Ndikimi i Esperanto-s në veprën letrare- newspeak të George Orwell-it në romanin Nineteen Eighty- Four ( 1984)

 

 

Bardhyl Selimi

Nga Bardhyl Selimi

 

Analizat e newspeak– fjala e re- dhe gjeneza e saj në romanin Nineteem Eighty-Four janë tepër sipërfaqësore dhe kufizohen vetëm me disa konstatime të përgjithëshme. Sikurse ka vërejtur Maciej Broński, Orëwll-i  ishte “nga profesioni i prirë të impresionohej ndaj cilësisë- gjuhësore, por politika i kish mësuar atij që gjuha është një mjet, me të cilin e sundojnë mendjen njerëzore”. [Orwell 1979: 25]. Në se ideologjikisht kritikët e dinin, si ta ndriçonin saktë konceptin e romanit, megjithatë ata e anashkaluan çështjen e burimit të eksperimenteve interlinguistike të shkrimtarit.

Esperanto dhe newspeak

Orwell-i e paraqiti krijesën e tij si vijon: “Gramatikën e fjalës së re e dallojnë veçanërisht dy cilësi. Njëra ishte mundësia për t’i ndërruar krejt pjesët e gjuhës”. […] “Nuk ekziston fjala “mendim”- atë e zëvëndësonte fjala “me mendue”, që funksiononte njëkohësisht si folje dhe si emër”. [Orwell 1979: 295-296]

“Përdalluesja tjetër interesante e gramatikës së fjalës së re ishte rregullsia e saj. Përveç disa përjashtimeve, foljet zgjedhoheshin njësoj dhe mbaronin me is– pensis, ŝtelis (mendoi, vodhi), etj.” Njësoj formohen kohët në Esperanto, duke u shtuar rrënjëve mbaresa, gjithnjë të njëllojta për çdo kohë dhe të gjitha vetët, që i tregon përemri- mi pensis, li pensas, ni pensos (unë mendova, ai mendon, ne do mendojmë). Pikërisht këto dy kritere kryesore të fjalës së re, sikurse shkruante Orwell-i, e karakterizonin gramatikën e saj

Ka shumë më tepër ngjashmëri ndërmjet fjalës së re dhe Esperantos. Për ta bërë të qartë këtë, do paraqes edhe disa shembuj. “ Në shumës ishte shtuar mbaresa a- hom- homa, bov- bova (njeri – njerëz, ka- qe), dhe në Esperanto mbaresa j; në njëjës mbaresës së njëjësit o- homo- homoj, bovo- bovoj. Krahasimi ishte i rregullt si në Esperanto: në krahasimin relativ- para mbiemrit shtojnë pli– pli bona dhe në superlative- plej- plej bona.

Çdo fjalë në fjalën e re merrte domethënie negative duke shtuar parashtesën ne. Në Esperanto këtë funksion e përmbush parashtesa mal: bona- malbona, alta- malalta, bela- malbela.

Nga pikëpamja interlinguistike nuk ka gjuhë të tjera nga të cilat Orwell-i t’i ketë nxjerrë idetë e veta gramatikore.

 

Basic English dhe newspeak

Në se Esperanto i dha Orwell-it idenë për strukturën gramatikore të newspeak, për leksikun ai i mori idetë në Basic English, të krijuar nga Charles Kay Ogden (1889- 1957). Basic English synonte ta thjeshtonte anglishten deri në 850 fjalë- çelës, që të huajt të mund ta mësonin atë lehtë për t’u ndërkuptuar. Gjatë luftës së dytë botërore Orwell-in e interesoi ideja e Ogdenit. Në vitin 1942 ai mori dy letra të gjuhëtarit, por Basic English nuk e bindi atë. “Pothuaj të gjitha fjalët ishin marrë me të njëjtën domethënie nga anglishtja e vjetër”- shkruante Orwell-i për fjalën e tij të re. Ngjashmëria kryesore ndërmjet dy gjuhëve qendronte në faktin, që fjalët ai i merrte nga anglishtja, por i kufizonte dhe i përshtaste ndaj nevojave të të huajve (në fjalën e re– ndaj nevojave të proletarëve), sepse fjalori “nuk mund të përdorej për qëllime letrare, politike dhe filozofike”.

