E ENJTE
Nga Ramiz Kuqi
Dita është e ftohtë e unazat kanë dhembje. Stina erdhi me përplasje nëpër udhët e mia.Grindjet morën shkallëzim. Nëpër tokën e dhembjeve…njerëz me strajca mbi krahë, fëmijë hundëskuqur , nëna të lodhura, burra të moshuar..një rini po merr udhët e Evropës.Ç’është ky vargëzim njerëzish me shpresa të thyera? E ishte një kohë kur e mbajtëm një vijë atdheu si ndër dhëmbë, me një skamje ..po nuk morëm hap kaq të rëndë…në këtë stinë dimri.Ah kjo stinë e mallkuar?! Kjo pari vendi që për pesëmbëdhjetë vite nuk dëgjoi asnjë zë njeriu, veç zërin e parasë se arkës së shtetit, e cila edhe ashtu ishte e brishtë?
Si nuk i vrau ndërgjegja?
Do t’i ndjek mallkimi i nënave, i kohës?
E mërkurë e dhembjeve të mia. Një varg që nuk duron më asnjë fjalë! Fotografi e grisur e kësaj stine të llahtarshme!
Po të ndodhte ky ekzod kaq dëshprues, Qeveria në vende evropiane moti ishte harruar!
Dita është e ftohtë e shpirti dhemb.
5.2.2015




























Leave a Reply