Doli në qarkullim libri me poezi me titull “thjesht fare”, i poetit Xhelal Tosku.
(Duke ju kërkuar ndjesë për bashkëlidhjen! Sidoqoftë, mendoj, se të pasqyrosh vlerat e vërteta të dikujt, është një punë e paqme).
—————————-
Dashamir Malo
Cikël poetik nga Xhelal Tosku
* * *
e para ishte fjala
ne zgjodhëm të lehim
MALL
që kur u bënë pemët e largëta
gjethet nuk e shohin më njëra – tjetrën
* * *
po bie shi më tha ajo
me zërin e saj prej
diamanti
po bien kambanat
edhe tani shi po bie
kambanat po i dëgjoj
por, ah, nuk është
zëri i saj
prej diamanti.
NË MUNGESË TË NJERIUT
në mungesë të njeriut
ajëri – është një arësye më shumë
për të mos e braktisur
pyllin
dhe pylli – një arësye
për tu gjendur në orgjinë
domethënë për të rrojtur
si ujku
dhe ujku – është arsyeja ime
për të qënë
ulërime
* * *
era shkon andej
nga fryn era
një harabel
po niset për në pyll
dhe ti mos pyet
përse
MARIA
Maria ndërroi shtëpie
iku mori shtëpi tjetër
qe njëlloj
sikur lulet e bajameve
fluturuan në një tjetër katund
sa pa fat
kjo rrugica ime.
ndreqje gabimi- ndërroi shtëpinë
ALBINA
albina tani do të jetë e mbështetur në direkun e anijes
dhe vështron yjet e vjeshtës
albina e qeshur dhe albina e trishtuar
albina me buzë të kadifenjta
albina me flokët të zes si nata
albina që qesh albina që qau
albina që e duan të gjithë
albina që ende nuk e ka provuar dashurinë
albina e gëzuar albina plot pikëllime
albina që këndon nën zë.