Prej tyre, njëri ishte Topojanas / Nga Azem PARLLAKU

azem 1

Prej tyre, njëri ishte Topojanas

 

 

azem

 

Nga Azem PARLLAKU

 

 

Para do kohësh më rane në dorë dy nga librat e Prof. Dr. Abdul Kadir Ozcan, “Historia e Perandorisë Osmane” dhe “Sadrazamet e Perandorisë”
Duke u marrë për një kohë të gjatë me Sadrazamet (kryeministrat) që kanë qeverisur Perandorinë, ai vëren re se gjatë 500 vjetëve të Perandorisë Osmane për 100 vjet, në kohë të ndryshme, atë nuk e kishin qeverisur turqit por shqiptarët e ardhur nga skaji më Perëndimor i Perandorisë, ata të cilët më së shumti janë quajtur të pabindurit e padishahut, çuditërisht kishin qenë dhe njerëzit më besnikë të Perandorisë.
Prof.Dr Abdul Kadir Ozcan shquhet si një nga lektorët e Universitetit “Arkitekt Sinani” në Stamboll, njëkohësisht ka punuar aktivisht edhe për Institutin e Historisë së Turqisë.
Prof.Dr Abdul Kadir Ozcan, në librat e tij njeh 34 kryeministra shqiptarë që drejtuan Perandorinë Osmane, të cilët kanë qeverisur dikush më gjatë, e dikush më shkurt në këtë post, ndërkohë që më së shumti ata kanë shkëlqyer, se sa kanë dështuar.
Historiografia Europiane të cilën autori Ozcan e ka referuar në bibliografinë studimore, e artikulon dukshëm rolin e 34 burrështetasve shqiptarë, të cilët e vunë në lëvizje Perandorinë e rëndë Osmane.
Shumë prej të rekrutuarve myslimanë e të krishterë, arsimoheshin në shkollat e Sarajeve, veçanërisht shqiptarët, sipas studiuesit shquheshin në raport me boshnjakët, kroatët, gjeorgjanët, armenët, rusët, serbët, e bullgarët.
Më tej, ata dërgoheshin në detyra jashtë, e sigurisht të suksesshmit ngjiteshin në administratën e lartë shtetërore…
Vezirët, pashallarët dhe kryeministrat me origjinë shqiptare, në mënyrë të padiskutueshme, jo vetëm janë më të shumtë në numër, por dhe më cilësorët në drejtimin e administratës Perandorake.
Kush ishin ata?
Daut Pasha, i cili është bërë kryeministër në vitin 1493, ka marrë pjesë në luftën kundër Uzum Hasanit, i cili ishte kundërshtar i Sulltan Fatiut. Daut Pasha ka marrë pjesë dhe në luftën e Shkodrës. Ka qëndruar 15 vjet pa ndërprerje si kryeministër, e shquhet si mbështetës i shkencës. Pasurinë e tij e vuri në dispozicion të ndërtimit të xhamive, medreseve, e qendrave social-kulturore. Ai ka ndërtuar muret mbrojtëse të Kostandinopojës. Sot dy lagje në Stamboll mbajnë emrin e tij…
Dukagjin Hamet Pasha, pasardhës nga familja fisnike shqiptare me emrin Dukagjin, pasi mori pjesë në luftën e Iranit aty nga dekada e dytë e shekullit të XVI, fillon detyrën si Vezir-Azam. Pinjollë të familjes së tij ishin burrështetasi Mehmet Pasha dhe shkrimtari i shquar Taslici Jaha…
Ajaz Pasha nga Vlora, në rrugëtimin e tij drejt postit, ka ndikuar në krijimin e Sanxhakut të Delvinës, po kështu shquhet për fitoren në Prevezë. Në kohën e tij, popullsia turke u shtri deri në Oqeanin Indian. Një lagje dhe një varrezë e njohur në Stamboll mbajnë emrin e tij…
Lutfi Pasha, gjatë qeverisjes së tij u shqua si diplomat, nënshkroi paqen me Venedikun dhe Austrinë. Ishte personi që luajti rolin më të rëndësishëm në formimin e arkitekt Sinanit. Flota Osmane u forcua dukshëm gjatë qeverisjes së tij, ndërkohë pasi u lirua nga posti shkruajti shumë libra historik dhe fetarë. Përveç faltoreve dhe shkollave, ai ndërtoi dhe një urë në Janinë…
