Këtë  fundjavë Shtëpia Botuese “ADA” ka kënaqesinë t’ju paraqesë librin e saj më të  fundit “SHËNIME PORNOLITIKE” të “Mjeshtrit të Madh të Satirës” VANGJEL KOZMA. 

 

10256910_10202853726376902_4595706742698587916_n

 

Këtë  fundjavë Shtëpia Botuese “ADA” ka kënaqesinë t’ju paraqesë librin e saj më të  fundit “SHËNIME PORNOLITIKE” të “Mjeshtrit të Madh të Satirës” VANGJEL KOZMA. 

 

 

 

MARR GUXIMIN...


Zotërinj dhe shokë te nderuar!
Marr guximin t’ju them se pas një marshimi të gjatë, kur qentë lehnin dhe ne ecnim përpara, sot ndodhem në një udhëkryq, ndërsa tej në horizont shikoj qentë që ecin dhe nuk çajne kokën për lehjet e mia.
Nën udhëheqjen tuaj largpamëse dhe të ndritur, kalova treçerekun e jetës sime duke u sjellë si koqe, nëpër hullitë e Vidhës se Arkimedit, për t’i gjetur fundin pafundësisë, dhe sot jam i lumtur t’ju them se kurrizi im, mbi të cilin u provuan gjithë gomarllëqet dhe marrëzite e sistemit komunisto-demokratik, është bërë gati per t’i vendosur samarin. Ju siguroj, zotërinj dhe shokë të nderuar se nuk keni më nevojë për gomerët, se ja ku më keni mua, krijesën tuaj të mrekullueshme.
Marr guximin t’ju them gjithashtu se rrjedh nga një familje fshatarësh të varfër, të cilët nën rregjimet antipopullore mezi siguronin bukën e gojës. Me themelimin e partisë së parë, e cila qëlloi të ishte komuniste, si për të gjithë popullin dhe për ne, u ndez drita e shpresës. Prindërit e mi ndihmuan partizanët. Babai thurte çorape, kurse nëna i çonte ato në mal, te partizanët… Sa gëzoheshin partizanët nga kjo ndarje e punëve!
Reformat e pusht-etit jo vetëm nuk na prekën, po na hapën dyert e jetës së re. Po dyert u shqyen tamam, kur kopështi jonë amtar u mbush plot me lule që quheshin PARTI.
Marr guximin t’ju them se sapo linda, bile para se të lindja, fjala e parë që thashë, si e çdo shqiptari, ishte fjala PARTI. Me këtë fjalë në mendje dhe në zemër, eca krenar me ballin plot dhe duart lart, nga fitorja ne fitorje. Në jetën time gjysmëshekullore, kam mbledhur kallëzat e grurit pas autokombajnave, kam vrapuar per t’i çuar shokut Enver në tribunë, karafilat e Kosovës ( që vinin nga serat e Korçës), iu qepa kodrave dhe maleve duke trembur derrat e egër, të cilët më në fund e kuptuan se çfarë do të thote DERR! Marshova në Skrapar për të parë sytë e verbër të Fuat Çelës dhe u takova me Pal Vatën. Putha për internacionalizëm proletar gjithë kanibalët e Afrikës dhe Azisë, me të cilët na lidhte një miqësi e vjetër tradicionale, kompostova fekale si në Kine dhe mbolla sojë si në Kore. Mësova për tridhjetë vjet rresht, peshën e karabinës dhe se malet ishin aleatët tanë të natyrshëm…brohorita për Stalinin, Titon, Mao Ce Dunin, Enver Hoxhën, Sali Berishen …Shava me libër shtëpie, Berishën, Enver Hoxhën, Titon dhe Stalinin…u tufëzova dhe u çtufëzova, u hipa anijeve dhe mbusha Otranton me kufomën time, për hir të idealeve tuaja të larta.
Po për këto ideale të larta, hëngra bar dhe nuk shkela parimet…shkela parimet dhe vazhdova të ha bar…kurse tani…marr guximin t’ju them se jam pa brekë në bythë dhe për darkë nuk kam më, as bar e as parime…
Pas gjithë këtyre, kam nderin të dëgjoj nga goja juaj, se fajin e paskam vetë dhe se paskam qenë idiot që kam marshuar përpara dhe kam ecur prapa!
Si gjithnjë, zotërinj dhe shokë të nderuar, ju vazhdoni të keni të drejtë…Udhëkryqi ku kam mbetur është mbushur përsëri me tabela që më ftojnë për marshime të reja fitimtare dhe do dëshiroja me gjithë zemër, të ecja në të gjitha drejtimet njëherësh, pasi në të gjitha anët më thërret Partia, OJQ-ja, Uniteti Kombëtar dhe Atdheu.
Po, për fat të keq, zotërinj dhe shokë të nderuar, këto thirrje nuk më lenë të dëgjoj zërat e fëmijëve të mi të uritur…zërin e gruas sime, që u martua me mua të dielën dhe u plak të hënën…dhe më në fund, nuk më lejojnë të dëgjoj, zërin tim, të cilit ia kam harruar tingullin që ka…
E di që rrugët në të cilat me ftoni, janë të lavdishme, si e djathta, ashtu dhe e majta, pa nënvleftësuar ato para dhe prapa, po si ushtar i Perandorisë se Absurdëve, marr guximin t’ju them: “Këtë rradhë nuk do të shkoj as djathtas, as majtas, as para, as prapa, as lart, as poshtë, po…do te eci drejt VETES…dhe marr, guximin t’ju them…MOS ME ÇANI BYTHEN!
P.S.:…kaq kisha për të thënë tani pë tani, po…

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s