIUSE,  GJUHËTARE

   Poezia ka fjalën dhe para lindi fjala, fjala si koncept njerëzor komunikimi, por fjala është “poezi”, se poezia pa fjalën nuk do ishte poezi.  POEZIA indetifikohet si arti i fjalës së bukur. Petku i poezisë e veshur me fjalën, që Genta poete, ka ditur të mëkojë vargun, me përditësinë tonë shqiptare, me shpirtin njerzor, me dhembjen dhe gëzimin, jetën dhe vdekjen, si një vlerë sa njerzore, po aq edhe qenësore në “eterin magjik” të poezizë. Ajo vjen ngadalë, me vargje filozofike, diku-diku si një “grackë”, ku ne të shpirti rebel “ka ngecur”  dhe pastaj zbret si një lumë pambarim, nën pëlhurën e Penelopës dhe pret….të vijë Odiseu! Pena, “çjerr” maskën e hikprizë njezore, me lëngun e ri poetik, që vlon në damarët plot nerv të poetes…nën simbolikën esencialë të ekzistencës njerore; me hënë, jetë, vdekje, mirësi, hir, vetmi dhe  “forcon” mendimin filozof me një gardh të butë metaforash…Ajo ecën në rërën e detit vibrues të valëve shkumëzuese, për të ndalur në honet  e hapsirave, në tejskajin e vetes, ku vetëmn ajo ka ishullin e saj të frymëzimit.

genta foto libri

        Genta Kaloçi

Poetja eksploron përreth realitetin . Zhgënjimi nis e recepton tek vetëdija e saj krijuese, si simbolizmi e Bodletit (në argëtim me femrat e Parisit), por kurrë nuk kënaqet kur pi nga kupa e marrëzisë dhe kënaqësisë, sepse një shpirti të vetmuar dicka i mungon: dinjiteti njerzor! Ai është arratisur dhe kërkon, Ponc Pilatin, të “vrasë” Krishtin, per “dinjitetin e fyer” të marrëzisë tonë njerëzore…Duke udhëtuar në udhëkryqe poetike, Genta tjerr mirazhin e saj (si një hije në shkretëtirë), por e kupton se nuk është asgje, është vetëm zbrastëtira, ku ajo kapet, me degën e magjisë së fjalës poetike, dhe i jep frute të bekuara frymëzimit. Pa u zgjatur, sepse edhe në parathënien e libri të saj, janë thënë shumë gjëra për poezinë e Gentës, nga Raimonda, unë them vetëm kaq: ngjize përsëri brumin tënd filozofik, dhe metaforën, “kultivoje” në kopshtin e poezisë tënde, që të mbetesh një ANTE i vogël në poezinë e re shqiptare posmoderne. SUKSESE GENTA!

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

ATUNIS GALAXY POETRY

atunisgalaktika@gmail.com

https://atunis.albanianforum.net/

Blog Stats

2,301,777 hits

December 2013
M T W T F S S
 1
2345678
9101112131415
16171819202122
23242526272829
3031  

CATEGORIES LIST

BOARD OF DIRECTORS

  • Agron Shele (Albania -Belgium)
    Hasije Selishta – Kryeziu (Kosovo)
    Peter Tase (USA)
    Prof. Dr. Jeton Kelmendi (Albania- Belgium)
    Anna Keiko (China)
    Raimonda Moisiu IWA (Albania -USA)
    Dimitris P. Kraniotis (Greece)
    Sunita Paul (India)
    Isilda Nunes (Portugal)
    Dr. Claudia Piccinno (Italy)
    Susana Roberts (Argentina)
    Pavol Janik (Slovakia)
    Leda García Pérez (Costa Rica)
    Alisa Velaj (Albania)
    Dr. Jernail Singh Anand (India)
    Eden Soriano Trinidad (Philippine)
    Shoshana Vegh (Israel)
    NilavroNill Shoovro (India)
    Gunsel Djemal (UK)
    Võ Thị Như Mai (Vietnam – Australia)
    Luz María López (Puerto Rico)
    Sinan Vaka (Albania)
    Virginia Fernández Collado (Spain)
    Rozalia Aleksandrova (Bulgaria)
    Lumo Kolleshi ( Albania)
    Irina Hysi ( Albania)
    Rami Kamberi ( North Macedonia)
    Bilall Maliqi (Presheve)
    Milica Lilic (Serbia)

CONTACT

← Back

Thank you for your response. ✨

ARCHIVE

Terms List