Një libër, si rikithim (Në vend të parathënieje ) / Nga Namik Selmani

Një libër, si rikithim

(Në vend të parathënieje )

 

 

namik

Nga Namik Selmani

 

Aty ka qënë Franca në shekuj. Në vite dhe shekuj ajo ka hyrë në kujtesën e francezëve më pikturat, me skulpturat. Me pallatet që janë kulmi i harmonisë arkitekturore. Tek kombet e tjera ka shkuar me ato pak kushte të komunikimit me librat e botuara këtu dhe atje.Kjo vajtjeardhje emocionesh, mbresash, njohurishë në një kod të dukshëm të njohjes së këtyre vlerave që shumë herë në shumë vite janë bërë dhe me djersën me mençurinë e të huajve. Një lloj Amerike. Njësoj e bukur është vetë Statuja e Lirisë që sot ngrihet madhështor në Uashington. E ideoi, e ngriti një francez dhe një model origjinal i saj është në një nga Muzetë e Artit të Parisit.
Një udhëtim në Paris dhe tërë ato njohuri që ke marrë në jete është një shtysë për një libër. Përtej mbresave të tua që në pamje të parë, janë pak sa intime individuale, janë dhe ato që duhet të njohim dhe të gjithë së bashku.
Përvoja më e mirë botërore ka treguar se udhëtimet janë “hambari” i shkrimeve, i poezive, tingujve. Jo më kot, këto rrugë të largëta në kohë paqeje dhe në kohë luftrash, në kohë të vështira dhe në kohë të ngricuara ato kaë qenë burim libror
Është një detyrim dhe për brezat që duhet t;i japim atyre jo thjesht kronikën e jetës sonë, po atë që ata duhet ta kenë si pjesë të jetës së tyre kulturimin dhe dëshirën për punën që në Francë është në shkallën më të mirë
Ndoshta, me modesti, do të thoja se cikli im me poezi dhe shkrimet që do të ndjekin atë do të ishte dhe një kontribut i mirë dhe për frankofoninë në Shqipëri që ka krijuar një traditë të bukur që nga Tirana deri në qytetin më të largët të Shqipërisë. le të jëtë ky libër si një enciklopedi dashurie për Parisin dhe kulturën e tij si një rikthim te vetja

Shkurt, 2015

 

PARISI, SI PARISI!

Cikël poetik
Para se të nisesha në Paris në valixhen e udhëtimit mora një libër me poezi “ Antologji me poezi të zgjedhua me poetë francezë në shekuj.Një grup redaktorëesh shqiptarë më të mirë të kohës dhe përkthyesit më të mirë që kemi e kemi pasur.. Nuk e dija se sa mbresa do më jepte ky qytet dhe sa do të godiste në emocion që poeti e ka si tharmin e fjalës së tij të mençur.
Nët krah të Eluarit, Hygosë. La Martinit do të citoja një poezi të vitit 1406 të një autori që quhej Estash Deshan që ai ia kishte kushtuar Parisit. Si për rastësi të bukur dhe të jashtëzakonshme në këtë poezi të bërë para 600 viteve flitej për patriotizmin, për luftën kundër korrupsionit. Me një krenari franceze ai kërkon që të krijohet një botë e re që t’i vërë Parisit një Kurorë të bukur.

Buzë lumit Sena Parisi është ngritur
ka vreshta e pyje e toka pa kufi
i pasur është shumë ka begati
të gjithë të huajt në zemër e kanë
qytete të tilla s’gjen në asnjë anë
mbi çdo qytet , Paris, më je ti

Kushdo që e ka vizituar Parisin, është befasuar nga ajo çka ka ky qytet në shpirtin e tij artistik, në të sotmen e të kaluarën e tij. Veç epiteteve që bëhen për të, gati të panumërta, është dhe lidhja që ka ai me poezinë. Me plot gojë ai mund të quhet dhe ”Qytet i poezisë”. Të gjithë poetët e botës i kanë kënduar në mënyrën e vet këtij qyteti thuajse magjik. Në një mikrofonët që përcillnin vlerat arkitekturore dhe artistike që merrnin vizitorët kur kalonin lumin e Senës, në gjuhët frëngjisht, anglisht, kinezçe , rusisht, polonisht italisht gjermanisht ishin dhe vargjet shumë të bukur të krijuar për Parisin .
Do të doja që të jetë dhe ky cikël si gjerdan i bukur i atyre miliona poezive që i janë kushtuar këtij qyteti.
Parsi, 12 shkurt 2015
foto

 

1.Një kafe me mjeshtrin Ejfel

 

Në këtë mizëri njerëzish
E paskam një kryedëshirë
Të pi një kafe
Nën këtë krahëçeliktë me Mjeshtrin mendjeartë
Pa droje të puth
Duart e Ejfelit tërë madhështi
Të mbetem i pagjumë
Nga magjia që prek këto ditë.

