Stuhia e një dite!

 

 

teuta osmani

Nga Teuta Osmani

 

Një ditë është ,thashë me vete që në momentin kur mendova se s’do ketë dëborë tjetër.Edhe pse ftohtë tani në këtë kohë dimri e ndjej se një ditë është.Por nga çasti në çast ndryshoj mendimin për të thënë se nesër koha ndryshon .
Dje filloj të bjerë lehtë dëbora e bardhë mbi xhama .Më pëlqente tek vështroja nga jashtë ,rrethuar prej mureve të pallatit me tulla të kuqe dykatsh ,me kurora pemësh të vogla që jeshilllëkun kurrë se humbasin !
Më pëlqente ku çdo gjë zbardhesh si një vello hedhur e bardhë.Asgjë s’do më pëlqente më shumë se sa po përjetoja këtë moment të rënjes së dëborës lehtë,asgjë s’mendoja atë minutë .Ndjehesha e vetme brënda asaj mrekullie të qartë ,të pastër ,të ndjeshme.Se di pse më pëlqente të dilja e të rendesha me vrap,si një fëmijë që i gëzohet lojës me topa bore ,apo duke bërë njeriun prej dëbore edhe sepse e dija që do shkrij me të dalë dielli .Marrë menjëherë aparatin fotografik dhe shkrap ,shkrap edhe njëherë ,bëja fotografi si e paduruar .Ndofta nuk do jetë nesër prap kjo rënje e dëborës ,as pasnesër ,as deri dimrin tjetër .Se di pse më kish hipur në kokë të ngulmoja se çdo gjë ndodh sot dhe jo nesër.Se di pse në ato çaste doja të gëzohesha më shumë se çdo herë tjetër.Pra sot është ,thosha gjithnjë me vete.Kur papritur filloj një erë e fortë e bardhë duke bërë një zhurmë të thellë ,si një rënkim prej shekujsh .S’e kisha dëgjuar ndonjëherë atë zhurmë mprehëse ,si një fishkëllim jehone.Nuk mundesha të rrija më jashtë sepse filloj të më merrte me vete dhe nuk do dija se nga do vija ,përpara apo mbas.
U renda menjëherë sa pa filluar mirë ajo furtunë e tmerrshme që vetëm nëpër televizione kisha parë .U nxi qielli .Ora më dukej sikur ndryshoj rrotullimin e saj me shpejtësi ,si një timon anije ,si një busull që tregonte drejtimin ,pa patur parasyah arsyen,qëllimin !E megjithatë ishte mbasdite rreth orës 5;00 ku nata fillon e hyn duke ikur dielli i kuqërremtë nën kapardinën e qiellit të zbardhur disi e ngjashme prej deborës,dhe se sa vinte e bëhesh me gri e errët minut pas minuti.Hap derën me nxitim për të hyrë brënda në nxehtësinë e dhomës.Dera ish hermetikisht e mbyllur ,ish në atë formën e dy dyerve ,njëra hapesh nga jashtë e tjetra duke e shtyrë nga brënda,në mënyrë që të mos hyj aspak era nën të apo në të çarat e saj .Xhamat ishin veshur me avull nga brënda,duke menduar se asgjë nuk do dukesh më jashtë si më parë.Ndërsa dëgjohej ajo erë e furishme përtej dritareve ,diçka më rrëngjethte brënda vetes ,brënda lëkurës sime ,nuk dija të përcaktoja nëse ish frika apo e ftohta që ndillej nga ajo zhurmë e erës nga jashtë.Dëbora më nuk dukesh më të bjerë fjolla fjolla ,po si një pluhur e imët që herë vinte rrotull e herë kthehesh si ortek ,si një pluhur që për momentin të dukej si ai zhavori pranë detit e nxehtë dhe e imët ,që për fëmijet ishte e lakmueshme të lagej e të bënin kalanë prej rëre.Ashtu vërtet, me dukej si pluhuri i Saharës që mbulon akoma edhe orenditë e shtëpisë prej saj.Nese, gjithçka ish brënda vetes sime ,fëmijeve u thosha se po bie dëborë e nesër do luajme me topa dëbore.Tani më është natë ,nuk duket asgjë.Gjithsesi, ishin pak orë ku dëshirat dhe ndjenjat për të folur për dëborën kishin marrë udhën për të pritur deri nesër në mëngjes.Fakti është se dimri dhe nata bashkë janë të huaj .Kaloj nata dhe  në mëngjes sapo u ngrita nga shtrati hapa grilën e dritares të shikoja se c’ishte bërë ,nga ajo ikonë që më ish, që mbrëmë në sytë e mi.Edhe pse ish ditë doja të dija nëse vazhdonte të bjerë dëborë.Dhe pash se kish dalë një diell i ndritshëm,nje diell i pastër që figuronte të gjitha rrezet e tija mbi të bardhen shtresë prej dëborës.Ishte një gjë fantastike megjithëse pandehja se ish shumë ftohtë.Trashësia e dëborës ish deri në 30 cm dhe rrugët dukeshin se ishin zënë prej saj ,makinat në parking dukeshin të gjitha të mbuluara prej një guverte të ndritshme ,asnjë njeri nuk pash ,përveçse një makinë fshirëse që çdo mëngjes pastron rrugët në raste se dëbora bie së tepërmi.