 

Newspeak dhe interlinguistika

Mos vallë nga pikpamja interlinguistike (dhe jo letrare) fjala e re ishte e përdorueshme? Në se Orwell-i do kish bërë studime gjuhësore, sigurisht do fuste zgjidhje interesante. [Silfer 1986] Vetëm se ai kishte ndërmend diçka krejt tjetër. Interlinguistika synon planikimin dhe përdorimin e zgjidhjeve optimale, që do e lejojnë një ndërkuptim mbikombetar. Por Orwell-i nuk e krijoi fjalën e re për këtë qëllim, për “të shpejtuar progresin e njerëzimit”, por vetëm për të na treguar, që nga pikëpamja totalitare vetëdija është ajo që formohet papra në të kaluarën e shkruar sërish dhe e planifikuar në raportet për të ardhmen. Sot pak a shumë këtë e quajnë politikë historike.  Dhe mjetin më të rëndësishëm për ta modeluar vetëdijen ai e shihte të gjuha. Në se ekziston një dyshe bashkëreaguese ndërmjet mendimit dhe gjuhës, atëhere a nuk do ishte e mundur të ndërtojmë një gjuhë të përshtatshme për të formuar mendimet? Pikërisht kjo ide u bë baza në veprën për jetën e Winston Smith-it. Në Anglo-Soc u krye një eksperiment për eliminimin fizik të egos me mjete anti psiko-terapeutike, ende të panjoura gjer tash në historinë e njerëzimit. Nuk synohet të shkatërrohet semantika, ta quajmë për shembull luftën- paqe dhe të mirën- të keqe, por të thërrasësh të tilla asociime gjuhësore, që me shumë qëndrueshmëri dhe përgjithnjë do ta shndërrojnë indin trunor gjenetikisht. Kjo nuk lejon të realizohet me shndërrime domethëniesh tradicionale. Operacione të tilla semantike, si psh emri “Toka e Gjelbër’ të cilin ia dha ishullit të madh të mbuluar me akull, Groenlandës, Eriko la Rufa më 985, ishin njohur nga kohët që nuk mbahen mend në histori. Orwell-i bëri një zbulim interesant, sepse tregoi se një gjuhë e përgatitur në mënyrë speciale dhe si duhet bëhet një mjet mbrojtës për pastërtinë e të gjitha doktrinave. I tillë ishte roli i gjuhës në Anglo-Soc. Në romanin Nineteen Eighty- Four ajo u shndërrua në bisturi që e preu mëndjen njerëore sipas nevojave të ideologjisë sunduese. Prolet nuk ishte më punëtor, por një mutacion i punëtorit- ndonëse shndërrimet psikike nuk sollën shndërrime fizike, prolet u bë një send i rremë. Të tilla transformime nuk i shikonte as ai, as të tjerët, prandaj askush nuk protestonte kundër një procedimi të tillë, që mbetej jashtë vetëdijes. Linguisti Smyrne i tha Winston-it në gjuhën, që ende nuk po e ndërronte psiqikën e njeriut, për t’ja bërë të ditur që “ më së voni në vitin 2005, nuk do ketë asnjë në botë, që do e kuptojë atë për të cilën po bisedojmë tani bashkë” [Orwell 1979: 79].

