Sabajeta Peposhi

 

peposhi

 

Sabajeta Peposhi

 

 

    Sabajeta Peposhi u lind në Kukës më 20 qershor 1986. Ajo me përkushtim dhe talent dhe dhunti në lëmën e krijimtaris si poetike dhe prozatore, u përpoq të formësonte profilin e vet, dhe përveçse të ruante brishtësinë, delikatesën dhe të njerëzishmen. U fut në fushën e letërsisë, e pajisur me ndjesinë e të shkruarit, ku bie ne sy në shkrimet e saj një përparsi e të menduarit edhe nga mosha e pjekuria e parakohshme e saj, një avancim modern si në të shprehur edhe në mendime. Qe shumë filozofike në konceptet që parashtronte në shkrimet e saj. – Në vitin 1998, në moshën 12-vjeçare, në konkursin letrar të nxënësve të shkollave tetëvjeçare të Kukësit, fitoi vendin e parë. – Në vitin 1999, në moshën 13-vjeçare botoi përmbledhjen poetike “Në qetësinë e qiellit” (Kl. letrar “A. Pashku”, Kukës). – DHE prej asaj kohe botoi cikle me poezi dhe prozë në organe të ndryshme letrare (Tiranë, Prishtinë, Shkup); përfshihet gjithashtu me dhjetë proza në përmbledhjen “Para pasqyrës” (2004) si dhe me esenë “Karvani i yjeve të përlotur” në përmbledhjen “Fjala në litar” (Shkrime për Havzi Nelën), 2005. – Në vitin 2004, fitoi vendin e parë në Konkursin letrar të nxënësve të shkollës së mesme “E. Çabej” (Tiranë), me poezinë “Atdheu” dhe vendin e dytë me prozën “Lëmshi”. – Maj 2008, botoi përmbledhjen me proza “Mungesë në ballo” (Ombra GVG). – 2 korrik 2008, në Ditën e Komunikimit në Departamentin e Gazetarisë, mori çmimin e parë (Atelieja e radios) –

 

 

proze Peposhi

 

Mungesë në ballo  (prozë-2008)

 

 

Në vitin 2008, mbaroi Fakultetin (Dega gazetari, Tiranë) – 2008, 2009, deri në mars 2010, punoi në disa organe shtypi të Tiranës. – Ndahet prej jete me 28 Prill 2010 – Në fund të vitit 2010, proza e saj “Në tren”, përfshihet në Antologjinë “Shqipëria tregon. 1991-2010”,

 

 

PËR KRIJIMTARINË E SABAJETËS’ VATH KORESHI : 

 

Prozat e Sabajetës, vërtet shumë interesante, duke marrë parasysh edhe moshën e saj… (Gusht, 2003)

 

RAMADAN MUSLIU: Sabajeta Peposhi la një vend bosh në letërsinë shqipe. (2013)

 

MYFTAR GJANA:

Të bëjnë përshtypje parabolat poetike të Sabajeta Peposhit, trashendenca e saj tejjetësore që shfaqet në tregimet “Buzë gropës së hapur” dhe “Hakmarrja e rrugëve”. Sidomos gjuha e saj poetike, e pasur dhe qetë, e zhveshur nga makiazhet industriale të rëndomta të epokës së informacionit. Tropet letrare të përdorura vijnë të natyrshme dhe pa ngarkesë formale, ku mbizotërojnë metonimia dhe metafora e tejdukshme, animizimi i materiales dhe konkretësia abstrakte e fenomenit jetësor. Me fjalë të tjera, Peposhi, nëpërmjet fjalës së bukur dhe dashurisë për të paralajmëron njerëzit estetikisht: Ruhuni nga mëkati i papastërtisë së fshehtë të dhunimit të njerëzve të dashur! (2004)

 

YRJET BERISHA:

Narracioni i tregimeve është mjaft kompleks dhe i prirur të zbatojë formën e një skice psikoanalitike, me ton meditues, me botë kompleksive, ashtu si rëndom veprohet në tregimet bashkëkohore amerikane, që teorikët e estetët i kanë cilësur si short stories. Kjo prozë s’ka ndonjë personazh. S’ka dialog. Por ka monolog të tipit dramatik. Ka përshkrim dukurish, gjendje shpirtërore të ngarkuar me probleme komplekse të njeriut bashkëkohor. Arti i këtyre prozave ka shtresa të tejdukshme të prozës poetike, struktura e të cilave i nënshtrohet sistemit teorik të metonimisë… (2006)

 

AHMET SELMANI:

Nëpërmjet mikrostrukturës ajo nuk përpiqet vetëm të rrëfejë lëndën e saj tregimore, por edhe të krijojë identitet personal e krijues. Si rezultat i kësaj mund të thuhet se S. Peposhi krijon një tekst të dendur me kuptim artistik, gjë që edhe siguron një jetëgjatësi letrare. Kështu kjo autore dëshmon se hyn seriozisht në fushën e letrave. Libri i saj “Mungesë në ballo” është model që i thyen format e tejkaluara dhe ngrihet në një piedestal tjetër të letërsisë moderne… (2008)

 

FITOR OLLOMANI:

Është kënaqësi të lexosh poezi të nivelit të lartë estetikisht, filozofikisht e mbi të gjitha gjuhësisht si “Gënjeshtra shumëfytyrëshe”. Kjo poezi mbart të vërtetën e natyrës njerezore, një e vërtetë e shprehur në mënyrën më të bukur gjuhësore dhe filozofike. Përpiquni të lexoni mes fjalëve të strofës së parë dhe do të përjetoni kënaqësinë estetike më të madhe e shprehur mjeshtrisht përmes kombinimit madhështor të formave të veçanta gjuhësore. Në strofën e dytë do të përballeni me të vërtetën e qenies sonë; të gjithë ata që janë të ndërgjegjshëm për këtë nuk do të kenë tronditje të vetëdijes dhe do të fillojnë të rrëmojnë në pavetëdijen këtë të vërtetë. Poezia e të madherishmes S. Peposhi zgjon ndjesinë e fortë të pranisë së dualitetit njerezor. Së fundmi dua te them se janë të rrallë njerez të tillë që i kanë mundësitë për t’u kujtuar njerëzve te vërtetën. (2013)

 

 

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s