Vajti ora për t’u bërë gati për në punë .Ora kalonte si me rrëmbim në ato çaste mëngjesi .Si gjithmonë unë e veshur me peliëen prej lëkure ,me push nga brënda ,me kapuçin e punuar me dorë ,me doreza dermatine dhe me çizme lëkure me gom sharrë, më dukej vetja si e blinduar.Gjithsesi ,këtu në Wiskonsin çdo ditë është minus 5 gradë celcius .Dhe e ftohta dhe largësia për të marrë linjën e autobuzit është disi pengese për të arritur në orën e duhur në punë.Për këtë qëllim duhet që të mësoja makinën e ndërsa meqënëse jam e re në timon ,ngricave vështirë se u shmangem rrugës .Frika e bashkëshortit tim e detyron që të më shoqëroj deri në punë.Kënaqësia ime është të eci në bardhësinë e asaj pafajsie.Më pëlqen të ndihem disi fëmijë.Ndofta jam akoma ndërsa mbresat më lanë  të kujtoj të hershmet kur isha e vogël ,që i gezohesha dëborës kur rrallë herë binte në Tiranë.Më pas ndërsa ecnim rrugës ,dielli ish lundrues bashkë me ne, në rrugët e bardha ,me erën e lehtë e të ftohtë nga jashtë që të jepte përshtypjen se ish vetëm një ikonë .Brënda në makinë ish ngrohtë, ndërsa xhamat e makinave kishin ngrirë dhe krijonin një avull të ngjashme në mjegullën kur bie pas shiut ,por kjo gjithsesi ish për pak minuta deri sa u krijua një temperaturë konstante brenda hapësisirës se makinës.Kujdesi vazhdonte të ngacmonte vëmëndjen për të parë rrugën drejtë se cilës kish edhe ngrica në disa vende .Kjo ndodh kur je në orët e mëngjesit dhe në një qarkullim tepër të dendur të makinave.Ne varësi të mjetit apo të shpejtësisë ndodhë që aksidenti të vjen papritur në mes të rrugës në kthesa, ku përballesh me të tjerët që as nuk shohin seç mund t’ju vij përballë apo në krahë në një kohë tepër të vështirë kur asnjëherë s’i gjendet komunikimi me shenjat e rrugës apo me sinjalet e automjetit për të cilën drejton.Shpejtësia më minimale që konsiderohet është deri në 30 km në orë ,por edhe atëherë duhet të ruhesh ,si në momente kur je edhe me fëmije të vogël shoqëruar.Fati na shpëtoj për qime, pasi pamë një  makinë të vinte krahë nesh deri në momentin që frenuam .Gjithsesi fati ish me ne pas një frike dhe një gjakngrirje të madhe deri në tendosje .Më pas ,arritëm deri tek vendi i punës sime duke e përshendetur dhe djalin tim të vogël me një puthje. Syri i keq ,thosh mamaja ime, të ndjek edhe kur s’e ke mendjen.Papritur ndodhë një plasaritje e xhamit të mbrapëm të makinës si të ish një përplasje e vërtetë, te pritur si më parë.Asgjë s’kuptuam sepse ndodhi ,vetëm fantazia na çoi menjëherë tek trysnia e ajrit të ngrohtë nga kondisioneri i makinës brënda me përballjen e ngricës së ftohtë jashtë .Vetëm në këtë mënyrë ishte e mundshme, kur deri për momentin s’kish pësuar as gërvishtjen më të vogël…

 

***

Stuhia e një dite!…vazhdimi

 

Fakti është se dimri dhe nata bashkë janë të huaj .

Kaloj nata dhe në mëngjes sapo u ngrita nga shtrati hapa grilën e dritares të shikoja se ç’ishte bërë gjithë natën,nga ajo ikonë që më ish që mbrëmë në sytë e mi dhe pse ish ditë, doja të dija nëse vazhdonte të bjerë dëborë!Dhe kur pash se kish dalë një diell i ndritshëm,një diell i pastër që figuronte të gjitha rrezet e tija mbi të bardhën shtres prej dëborës.Ishte një pamje fantastike ,megjithëse pandehja se ish shumë ftohtë.Trashësia e dëborës ish deri në 30 cm dhe rrugët dukeshin se ishin zënë prej saj ,makinat në parking dukeshin të gjitha të mbuluara prej një guverte të ndritshme .
Asnjë njeri nuk pash jashtë ,përveçse një makine fshirëse që cdo mëngjes pastron rrugët në raste se dëbora bie së tepërmi.

