Dr-Ing Mirdash Bakalli, “Prusiani” i hekurt / Nga Azem PARLLAKU

az 1

Dr-Ing Mirdash Bakalli, “Prusiani” i hekurt.

 

 

 

 

azem

 

Nga Azem PARLLAKU

 



      Një jetë 15-vjeçare, me profesionin e inxhinierit kimist, një ëndërr e bërë realitet për t’u ngjarë ikonave të shkencës. Një djalë i brishtë nga Novosej, e zgjodhi këtë profesion, për t’u doktoruar në vitin 2008, në Universitetin e Teknologjisë Aachen, Universitet i shkencave të aplikuara Iserlohen Gjermani.
“Koha jote është e kufizuar, prandaj mos e humb atë duke jetuar jetën e dikujt tjetër. Mos jeto i kurthuar në dogma-që do të thotë: mos jeto në bazë të rezultateve të mendimit të të tjerëve. Mos lejo që zhurma e mendimeve të njerëzve të tjerë, të shurdhojnë zërin tënd të brendshëm. Dhe më e rëndësishmja: ki kurajo të ndjekësh zemrën dhe intuitën tënde” (Steve Jobs).
Kujt më mirë, se bashkëthemeluesit dhe kryetarit të bordit, e shefit ekzekutiv të Apepe-it, Steve Jobs-it, do t’i referoheshim, për të promovuar, profilin e Dr-Ing. Mirdash Bakalli, ky Novosejas, i cili menaxhon projektet në Korporatën kërkuese sipërfaqet analitike dhe materialet laboratorë shkencorë; Sika Technology AG, Zurich, Zvicër.
Një karrierë e shkëlqyer, e nisur me plot pasion e përkushtim në profesionin e kimistit, që sot e fillon ditën e punës me një përpikmëri si një sahat zvicerian.
Mirdashi, sigurisht që ka nostalgjinë, e mund të kujtojë me shumë kënaqësi ditën e parë kur mori vendimin, që të fillonte karierën si kimist.
Në fisin, e ndër bashkëmoshatarët e tij, ai nuk kishte patur ndonjërin që të kishte këtë lloj ambicie, për kiminë si shkencë.
Ndërkohë familjarët dhe shokët e tij, i’a çmuan kurajën, mbasi e dinin se do t’ia dilte mbanë.
Në vitin 1992, Mirdashi kapërcen pragun e Universitetit të Tiranës, Fakulteti i Shkencave Natyrore, dega Kimi Industriale, duke marrë kështu një vendim solemn, për t’u përkujdesur në nxënien e dijeve. “Do të studioj shumë e pa u lodhur”; ky vendim i brendshëm e shoqëroi dhe e mban lidhur me profesionin, të Doktoruarin në shkencën e Kimisë, në njërin nga Universitetet më prestigjoze të Gjermanisë.
Është interesante, por ja që ndodh; Mirdash Bakalli njëlloj sikurse e mbylli me mesataren 9,8 Shkollën e Mesme të Përgjithshme, ashtu me këtë mesatare 9,8 përfundon studimet e larta, për t’u diplomuar Kimist Industrial, nën udhëheqjen e Prof. Dr. Nikolla Dhamo.
Në vitin 2002, Mirdashi shkëlqen në studimet pasuniversitare në Inxhinierinë e Korrozionit, në Universitetin e Teknologjisë Aachen, Gjermani.
Po në këtë vit, ai diplomohet inxhinier nën udhëheqjen e Prof. Dr. Habil Guenter Schmitt.
Gjithmonë hapat e parë janë të vështirë, veçanërisht për një djalë si Mirdashi, të cilit fati i kishte rezervuar detyrën e “vëllait të madh”, i cili duhej të kujdesej për nënën, vllezërit dhe motrat, pas vdekjes së babait të tij Jakup Bakalli.
Ashtu i brishtë, fjalëpak, i edukuar, si qytetar model, Mirdashi, nuk do t’i shmangej as përgjegjësisë si “vëllai i madh” e as pasionit të tij si studiues.
Talenti dhe pasioni për dijen, natyrshëm që nuk e zhgënjyen atë.
Mbasi ra në sy, si një student për t’u marrë model, ishte Fakulteti i tij i Shkencave të Natyrës, që do t’i rezervojë atij, detyrën si Asistent Pedagog dhe kërkues shkencor në sektorin e Inxhinierisë Kimike.
Mirdashi gjatë kohës që punoi në këtë Fakultet, u shqua si lektor për lëndët Inxhinieria e Reaktorëve Kimik, e lëndën Laboratori i Inxhinierisë Kimike.
Pas doktoraturës në Universitetin e Teknologjisë Aachen, Gjermani, Mirdashi e pasuron curriculën me një sërë aktivitetesh shkencore në Laboratorët e Kimisë në Gjermani, Zvicër, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Francë, etj.
Dr-Ing Mirdash Bakalli, është përfaqësuar denjësisht e si protagonist i dijes e shkencës, në mbi 100 pjesmarrje në Konferenca e Simpoziume Shkencore, artikuj shkencorë të botuar në revistat më prestigjoze në botë.
Ai është autor i librave shkencorë në fushën e Inxhinierisë Kimike në Shqipëri, ndërkohë që është dhe bashkëautor në Manualin e Korrezionit i botuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Që nga viti 2006, Dr-Ing Mirdash Bakalli është anëtar i Këshillit Ndërkombëtar të Korrozionit (ICC).
Eksperienca si kërkues shkencor, në Gjermani, i ka dhënë atij gërshetimin unik të punës si kërkues, e si një intelektual i cili përfaqësohet në kontaktet me kulturën e vendeve nga vijnë bashkëpuntorët e kolegët e Mirdashit.
Ndonëse, kishte ardhur nga një vend i vogël si Shqipëria, Mirdashi ka gëzuar respektin e kolegëve të tij në Perëndim, gjë të cilën ata e kanë vlerësuar, duke mundësuar karrierën e tij atje midis Zvicrës e Gjermanisë, midis Europës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Nuk dua të besoj në një shprehje të tillë si; “Gjenitë dhe Profetët nuk i duan të vetët”. Po të jetë e vërtetë Mirdashi, e ka të çelur rrugën për t’u ngjarë ikonave të shkencës, madje për të shkuar dhe drejt çmimit Nobel. Mirdashi është me fat se është larg nga të vetët.
Mirdashi e njeh shumë mirë profesionin e tij, e përsa e njoh unë, ai përherë është kërkues ndaj sfidave të reja. Është realist në vlerësimin e gjërave dhe i vëren ato si shkenctar me tërë kompleksitetin e tyre.
Ai e zotëron të gjithë dinamikën në shkencën e kimisë, dhe mospërkuljen për të ecur përpara…

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s