Me problemet interlinguistike Orwell-i u ndesh gjatë qendrimit të tij së pari më 1908 në Garden City, dhe më pas në Paris nga 1928 gjer 1929. Ai lidhi kontakte të tilla me një rreth esperantistësh anarkistë- anëtarë të Shoqatës Mbarëbotërore Pakombësi (SAT). Në vitet 1930 botën herë herë e trondisnin informatat për “gjuhët ekzotike” antike apo moderne. Në atë kohë u themelua shkolla antropologjike amerikane e gjuhëtarëve Edward Sapir dhe Benjamin Lee Whorf, e njohur edhe si Hipoteza e Sapir- Whorf-it, me emër tjetër rregulli i relativizmit gjuhësor që pohonte, se të menduarit dhe gjuha janë e njëjta gjë. Çështjet e identitetit të gjuhës dhe të menduarit ishin tepër popullore dhe merrnin përgjigje nga pozicionet e disa shkencave dhe shkollave filozofike, linguistike, sociologjike. Po të shtojmë te to opinionet e detyrueshme për gjuhën, që i përkisnin kulturës së atëhershme të përgjithshme, vëzhgimet e mëtutjeshme të Orwell-it për aspektin gjuhësor të propagandave fashiste dhe komuniste, do kemi përgjigjen për pyetjen për gjenezën e fjalës së tij të re. Esperanto i shërbeu shkrimtarit për gramatikën e saj, Basic English për leksikun, dhe gjuhët e propagandës totalitare për t’i lidhur strukturat gramatikore dhe shprehjet leksikore me nevojat ideologjike të fjalës së re.

Kritikët e letërsisë nuk aludonin që Orwell-i kishte mundësi të frymëzohej nga Esperanto, duke ia veshur shkrimtarit gjithë origjinalitetin në kërkimet linguistike. Por njohësi hollandez i letërsisë esperantiste, Bert de Wit, e ka hetuar këtë problem. Ai ka paraqitur një listë esperantistësh, disa madje të famshëm, me të cilët Orwell-i kish vendosur lidhje dhe mbante kontakte. Si përfundim të sprovës së vet, ai e bëri një qortim të tillë ndaj librit të Berndard Crick, George Orwell- A Life: “ Idetë e atyre esperantistëvë majtisë, që përshkruan Crick, jan mjaft të keqinformuara. […] Në përshkrimet e tyre ndjehen më shumë paragjykimet Për esperanton se sa një provë për të treguar të vërtetën historike” [ Wit 1986].

