Jo të gjithë ujrat pihen / Nga Azem PARLLAKU

Jo të gjithë ujrat pihen

 

 

 

azem

 

Nga Azem PARLLAKU

Këto ditët e fundit në rrjetet sociale u fol shumë rreth një intersviste, që një njeri i zakonshëm, i cili vetëm se ka lindur në Paris, ose për nja dy-tre batuta, të hedhura tutje-tu, u gjet si zgjidhje rutinore për qasjet e redaktorëve të gazetës.
Menjëherë pas publikimit “shpërndaromania” e lundruesve të rrjeteve sociale, u kuotua maksimalisht.
Ndonëse pikpamjet e të intervistuarit Velo, i lexova të printuara, dhe në portalin e gazetës Mapo, s’ia vura dhe shumë re, se flet si “individualisht”.
Preferoj t’u hedh një sy komenteve direkt në portalin ku është hedhur sefte intervista, e deri tani kur po shkruaj, nuk kishte përpos nja dhjetë komenteve, në të cilat nuk kish ndonjë të vecantë për t’u konsideruar.
Lundrues të moshave e “pellgjeve” të ndryshëm u zhytën në kërkim të gurit të hedhur…
U bënë budallenj apo jo?
Në mesin e tyre kishte dhe ca gjysmë të marrë, që i vinin gjolit vërdallë!
Po vëreja se ata, mund të kishin lexuar krejt filologjinë (që thuajse gjithnjë ka synime të pastra ideologjike-politike) por s’kishin mundur të njihnin ligjin prej nga ngrihen bazat e nacionalizmit tonë, e megjithatë kanë gjithë prepotencën katunaroide të dalin në publik e të ulërijnë për “mite” e “patriotizëm”.
Ndërkaq, gjetkë në pritje të ndonjë reagimi nga vetë i anatemuari Velo, apo dikush tjetër afër atij, mu kujtua kjo rrëfenjë:

Thuhet, se dikur një popull udhëhiqej nga nje mbret i mire dhe i drejte, aq sa Zoti i coi një profet e i tha:
“Zoti e pëlqen sundimin tënd të drejtë mbi popull, prandaj dhe tre vitet që vijnë do të jenë të begatshme.
Pas këtyre tre viteve, do të vijnë tre vite të thata, aq sa do të shterrojnë të gjitha burimet e ujit.
Prandaj të këshilloj që gjatë këtyre tre vjetëve të begata, t’i thuash popullit që të hapin saranxha (stere) për vete dhe për kafshët.
Mbas tre vjetëve të thatësirës do të bjerë një shi, dhe shiu i parë do të jetë i helmuar. Kush do të pi ujin e atij shiu do të cmendet. Vetëm një javë pas shiut të helmuar do të vij shiu i begatshëm”.
Mbreti njeri i drejtë veproi sic e kishte udhëzuar Zoti.
Gjatë tre viteve të para në tokat e mbretit u hapën aq shumë saranxha, të mjaftueshme për njerëzit dhe kafshët e tij.
Ndërkohë populli nuk veproi ashtu, përkundër kur dëgjoi urdhërat e mbretit për hapjen e saranxhave, i erdhi keq, dhe mendoi se mbreti, aq i mirë dhe aq i drejtë ishte cmendur.
Ndërsa kaluan tre vitet e para, e filloi thatësira.
Populli filloi të vuaj, u dynd, e kërkonte ujë.
Mbreti thirri ekonomistët e oborrit e i porositi;
“I bëni mirë llogaritë. Mbreti është mbret, që jeton më shumë për popullin, prandaj nga saranxhat e mia, hapni aq sa duhen e të ndihmojmë popullin”.
Pas tre viteve të thatësirës dhe plot mundim, erdhën retë e para, e kështu pritej me padurim dhe shiu.
Tellallët dolën rrugëve e bërtitën me të madhe;
“Popull mos pini nga uji i shiut të parë, është i helmuar e do të cmendeni, duroni dhe një javë shiun e begatë”.
Populli nuk u’a vuri veshin tellallëve, mbushi enët me ujë, e piu sa deshti pa kursim.
Por kush piu ujin e shiut të javës së parë u bë budalla.
Vetëm mbreti dhe oborrtarët e tij, nuk e pinë atë ujë.
Por c’e do?
Gjithcka shkoi huq.
Populli ndërroi gjuhë e doke, urdhërat e mbretit nuk i kuptonte askush.
U mendua mbreti, e tha:
“Pa popullin nuk kam cfarë bëj, më sillni dhe mua ujin e budallait”
E kur e piu atë ujë mbreti u bë si i gjithë populli.

Kjo ndodh sa herë mban thatësirë, e kur pi ujin e helmuar…

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s