Visar_Zhiti

Poezi nga Visar Zhiti

(kushtuar të birit , i cili fatkeqësisht humbi jetën në një aksident tragjik) 

 

Djali i shkrimtarit të njohur Visar Zhiti, humbi jetën të shtunën në një aksident me motor në autostradën Tiranë – Durrës. Atjon Zhiti, ishte vetëm 19-vjeç dhe studionte në Milano, prej vitit 2013. Ditët e fundit ishte kthyer në Shqipëri për festat e fundvitit.

 

 

Bir, i vogli im, i bukuri, degë e

gjelbër krahu yt, që më futet në ëndrra, rritu sa më parë dhe qofsh fëmijë

përherë… e di ç’do të bëhem kur të rritem?… bëhu ç’të duash, biri im, por i

dashur patjetër siç je, i bukur, i bukur siç je! Ç’të të them, unë do mundohem

të hap rrugën të gjesh vetveten, pa të të ngacmuar, por dhe ti mos ngacmo kënd.

Apo është e pamundur, duhen ditur të gjitha, por nuk duhen bërë të gjitha. Bëj

vetëm mirë, bir, kjo është e mundur. Pa shkelur mbi të tjerët dhe mos lër të të

shkelin. Edhe përsosmëria jote është e mundur, si gdhëndja, hiq të tepërtat dhe

jeta është e vetmja pasuri, shërben për ëndrrën dhe ëndrra për jetën, ndoshta

janë e njëjta gjë. Po, kur të ecësh, bir, lër gjurmë që t’u ngjajnë atyre

vizatimeve të zemrave që bën ti, ec dhe ec dhe shto zemrat… Dhe vizatoje

ëndrrën tënde.

Bir, rritmë dhe mua, gëzimin tim

sidomos, mendjen dhe shpirtin, se ti je dhe ati im njëkohësisht dhe unë lutem

fshehurazi për ty, pa më parë, në shqipen e vjetër “At’jon…”, ashtu siç ke dhe

emrin.

Deti, bir. Më josh, është siç ka

qenë, që kur u krijua bota, i natyrshëm, po ato dallgë, po ajo mërmërimë e

përjetëshme, seç të thonë, dëgjoje, është një kumt ujrash i pambarim, ashtu

qofsh dhe ti në shpirt, i madh, pafund.

Nja dy peshkatarë zbritën nga varka afër dhe

sollën peshkun e porsazënë. E shisnin. U grumbulluan njerëz. Një peshk lëvrinte

ende mbi rërë, ishte gjallë dhe ti, bir, i kërkove mamit që që të ta blinte.

Shpejt lekët, ma, s’kishe durim, hape çantën. Dhe me ta marrë peshkun e gjallë,

me gojën të çare e të përgjakur nga grepi, vrapove drejt dallgëve dhe e hodhe

në det. E pe tek ikte i lirë, pastaj u ktheve nga ne i qetësuar.

Unë pashë time shoqe në sy. Ajo më puthi

lotët, që nuk i fsheha dot.

Fati i atij peshku… i ngjashëm

me… mbase … e jo vetëm…

 

 

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

ATUNIS GALAXY POETRY

atunisgalaktika@gmail.com

https://atunis.albanianforum.net/

Blog Stats

2,303,308 hits

December 2014
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
293031  

CATEGORIES LIST

BOARD OF DIRECTORS

  • Agron Shele (Albania -Belgium)
    Hasije Selishta – Kryeziu (Kosovo)
    Peter Tase (USA)
    Prof. Dr. Jeton Kelmendi (Albania- Belgium)
    Anna Keiko (China)
    Raimonda Moisiu IWA (Albania -USA)
    Dimitris P. Kraniotis (Greece)
    Sunita Paul (India)
    Isilda Nunes (Portugal)
    Dr. Claudia Piccinno (Italy)
    Susana Roberts (Argentina)
    Pavol Janik (Slovakia)
    Leda García Pérez (Costa Rica)
    Alisa Velaj (Albania)
    Dr. Jernail Singh Anand (India)
    Eden Soriano Trinidad (Philippine)
    Shoshana Vegh (Israel)
    NilavroNill Shoovro (India)
    Gunsel Djemal (UK)
    Võ Thị Như Mai (Vietnam – Australia)
    Luz María López (Puerto Rico)
    Sinan Vaka (Albania)
    Virginia Fernández Collado (Spain)
    Rozalia Aleksandrova (Bulgaria)
    Lumo Kolleshi ( Albania)
    Irina Hysi ( Albania)
    Rami Kamberi ( North Macedonia)
    Bilall Maliqi (Presheve)
    Milica Lilic (Serbia)

CONTACT

← Back

Thank you for your response. ✨

ARCHIVE

Terms List