Kara Ahmet Pasha i cili ka qeverisur në vitet 1553-1555, ka nënshkruar paqen që njihet me emrin Marrëveshja e Amasjes. Ai luftoi në Hungari e Gjeorgji. Veprat e ndërtuara nga arkitekt Sinani me porosi të tij, mbajnë emrin Ahmet Pasha, e disa prej tyre janë funksionale dhe sot…
Koxha Sinan Pasha, shqiptari me origjinë nga Topojani, u bë 5 herë kryeministër. Ai bashkoi pjesët e ndara të Jemenit, e nxorri nga kriza Tunizinë. Ëndërra e tij, mbeti lidhja e Detit të Zi me Detin Marmara. Evidentohet si njëri nga njerëzit më të pasur të Perandorisë. Një nga vilat më të bukura të Stambollit i’a bëri dhuratë Muratit të II. Në vendin ku ndodhet përkujtimorja e tij aty në Stamboll, ka shatërvan e lule. Ai ndërtoi xhami e banja në Jemen, Mekë, Selanik, e Prishtinë…
Mustafa Pasha i Zi, është me origjinë nga Vlora. Luajti rolin kryesor në marrjen e Bagdatit. Njihet si njeriu që shpuri ujin nga Arafati në Mekë, si dhe bamirës i cili u lidhi pension të varfërve. Përpos ndershmërisë dhe drejtësisë që e ka karakterizuar, përmendet dhe si mjeshtër i hedhjes së heshtës, ndaj herë-herë është thirrur si Shigjetari…
Ahmet Pashë Tërhuni, nga Mati i Shqipërisë, në vitin 1652 i kishte dalë nami si njëri nga financierët më të spikatur, që Perandoria kishte njohur. Spikati si reformatori, që shkurtoi shpenzimet e tepërta të Sarajeve.
Ahmet Pasha (Qyprili), neutralizoi kryengritjen e Spahive, eleminoi bandat e grabitësit në rrugët e Stambollit. Vari Patrikun e tretë të Partenios dhe shpëtoi Baskandenin nga pushtimi i Venedikut. Sipas amanetit që la, djali i tij u bë kryeministër…
Fazëll Ahmet Pasha ishte një nga personalitetet më të mëdhenj të shtetit osman. Duke qënë se e mori pushtetin nga babai, problemet e brendshme ishin të zgjidhura. Përveç betejave të mëdha që bëri jashtë Turqisë, Fezëll Pasha përmendet për marrjen e Ukrainës. Ai bëri që edhe Litenshteini (Lichtenstein) të pranonte pushtimin nga Turqia. Vdiq në moshën 41 vjeçare pasi kishte qëndruar 15 vjet rrjesht kryeministër. Ai ka qenë jo vetëm komandant i zoti por dhe politikan i mirë…
Mustafa Pasha u bë kryeministër në vitin 1689. Ai hoqi një sërë taksash për të lehtësuar varfërinë e njerëzve të thjeshtë. Ai ra dëshmor në luftën e dytë të Hungarisë…
Hysen Pasha djali i xhaxhait, u bë kryeministër në vitin 1697. Ai vendosi disiplinë brenda Perandorisë dhe hartoi rregulloren për administratën civile e ushtarake. Në vitin 1702 dha dorëheqjen, po në këtë vit ndërroi jetë. Ka krijuar institucionin e historianëve zyrtarë të shtetit Osman…
Qyprili Numan Pasha, para se të bëhej kryeministër në vitin 1710 ka qenë vezir në Kubë. Ai duhej të siguronte kthimin e mbretit të Zvicrës, i cili ishte strehuar në Stamboll por meqë ky operacion dështoi, Numan Pasha u arrestua. Vdiq në vitin 1719 si prefekt i Giritit…
Haxhi Halili, Ivaz Mehmeti, Ivazde Halili, Mustaf Naili, Ferhat Pasha, Sinan Pashë Vila, përmenden për kohë të shkurtëra qeverisjeje nga ana e studiuesit Ozcan.
Ferit Pasha nga Vlora qëndroi në atë detyrë nga viti 1903 deri në vitin 1908…
Demel Ferit Pasha, kur Perandoria Osmane merrte fund, është fajësuar si armik i luftërave nacionale…

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s