Poezi nga Myrteza Mara / Poems by Myrteza Mara

 

 

myrteza

 

Myrteza Mara

 

Kryetar i Klubit të shkrimtarëve “Petro Marko” Vlorë

Mirnjohje e Qyeteti të Vlorës”

 

 

 

 

Poezi nga Myrteza Mara

Poems by Myrteza Mara

 

 

 

 

PYESNI 

 

Kush tha se koha është e imja,
kohët-tonat?
Kush tha se unë jam vetja,
unët-Ne?
Jetojmë në arkivolin e ëndrrës
me midhjet e syve në ballë,
dielli na thith dritën e gjirit
për të dëmshpërblyer errësirën.

Koha është e muskujve të erërave
plotë mjegull,
e rrjetave të merimangave,
me fije epshndjellëse, endur
nga skeleti i marrëzive.

Çdo çast pështyjmë ditët, 
duke lëpirë me etje
enigmat e të shkuarës,
murosur në rrënojat e dëshmive
pa dëshmitarë…

Kush tha se i përkasim jetës?
Pa pyesni një herë vdekjen!

 

 

 

 


INEBRIATION

 

I was dead drunk by a half of dream

Red wine invites you into the sin

Was really honeyed the first glass

Honeyed relished even the seventh cup!

 

I queered and the world came around me,

I became big mouth as never before,

“For you i jump in the fire don’t you believe,

I drink seven seas of wine, even more!”

 

You contemplated me quiet as temple

:crazy” you called me at that moment!

I swore that if i were dead i was able

For you to burn myself with sentiment!

 

Where si my fault, tell me i want to know

Is sin to be drunk by drinking wine?

If you lay down for love sake with glow

And Lord lurks in the lap, is not divine?!

 

So i’ll be drunk for all my llife, oh Lord,

I will implored for that dream forever!

And i’ll dream even in the other world

Drunk by your sweet kiss however!

 

I am not going to be the Aesop’s fox

We enjoyed that cup paid with our life

In that cup is the tears’ taste folks

With tears sings our fifth season’s fife!

 

Translated from Albanian to English by: Laureta Petoshati

 

 

 

 

TRADHTIA” E POETIT

 

Të kam “tradhtuar” kaq herë, e dashur,
farën e tradhëtisë e mbjell në letër.
kur ne çmendemi në detin e përflakur,
muza, si dallgët, puth bregun tjetër.

Unë të “tradhtoj” çdo ditë, çdo çast,
i dënuar të ec në “fushën me mina”,
por i gjithë ky qiell nuk quhet fat,
vetëm tek ti marrin zjarr vetëtimat.

Unë do të “tradhtoj” derisa të vdes,
këtë “tradhëti”, ti vetë e ke bekuar,
ndryshe, e dashur, s’mund të jem poet
dhe ti s’kishe për të më dashuruar.

 

 

 

 

NUK DO IKI I VARFËR

 

 

Një ditë do takohem me vdekjen,

Aty do të jetë stacioni i fundit 

Të dy me kostumin e urrejtjes
Ajo-fitimtare që më mundi!

Një ditë nuk do e shikoj më diellin,
As diellin e syrit tënd s’do e shikoj
Në natën e madhe do fundoset qielli
Në detin pa emër do të lundroj!

Për inat të vdekjes do vdes për ty,
Të mos mburret ajo si fitimtare
Prandaj të them kaq herë në sy:
Vdeksha për ty në njëmijë varre!

Ti më mërzitesh, më thua “mos!”
Si zog në kafaz të dridhet zemra
Sytë të bëhen si liqen me lotë
Buza të digjet, përlotet dhe kënga!

S’i bindem vdekjes, jam betuar
Kam lënë amanet të vdes për ty!
Shpirtin, së gjalli, ta kam dorëzuar
Eshtrat? T’i mar vdekja, t’i bëj hi!…

Mos u dëshpëro, do të le të pasur,
Mes dy shpirtrave je mbretëreshë
Por edhe unë nuk do iki i varfër
Të vdes për ty do ndihem si mbret!

 

 

 

 

MË THE TË TË PRES

 

Më the të të prisja,

tek “shtegu i Pritjes” të prita

unë, nata dhe dita!

Nuk dija ku ishe,

kush qiell të shikonte,

cilin diell verboje,

veç prisja!

 

Prisja bashkë me pritjen

nën hijen e pemës së pritjes tënde,

aty,

aty ku volëm qershitë

e psherëtimës-ëndërr!

 

Nuk di sa pritëm,

ndoshta shekuj,

duke zbrazur shishe vere

me etiketat e zverdhura të kujtimeve,

mbuluar me vesën e yjeve të lodhur.

Ti vjen e ikën,

zog shtegëtar në folen e vjetër,

unë dhe pritja do presim

edhe në jetën tjetër!

 

Kur të kthehesh

ne jemi në shtegëtimin e madh, këtu,

në trungun e pemës së pritjes,

do gjesh vetëm gërmat,

gdhendur me thonjt e durimit,

por mos i lag me lotë pendese!

Unë jetova për ty

Ti, jeto për vete!”

 

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s