PËRFUNDOI PUNIMET SIMPOZIUMI INTERNACIONAL –FIGURA E FEMRËS NË ROMAN ( SIMPOZIUMI INTERNACIONAL Nê Prishtinë, NJË HAP PËRPARA NË NJOHJEN NDËRKOMBËTARE TË LETRAVE SHQIPE ) / Unioni i Shkrimtarëve dhe Kritikëve

UNIONI 23-27shtator 2014 001

PËRFUNDOI PUNIMET SIMPOZIUMI INTERNACIONAL –FIGURA E FEMRËS NË ROMAN

SIMPOZIUMI INTERNACIONAL Nê Prishtinë,  NJË HAP PËRPARA NË NJOHJEN NDËRKOMBËTARE TË LETRAVE SHQIPE

Unioni i Shkrimtarëve dhe Kritikëve bënë pjesë në rrjetin botëror të Asociacioni Nderkombëtar i Kritikëve me seli në Francës   (AICL), dhe i përkrahur nga UNESCO, që si objektiv ka promovimin e vlerave letrare në Kosovë dhe jashtë vendit.

Këtë vit, ftesës së USHKSH-së iu përgjigjën shumë emra të njohur të letërsisë e të cilët në Prishtinë i lexuan kumtesat e tyre shkencore mbi rolin e femërs, trajtimin e saj si përsonazhe dhe si krijuese.

Punimet gjatë ditëve të organizimit të simpoziumit 23-27 shtator 2014, i përcollën persoanlitete të larta vendore e veçmas të letërsisë si Rexhep Qosja, Adem Demaçi, Begazt Baliu, Agim Vinca… dhe personalitete të shquara nga vende të ndryshme si : Prof dr Daniel Leuwers i cili ligjeron ne Universitete amerikane si dhe në Sorbon, Héléne Stafford e cila ka doktoruar në Universitetin e Oksfordit, Porf Dr Ala Polosina studiuesja me renome botërore mbi veprën e Tolstoit, Dino Kobatis , autor i romanit “Ajvalia” best selers në Greqi , Teo Sanz nga Spanja etj.

Në hapje të simpoziumit foli shkrimtari dhe veprimtari Adem demaçi, i cili perveç tjerash tha se tema që do të trajtohet gjatë këtyre ditëve, është një temë e qëlluar, sepse femra është gjenerator kryesor për zhvillimin e një shoqërije, për figurën e së cilës kanë shkruar shkrimtarët tanë të Rilindjës si dhe krijuesit tanë bashkëkohor. Demaçi permendi romanin e tij “Shkrumbnajë e dashuri” dhe veprat tjera ku femra është personazh kryesor. Ndërsa Rexhep Qosja, shtoi se të populli shqiptar femra gjithnjë ka luajtur rol kryesor si dhe ajo madje është respektuar dhe trajtuar edhe në Kanunin e Lekë Dukagjinit, ku sipas kodeve të këtij Kanuni femra mbrohet ligjërisht nga abuzimet, maltretimet dhe padrejtësitë e ndryshme që mund t’i shkaktoheshin asaj. Femra shqiptare, tha R.Qosja, është trajtuar nga krijuesit tanë si “Bardha e Temalit”, të Naim Frashëri e të shumë autorë tanë.

Në këtë simpozium rëndësi e veçantë dhe hapësirë e mirë u është lënë studiuesëve shqiptarë të gjeneratës së re , të cilët u paraqitën më punimet e tyre shkencore si Porf Dr. Myrvete Dreshaj Baliu mbi tri femra shqiptare si krijuese dhe që kanë lënë gjurmë në letërsinë tonë.  Prof dr. Sali Bytyqi i cili foli mbi veprën e Oriana Fallaqi “Penelopa në luftë” , Femie Mazreku mbi “Eugjen Onjegini” të Aleksandër Pushkinit, Fatmir Halimi mbi romanin “Dashuri e humbur “ të Behare Rexhepit

Studieusit e huaj folën rreth krijuesëve të vendeve të tyre, të cilët në qendër të studimëve të tyre morën autorët që më së miri e kishin trajtuar figurën e femërs si Teo Sanz i cili foli për rolin e femërs që kishte luajtur tek krijuesit spanjollë.

Në të gjitha kumtesat e personalitetëve që erdhen nga vende të ndryshme europiane, mund të nxirret si konkludim se femra dikur trajtohej vetëm si objekt dhe viktimë , ndërsa me kalimin e viteve, sot femra nuk paraqitet si viktim as objekt , por ajo tani ka ndryshuar rolin të cilën mund ta shohim edhe si manipulatore dhe e barabartë me meshkujt.

Krijuesit janë dritarja më e mirë të cilët me veprat e tyre artistike ndikojnë dukshëm në përhapjen e kulturës dhe janë ambasadorët më të mirë të një populli.

Leterësia që është duke u zhvilluar në trevat shqiptare, ka krijues të denjë, por fatkeqësisht veprat e tyre nuk janë të përkthyer në gjuhë të ndryshme të botës, ose janë të përkthyer shumë dobët, sa që ia humbin vlerën autorit dhe librit, e sidomos përkthimet që u bëhën autorëve tanë në Kosovë.

Duke i  këmbyer përvojat tona me pervojat e shkrimtarëve të botës, ne shkojmë drejt avancimit letrar dhe kritikë.

Gjatë punimëve të këtij simpoziumi, secili krijues do të jep një kontribut direkt letërsisë ndërkombëtare si dhe asaj shqiptare.

Mbajtja e një simpoziumi ndërkombëtar të letersisë, do t’i hap horizonte të reja të bashkëpunimit ne mes Kosovës dhe shtetëve tjera të botës.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s