25 VJET MË VONË GJYQËSIA BELGE KËRKON DREJTËSI ( Vrasësit e Enver Hadrit së shpejti para drejtësisë Belge ) / Nga Reshat Sahitaj

 

gazete reshat

25 VJET MË VONË GJYQËSIA BELGE KËRKON DREJTËSI

( Vrasësit e Enver Hadrit së shpejti para drejtësisë Belge )

 

1554513_10203615505007859_1208366907_n

nga Reshat Sahitaj

 

 
Sipas burimeve të sigurta nga organët kometente të Belgjikës, vrasja e Enver Hadrit, kryetar i Komitetit për Mbrojtjën e të Drejtave të Njeriut në Kosovë me seli në Bruksel, nuk mundët të mos zbardhët nga drejtësia belge.
Më 24 prill 2014, dhoma akuzuese në Gjyqin e Brukselit, edhe pas 25 vitëve e ka rihapur dosjen vrasjës së Enver Hadrit, i cili u vra të dielën më 25 shkurt 1990 në rrugën St Bernard në Bruksel. Enver Hadri ishte themelues i Komitetit për Mbrojtjen e Drejtave të Njeriut në Kosovë, bashkë më: Behare Rexhepin, Gani Azemin dhe Reshat Sahitaj.
Me 25 shkurt të vitit 1990, Enver Hadri shkon për të vizituar varrin e nënës ,që e vizitonte rregullisht çdo javë, dhe deri sa përkulet për të pastruar gurin e varrit Enver Hadrit nga xhepi i brendshëm i bie mbi gurin evarrit kuleta.Gruaja e tij Ajshja që e shoqëronte i tha se kjo nuk është shenjë e mirë dhe e këshilloi që të ruhet.
Në të kthyer në shtëpi Enveri e lenë bashkëshortën, dhe merrë listën e 23 viktimave qe forcat policore e ushtarake kishin vra në Kosovë, e niset për te perpiluar tekstin e rezolutëes i cili tekst duhej dorëzuar të hënën në Parlamentin Evropian. Enveri mbante listën pa e ditur se vetë do binte viktima e 24 nga policia serbe. Nga rruga ku banonte Rue d’l Albanie 23, u nis me veturë dhe u ndal në dritatë e semaforit Rue St.Bernard
Në të cilin semafor paralelë me veturë të Enverit ndalon një veturë tjetër qe kishte përcjell Enverin dhe gjuan me revole duke e qëlluar Enverin në kokë.Enver Hadri nga plaga marr
e plumbi të helmuar vdes rreth mesnatës.
Atentatin kundër Enver Hadrit kryen tre komandos serb nga Beogradi dhe të cilet arrijnë te ikin në Beograd: Darko Ashanini, Adrija Llakoniqi dhe Veselin Vukotiqi.
Disa javë më vonë në Beograd në kafën “Nana” vrasësi I Enver Hadrit, Adrija Llakoniçi dehet dhe fillon të mburret se si e ka vra Envr hadrin.UDB-a atë mbrëmje vret Adrija Lakoniqin nga se kishte filluar të zbulonte aktin e krimit.Në mënyrë të ngjajshme vritët edhe vrasësi tjetër Vesko Vukotiqi , më qershor 1998, i cili poashtu fillon të flasi me mburrje .Darko Ashanini ende jeton në Beograd.
Vrasjen e dy atentatorëve te Enver Hadrit supozohet që t’i ketë likuiduar policia e Millosheviqit.
Pritët që Veselin Vukotiqi të dali para drejtësisë belge, edhe pse ai në Serbi akuzohet për vrasje tjera, për të cilat duhet të mbajë denimin.

Më rasin e vrasjës së Adria Lakoniqit, Byroja Informative e Republikës së Kosovës, me seli në Bruksel në një konferencë për medie internacionale kërkon :
Byroja Informative e Kosovës kërkon:
“Vrasësit e Enver Hadrit janë të lirë dhe po mbrohen nga autoritetet e Beogradit.
Ia kemi bërë kërkesën zyrtare Zonjës Fransoise Cudelle (Gjyqëtare e ngarkuar me dosjen e
µùmlkjhg Enver Hadrit), ta zbardhë rastin dhe që të kërkojë ekstradimin e komandosve serbë në Belgjikë.
1 – Ne kërkojmë nga Belgjika që ta tërheqë ambasadorin e vet nga Beogradi, që më në fund të tregohet më e ashpër kundër veprimeve te një shteti, i cili vranë opozitën në tokën belge;
2 – që shtetet nënshkruese të Aktit Final të Helsinkut të bëjnë presion në njërin prej shteteve që vetë është nënshkruese- Jugosllavia – që haptas po i shkel të drejtat e njeriut në Kosovë, e madje edhe në tokën e shtetit më demokratik të Belgjikës;
3 – që dymbëdhjetë shtetet (deri aso kohe ishin 12 shtete në BE), të bëjnë presion mbi Serbinë që t’i japin fund sundimit të përgjakshëm të Çaushevskit serb- Sllobodan Millosheviqit;
4 – që ambasadori i Beogradit të shpallët person non grata, sepse ky e autorizon misionin terrorist të telekomanduar nga Beogradi.

 

Është më se evidente se duhet të merren masa energjike që të kapën ndihmësit e Beogradit në Belgjikë dhe në vendet e tjera të Evropës.
Mbi më shumë se 20 atentate janë krye kundër opozitës jugosllave në perëndim. Duhet që kjo të marrë fund dhe t’i bëhet me dije autoriteteve jugosllave.

Për Byronë Informative të Kosovës, Behare Rexhepi, kryetare

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s