Nga ana tjetër, Orwell-i vetë ka heshtur për kontaktet e veta me esperantistët, sepse përndryshe ai duhet të zbulonte skandalet familiare. Përse nuk ka qenë e mundur për ne ta njohim gjithë të vërtetën? Për këtë mund vetëm të bëjmë ndonjë lidhje. Nëna e Orwell-it, Ida Limuzin, kishte nja baba francez. Motra e saj, Kate, ka lindur në vitin 1879. Ajo ka qenë një grua e jashtëzakonshme, dhe shkrimtari asnjëherë nuk i shkëputi lidhjet me të. Pikërisht Kate e nxiti atë që të ikte në Paris, kur ai hoqi dorë në vitin 1927 nga karriera e oficerit në policinë britanike koloniale në Birmani. Feministe dhe njëkohësisht një komuniste e zellshme, më pas armike ndaj sovjetizmit, që nga viti 1924 esperantiste, ajo u bë shpejt e dashura e Adam Lanti-t (1879- 1947), revolucionar, anarkist, “njeri i çuditshëm”, udhëtar, një nga akuzuesit më të mëdhenj të komunizmit sovjetik. [Borsboom 1976] Që më 1922 Lanti (L’Anti- i kundërt) udhëtoi në Bashkimin Sovjetik, ai e braktisi partinë komuniste më 1928 dhe më 1935 botoi librin A po ndërtohet socializmi në Bashkimin Sovjetik?, me të cilin ai zbuloi krimet e regjimit komunist [Lanti 1935].Në vitin 1928 ai themeloi revistën Sennaciulo me profil anarkist. Gjatë disa viteve, Kate Limuzin ishte sekretare e redaksisë dhe një aktiviste me ndikim e lëvizjes ndërkombëtare anarkiste. Orwell-i shpesh ishte mysafir në shtëpinë e zotërinjëve Lanti dhe gjatë ca kohe banonte me ta në Avenue Corbė në Paris. Ai rikujtonte, se kish ardhë në Francë me qëllim që të përsoste njohurinë e vet për frëngjishten, por atij iu desh ta braktiste shpejt vendqendrimin e parë parizian, sepse të zotët e shtëpisë flisnin vetëm në Esperanto. Dhe ai shtoi se Esperanto është jo vetëm gjuhë, por edhe ideologji. Duke folur për ideologjinë e lidhur me Esperanton, Orwell-i pa dyshim mendonte për sennaciismo-n (pakombësizmin)- doktrinën e Lantit, me të cilin ai i kundërvihej asnjanësisë se lëvizjes tradicionale esperantiste, që e rekomandonte Zamenhofi dhe njëjkohësisht  shfrenoi përçarjen më të rëndësishme në historinë e saj, duke i akuzuar të gjithë “njerëzit asnjanës” për koncepte borgjeze, të papërputhshëm me progresin dhe drejtësinë shoqërore. Me konceptet e veta Lanti dhe Zamenhofi ndryshonin krejt. Dhe, për Zamenhofin, Orwell-i mundi të marrë vesh vetëm atë që thosh Lanti dhe tezja e tij. Ky opinion ishte i thjeshtësuar, sepse ata të dy e paraqisnin krijuesin e Esperantos si naiv, si idealist ”për t’u mëshiruar”. Orwell-i e vëzhgonte me vëmëndje jetën e Lantit, idetë e tij dhe çudirat anarkiste. Pikërisht atëhere në Paris, ai e mësoi mjaftueshëm Esperanton për ta përdorur atë më pas në fjalën e re. Tezja Kate shpesh e ndihmonte Orwell-in financiarisht. Sipas rekomandimit të saj, ai punonte që nga 1934 në një librari të familjes Westrope, ku shiteshin edhe botime në Esperanto. Rreth familjeve të Lantit, Westorpe apo Mabel Fiers, që kujdesej për botimin e librit të tij të parë, mblidheshin socialistë, esperantistë dhe anarkistë. Që gjatë luftës civile në Spanjë Orwell kontaktoi me lordin e ardhëshëm Fenner Brockway, gjithashtu esperantist. Kontaktin e fundit esperantist të Orwell-it (përveç takimit me tezen), biografët e gjejnë në vitin 1945, kur ai solli një paketë me ushqime për selinë e SAT-it në Paris, të esperantistëve- anarkistë, sipas kërkesës së shoqes Kate Limuzin. Ajo vdiq më 1950, pra në të njëjtin vit me Orwell-in dhe një vit pas Lantit, që u vetëvra në Meksikë, duke mos i duruar dot dhimbjet e sëmundjes së kancerit.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

ATUNIS GALAXY POETRY

atunisgalaktika@gmail.com

https://atunis.albanianforum.net/

Blog Stats

2,302,618 hits

February 2015
M T W T F S S
 1
2345678
9101112131415
16171819202122
232425262728  

CATEGORIES LIST

BOARD OF DIRECTORS

  • Agron Shele (Albania -Belgium)
    Hasije Selishta – Kryeziu (Kosovo)
    Peter Tase (USA)
    Prof. Dr. Jeton Kelmendi (Albania- Belgium)
    Anna Keiko (China)
    Raimonda Moisiu IWA (Albania -USA)
    Dimitris P. Kraniotis (Greece)
    Sunita Paul (India)
    Isilda Nunes (Portugal)
    Dr. Claudia Piccinno (Italy)
    Susana Roberts (Argentina)
    Pavol Janik (Slovakia)
    Leda García Pérez (Costa Rica)
    Alisa Velaj (Albania)
    Dr. Jernail Singh Anand (India)
    Eden Soriano Trinidad (Philippine)
    Shoshana Vegh (Israel)
    NilavroNill Shoovro (India)
    Gunsel Djemal (UK)
    Võ Thị Như Mai (Vietnam – Australia)
    Luz María López (Puerto Rico)
    Sinan Vaka (Albania)
    Virginia Fernández Collado (Spain)
    Rozalia Aleksandrova (Bulgaria)
    Lumo Kolleshi ( Albania)
    Irina Hysi ( Albania)
    Rami Kamberi ( North Macedonia)
    Bilall Maliqi (Presheve)
    Milica Lilic (Serbia)

CONTACT

← Back

Thank you for your response. ✨

ARCHIVE

Terms List