Duke lexuar veprën : “E Dashura ime Eva” / Nga Musa Jupolli

 

musa 2

 

Duke lexuar veprën :  “E Dashura ime Eva”

 

 

 

 

 

musa 1

 

Nga Musa Jupolli

 

 


…një fjalor i ri, me një temë të një mjeshtri të merituar, notorioteti i të cilit ndihet dhe perjetohet gjatë leximit të kësaj vepre artistike që zgjon interesim për një filozofi në studim, vepër e të drejtës morale në kërkim të kulturës letrare ku peshohet çdo fjalë në rregullësi të vargut.
Diktim nga shpirti që i thot mjeshtrit në kompozim me ngjyra të bukura letrare. Dëshmitar i një epoke n’ide të biblikës shqiptare, tonik që nga e kaluara , kjo arkitekturë poet varg n’ udhëtim, frymëzim si rrjedhë lumi, një galeri që në çdo skenë nxjerrim një ide, arti në jetën e tij .
Dëshmitar i historisë, pena e tij e dëshmon, i etshëm n’ ambicje të letrave të bukura shqipe.
Duke lexuar veprën “E dashura ime Eva”…

Ndarja jonë
Është lojë e pakryer…
(A.M)
…poeti kërkon simbolet, mitin, metaforën poetike, të lidhura ngusht me fatin e këtij populli në vlera po edhe në tragjedi kohe, kujtesë, brengosje për t’ ardhmën.

Në dhomën e ftohtë
E kam një listë të gjatë
Me Vetminë…
(A.M)
Ngjyrat në varg na dalin si zë klasik, ku çdo notë ka një ndodhi më vete.
Arif Molliqi, një penë e dëshmuar, një penë premtim! Vargu i tij një “tregim” që lë mbresë.
… Pastaj çka të bëj me unë pa Ty 
Kush ia tremb terrin 
Ballkanit…
(A.M)
E njohim bukurinë e gjuhës, ndertimin: Dhimbje-shpresë!

Të Kalaja hierëndë
Ulqinakja nxjerr syrin nga qielli
Në vend të merr hak

M’i tregon udhët e shembura ..
(A.M)
…kujtesë në hapa të historisë, në kuptimësi, n’ ecuninë e popullit tonë!
Në vepër nuk mungon vargu për heronjët:
(Jusuf Gërvallës)

“Shtatë ditë n’ Dubovik”
E shtaqind vjet nipëria do të këndojnë
Duke ecur bashkë me ashtin e këngës
Kohë të mbarë udhë të mbarë kishte ecja me TY…
(A.M)

ATDHEDASURIA- vargje flakë! 
DASHURIA- flakë vargjesh!
Është një knaqësi me vete të lexohet kjo vepër! 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s