RIGA SHIU NË BOJANË / Nga Ramiz Kuqi

 

RIGA SHIU NË BOJANË

 

 

Ramiz Kuqi

Nga Ramiz Kuqi

 

Ajo doli në një mbrëmje vjeshte te B. për t’u takuar me mikun gazetar.Për këtë e kishte informuar me kohë Gecin.Brenda lëviznin kamerierët e shpejtë. Duke mbajtur tabakë në dore , me kafe dhe ujë të thartë.Ajo iku më herët dhe u ul jashtë, afër prrockës që derdh ujë me një pompë motorike duke mbajtur një freski të këndshme përreth.Ndezi një cigare duhan e tymi derdhej drejt qiellit e tretej diku në largësi të padukshme.
Duke pirë kafenë, ja behu miku gazetar Sh. Dhe u ul duke buqëshur ëmbël.
-Je e çuditshme i tha .
-Nuk e besoj. S’kam diçka të veçantë.Dola për të marrë gazetën ku është publikuar një shkrimi im.Për këtë mora konfirmimin e mikut tim e mikut tënd. Ka kohë që njiheni, takoheni, pini ndonjë gotë verë dhe keni një respekt të mirëfilltë. Mbi këtë bazë unë kam një konsideratë për ju.Teksa po bisedonin për diçka që ajo nuk e kishte pritur, riga të imëta shiu u shkundën mbi tavolinën , e cila ishte e mbuluar.Por stërkalat sa vinine shtoheshin.Ajo bëri të ngrihej, pasi e mori gazetën,por ai këmbënguli të hynin në ambientin e mbrendshëm ku të zihej fryma nga zagushia.
-Dukesh e mërzitur?
-Jo ! i tha ajo prerë. Të gjithë kemi problem jete. Dikush më shumë e dikush më pak. Por jetën duhet dashur ashtu si është. Por kur të mbushet kupa e hidhërimit,duhej zbrazur gota.
-Miku juaj është naiv. Ti ndoshta nuk e ke kuptuar deri në fund.Por ka shpirt të dëlirë.
-Ajo pohoi me kokë, sikur donte t’ia bënte qefin mikut gazetar me të cilin po takohej për herë të parë.Por kur u kthye në shtëpi, e ndjeu veten të trishtuar dhe e qortoi fjalën që nuk ishte në gjendje ta kundërshtonte atë. Ajo e kishte njohur Gencin që kur ishte studente. Një herë rastisi të uleshin në një tavolinë për të ngrënë drekë.Që atëherë ajo mbante lidhje dashurie edhe pse tash ishte e martuar dhe kishte lindur tre fëmijë.
-Dashuria nuk njeh moshë!- i tha mikut gazetar.Ajo lind rrallë dhe duhet ruajtur me xhelozi të veçantë. Unë e kam ruajtur dhe jam e lumtur në jetë.Sa herë kur kthehem nga diaspora,dal e kujtoj vitet më të bukura të jetës sime dhe jam krenare.Bile im shoq nuk ka ndonjë shenjë se ky takimi ynë, madje edhe i përbashkët, nuk ka krijuar huti asnjëherë. Kam ditur ta udhëheq me mençuri.
-Kur do të udhëtoni për Berlin?-e pyeti si I ndrojtur. Nuk po i shkrepte djallëzia e menduar mirë.Lëpiu buzën tinëzisht.
-Ende nuk kam marrë vendim.Kjo nuk varet vetëm nga unë.
-Do të doja të pimë nesër kafe. Kam pasur punë në redaksi, por për hir të respektit që kam për ju, do ta anuloj udhëtimin.Ndërsa ajo rrudhi krahët , mori gazetën dhe u ngrit në këmbë. Më është sosur koha-i tha mikut gazetar.Faleminderit për gazetën! Do e marr një konsideratë kërkesën tuaj, Do ju lajmëroj. Rrini pa merak! U ndanë atë natë vjeshtë mes hi. Deri te lagja e saj kishte edha pak metra .Kur u fut në shtëpi, e pyeti bashkëshorti për takimin me gazetarin. Ajo e lëshoi gazetën mbi tavolinë. Ai e mori dhe e ndali shkimin në artikullinqë fliste për punën bëmirëse që ajo kishte bërë për të ndihmuar familjet e varfëra në Kosovë. Bëri gati çantat për udhëtim. Ishte ora dhjetë e natës.Të nesërmen ata do të niseshim me aeroplan nga Prishtina , në orën pesë të mëngjesit.
-Në aeroport njerëz të moshuar, gra , fëmijë prisnin të hapej restorani për të kaluar pastaj në zonën doganore.E hapi telefonin dhe i bëri një mesazh mikur gazetar.Kalofsh bukur sot! Unë jam duke fluturuar me aeroplan.
-Përse nuk dole?- i bëri një mesazh, pa e lexuar mesazhin që ajo ia kishte përcjellë në mëngjesin e hershëm, pa lindur dielli.
-Ajo lexoi mesazhin, e nervozuar me sjelljet e gazetarit
-Çfarë kërkon nga unë i respektuar? A nuk ta tregova historinë time? Nuk mendon se shoku yt ka pasur e ka besim të plotë kur më la të pi një kafe me ju? Po të isha unë në vendin tënd, do isha turpëruar.Duhet të mësosh ta çmosh njeriun.
Udhëtimi ishte i këndshëm.Kamarierja u ofroi kafe dne një sanduiç.Aeroplani bëri disa zikzake nëpër qiell dhe pastaj pati një turbulencë të lehtë. Në aeroport i priti shoferi dhe ata u nisen drejt shtëpisë së tyre, ndërtuar me mund e sakrificë për vite me radhë.
Zbrazen rrobat në shtëpi dha ajo ra bëllumb si në ujë deti. Ishte lodhur .Duke mbyllur sytë, hapi telefonin dhe i përcolli Gencit këtë mesazh:Kujdes nga miku yt. Ai është një lakmiçar i paskrupulltë. Nuk ka kufinj miqësie. Më mua nuk u soll mirë, Të puth e të dua pafundësisht!

11.2.2015

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s