Vajti ora për t’u bërë gati për në punë .Ora kalonte si me rrëmbim në ato çaste mëngjesi .Si gjithmonë unë e veshur me peliçen prej lëkure ,me push nga brënda ,me kapuçin e punuar me dorë ,me doreza dermatine dhe me çizme lëkure me gom sharrë, më dukej vetja si e blinduar.Gjithsesi ,këtu në Wisconsin çdo ditë është minus 5 gradë celcius .Dhe e ftohta dhe largësia për të marrë linjën e autobuzit është disi pengese për të arritur në orën e duhur në punë.Për këtë qëllim duhet që të mësoja makinën e ndërsa meqënëse jam e re në timon ,ngricave vështirë se u shmangem rrugës .Frika e bashkëshortit tim e detyron që të më shoqëroj deri në punë.Kënaqësia ime është të eci në bardhësinë e asaj pafajsie.Më pëlqen të ndihem disi fëmijë.Ndofta jam akoma ndërsa mbresat më lanë  të kujtoj të hershmet kur isha e vogël ,që i gezohesha dëborës kur rrallë herë binte në Tiranë.Më pas ndërsa ecnim rrugës ,dielli ish lundrues bashkë me ne, në rrugët e bardha ,me erën e lehtë e të ftohtë nga jashtë që të jepte përshtypjen se ish vetëm një ikonë .Brënda në makinë ish ngrohtë, ndërsa xhamat e makinave kishin ngrirë dhe krijonin një avull të ngjashme në mjegullën kur bie pas shiut ,por kjo gjithsesi ish për pak minuta deri sa u krijua një temperaturë konstante brenda hapësisirës se makinës.Kujdesi vazhdonte të ngacmonte vëmëndjen për të parë rrugën drejtë se cilës kish edhe ngrica në disa vende .Kjo ndodh kur je në orët e mëngjesit dhe në një qarkullim tepër të dendur të makinave.Ne varësi të mjetit apo të shpejtësisë ndodhë që aksidenti të vjen papritur në mes të rrugës në kthesa, ku përballesh me të tjerët që as nuk shohin seç mund t’ju vij përballë apo në krahë në një kohë tepër të vështirë kur asnjëherë s’i gjendet komunikimi me shenjat e rrugës apo me sinjalet e automjetit për të cilën drejton.Shpejtësia më minimale që konsiderohet është deri në 30 km në orë ,por edhe atëherë duhet të ruhesh ,si në momente kur je edhe me fëmije të vogël shoqëruar.Fati na shpëtoj për qime, pasi pamë një  makinë të vinte krahë nesh deri në momentin që frenuam .Gjithsesi fati ish me ne pas një frike dhe një gjakngrirje të madhe deri në tendosje .Më pas ,arritëm deri tek vendi i punës sime duke e përshendetur dhe djalin tim të vogël me një puthje. Syri i keq ,thosh mamaja ime, të ndjek edhe kur s’e ke mendjen.Papritur ndodhë një plasaritje e xhamit të mbrapëm të makinës si të ish një përplasje e vërtetë, te pritur si më parë.Asgjë s’kuptuam sepse ndodhi ,vetëm fantazia na çoi menjëherë tek trysnia e ajrit të ngrohtë nga kondisioneri i makinës brënda me përballjen e ngricës së ftohtë jashtë .Vetëm në këtë mënyrë ishte e mundshme, kur deri për momentin s’kish pësuar as gërvishtjen më të vogël…

 

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

ATUNIS GALAXY POETRY

atunisgalaktika@gmail.com

https://atunis.albanianforum.net/

Blog Stats

2,302,581 hits

February 2015
M T W T F S S
 1
2345678
9101112131415
16171819202122
232425262728  

CATEGORIES LIST

BOARD OF DIRECTORS

  • Agron Shele (Albania -Belgium)
    Hasije Selishta – Kryeziu (Kosovo)
    Peter Tase (USA)
    Prof. Dr. Jeton Kelmendi (Albania- Belgium)
    Anna Keiko (China)
    Raimonda Moisiu IWA (Albania -USA)
    Dimitris P. Kraniotis (Greece)
    Sunita Paul (India)
    Isilda Nunes (Portugal)
    Dr. Claudia Piccinno (Italy)
    Susana Roberts (Argentina)
    Pavol Janik (Slovakia)
    Leda García Pérez (Costa Rica)
    Alisa Velaj (Albania)
    Dr. Jernail Singh Anand (India)
    Eden Soriano Trinidad (Philippine)
    Shoshana Vegh (Israel)
    NilavroNill Shoovro (India)
    Gunsel Djemal (UK)
    Võ Thị Như Mai (Vietnam – Australia)
    Luz María López (Puerto Rico)
    Sinan Vaka (Albania)
    Virginia Fernández Collado (Spain)
    Rozalia Aleksandrova (Bulgaria)
    Lumo Kolleshi ( Albania)
    Irina Hysi ( Albania)
    Rami Kamberi ( North Macedonia)
    Bilall Maliqi (Presheve)
    Milica Lilic (Serbia)

CONTACT

← Back

Thank you for your response. ✨

ARCHIVE

Terms List