Pelegrinë e pelivanë / Nga Azem PARLLAKU


Pelegrinë e pelivanë

 

 

 

azem

 

Nga Azem PARLLAKU

 

 


    Jonuz Noka, një bashkëpatriot nga Novosej, prej kohësh nënshtetas në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ca ditë më parë kërkonte virtualisht pak nga atmosfera e festës së Shëngjergjit, e cila kremtohet në datat 5 dhe 6 Maj.
E shoh, jo të nevojshëm këndshikimin tim për këtë festë, e lashtë që nga qytetërimi Ilir.
Ajo çfarë dua të përcjell, është shënuar që në titull…
Pelegrin, sipas fjalorit të gjuhës shqipe, është ai/ajo vizitori në vendet e shenjta…
Pelivan, nuk është gjë tjetër veçse “zhargoni” atij, që duhet të sfidojë kundërshtarin…
Është fakt që, intreneti si rrjet i stërmadh na ka mundësuar lidhjen tonë të përditshme, ku në çdo sekondë gjendemi, përballë informacioneve pafundësisht, të cilat ndikojnë në varshmërinë e njerëzve nga ai, ndërkohë të shtyn të friksohesh nga paramendimi i një bote pa të.
Rrjetet sociale, që me të drejtë mund të themi, se janë e tanishmja dhe e ardhmja e komunikimit, po mundësojnë, transferimin e teksteve, fotografive, audiove, videove, etj, gjithnjë e me më shumë efikasitet midis shfrytëzuesve të tyre.
Përdoruesit e këtyre rrjeteve kyçen rregullisht më shpesh në Facebook, Twitter, e Linkedin, ku ky i fundit paraqet një rrjet social të dizajnur për profesionistë.
Pra, në njëfarë mënyre ne jemi pelegrinë në këto rrjete me plot informacion, i cili mund të shpërndahet, kërkohet, promovohet e krijohet me shumë lehtësi.
Le të kthehemi dhe njëherë tek kërkesa e Jonuzit!
Sigurisht, ai siç shumica prej nesh si pjestarë të komunitetit virtual, po prisnim një qasje në kohë reale të atmosferës në fjalë!
Si miq që jemi, bashkë me Jonuzin pritëm, ndërkohë asgjë për t’u shënuar nuk mbrriti në kohën reale, aq më tepër dhe pas disa orëve kur diçka mbrriti, nuk të krijonte ndonjë sadisfaksion të veçantë…
Përpos dy qasjeve që ishin bërë nga administratorët e “Sofra e Topojanit” dhe “Shoqata e Turizmit Malor Novosej Shishtavec”, të tjerat ishin zhgënjyese.
Administratori i “Sofra e Topojanit” kishte menduar të përcjellë një lirikë shumë domethënëse, e cila krijonte atë ansambël ku bashkë rrinin historia, pasioni, e folklori, si një traditë narracioni që e ka origjinën nga kjo festë Ilire.
Administratori i “Shoqata e Turizmit Malor Novosej Shishtavec” përcolli një set me fotografi, të cilat ishin realizuar profesionalisht.
Një tjetër bashkëpatriot i njohur Qamo Noka, nga Brukseli po sfidonte nëpërmjet statusit të tij, duke bërë një gatim tradicional si flija, për të cilën jepte dhe recetën e gatimit.
Kaq mbeti për t’u shënuar, ndonëse në prag të saj, kjo festë u paraqit si një organizim pompoz!
Tutje, po më çon mendja tek pelivanët, e në këtë nëpërmendje po kujtoj një tjetër bashkëpatriot, ky nga Tetova, Xhemal Asipi i cili, para do ditësh thoshte diçka të tillë; “aha u politizuan dhe rrjetet sociale”…
Si pelegrin që jam, më shumë më tërheqin pelivanët, ndër ta e kanë humbur betejën ata të plagjiaturës, së bashku me ata që e shpërndajnë e komentojnë çdo lloj informacioni në mënyra kaq imponuese, aq sa befasojnë vetë Frojdin.
Si pelegrin i vëmendshëm, kam kuptuar, që përgjithësisht kultura jonë çdo ditë e më shumë po ngjan me një përzierje të turbulluar të vlerave dhe risive radikale.
Këtë lloj përzierje të turbullt, e qasim kur u qëndrojmë fanatik ideve tona, e i përziejmë ato virtualisht, duke harruar një këshillë të ekspertit të inteligjencës gjeopolitike George Frideman; “ …emocionalizimi i momentit e dërrmon shpejt veten…”.
Si pelegrin, kurrë nuk kam menduar që idetë, zakonet e mia dhe të fshatit tim të jenë ligjet e natyrës, që u dashka domosdoshmërisht të mbrrikan “këtej si nga qendra e Universit”
Përkundër, kur shoh pelivanët kam mundur të kuptoj; që kulturat patjetër kalojnë përmes barbarizmit drejt qytetërimit dhe pastaj në dekadencë.
Konteksti në të cilin vendosemi si barbarë këtu në rrjetet sociale, na servir gjëra plotësisht të ditura, në mos dhe të interpretuara në mënyrë universale, për të cilën jemi të gjithë dakord.
Pelivanët janë ata, cilët mendojnë se cilido që nuk mendon si ata, gjendet përpara përbuzjes dhe kërkesës për ndreqje apo shkatërrim. Sa naive na duket kjo mënyrë e sjelluri!
Atëherë, përse të mos jemi pelegrinë të devotshëm?!
Përse, të mos jemi në gjendje të ekuilibrojmë mendimet tona kontradiktore, e të ruhemi se ka raste të na kapin e të gjindemi dhe në gabim.
Këtë refleksion e kam shoqëruar jo pa qëllim me këtë “fotografi sa njëmijë fjalë”.
Jam në kundërshti me atë trajtimin me përbuzje, mbasi do të pozicionohesha në grupin e atyre që nuk besojnë asgjë në gjendjen e dekadencës.
Si i edukuar për të qëndruar baraslarguar barbarisë dhe dekadencës, preferoj të mbetem pjesë e konstelacionit të një numri burimesh, që konvergojnë dhe sugjerojnë përvijimet më urgjente të kohës sonë.
Kështu më mirë pelegrin i devotshëm, se pelivan që sfidohet pa shkelur mirë mbi tapet.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s