Jam në udhëkryqin e bukur
Tëurimit me një gjerdan vargjesh thurur
Për lavdinë e merituar
Që të jep puna dhe dashuria
Zgjohu, njeri,
Lavdia për të nuk e njeh terrin e muzgut
Këtu, ku kulla Ejfel
Të bën si fëmijë virgjëror a si plak me thinja.

Zgjohuni, njerez
Gjer në palcën e qelizës së forcës së munguar!
Zgjohuni për të kaluar
Atë prag që nuk ka gjerdhe me dogana!
. E hidhur kjo kafe pa dorën e mjeshtrit
O Mjeshtër i kurorëzuar
Këtu, në këtë ditë
Në këtë det çeliku që prek retë e bardha.

 

 

2.Trokitje te Luvri im
Duke ecur në pavionit e Muzeut të Luvrit në Paris që është muzeu i dytë më i madh në botë.
1.

Mos u lodhni kurrë
së trokituri te Luvret e mia!
Gazmohuni në ngjyrat
që pranverojnë veten dhe detet!
Hyni të lumturuar, qiellorë
Si në një shtëpi ku ndrin bardhësia!
Pa harruar të merrni
Pak hi të nxehtë nga koha që tretet.

2.
Në Luvret e mia
Rrinë përqafuar penelat dhe shkronjat
Në një dyluftim
Sjellin dhimbshëm gjak të blertë lulesh.
Ne jemi të tërë aty,
Edhe kur mbledhim fëmijërisht xixëllonjat.
Edhe kur heshtim
Duke lënë stuhitë pikëlore pas supesh.

3.
Në Luvret e mia
Ndezur e kanë zjarrin tymtarët modernë
Bari i lëndinave të dashurisë
Na ulet si kone në gjunjët përjetësisht të lodhur
Jemi të tërë aty,
E dritat vetë i ndezim ndër vite pa prerë
Po vetë i shuajmë
Kandilët dritëmekët a llampadarët me dorën e ndrojtur

4.

Digjuni mbi Luvret e mia
Si mbi një Hiroshimë që zgjohet sërish!
Këmbëzbathur
ecni të vetmuar mbi vetrinat që sytë verbojnë
Aty jemi të gjithë,
mbretër, princër a lypsarë duarshtrirë
Për një lule, buqëqeshje
a për një fjalë që gjoksin na ngroh.

5.
Në Luvret e mia
Ju bëhuni cicëronë fjalëmençur
Si të këmbenim së bashku
Kafenë e një mëngjesi maji
Për të qenë aty,
Gardianë të një ditë të paprekur
Për të qenë Ushtarë
Që në supe kanë grada gjenerali.

6.
Lundroni në nudizmin
e një ëndrre asnjëherë të parë
E sillni një email të ri
nga dete gazesh, brengash e malli
Aty janë Luvrat tanë
e të gjithë t’i hapim së bashku kanat më kanat.
Në një Hark të ri Triumfi
të festojmë ku të fton shampanja në një gotë kristali

 

 

3.Të gjithë jemi pak Mona Liza
Duke medituar mbi pikturën e Leonardo da Vinxhit “Mona Liza” në Paris

Të gjithë
Jemi pak Mona Liza para një syri anonim
Të heshtur
krenarë, inatçorëe të trishtuar për udhët që prekëm në jetë
Nëse një ditë
Fiken dhimbshëm he klithshëm prozhektorët e lumturisë.
Do të gjendet
Një tjetër Da Vinxh modern pelerinën të na hedhë.

Nëse një ditë
Do të rizgjohet Mona Liza nga korniza e bukurisht e gdhendur
Do vrapojmë
Ta përqafojmë në ekstazën që të jep një rinjohje.
Aty,
Aty do të jemi, mistikë, mrekullorë e të heshtur.
Me një shkop
Me të cilin lëmë vrragë në rërën e kësaj bote.

 

 

4..Kur prek Çelsat e dashurisë
Në një nga 37 urat e Senës në Paris, gjendet një Urë që francezët e quajnë Ura e Artit. Në të me miliona të dashuruar nga e gjithë bota, vënë kyçin e dashurisë së tyre dhe më tej e hedhin çelsin në lumin e Senës.

Nëse nuk je prift a këmbanar si Kuazimodo i ngratë
Ndalu pak në këtë Monument dashurie buzë Senës!
Nëse në duar nuk ke një diamant, një kristal a lule të rrallë
Betohu thjesht: “Për Dashurinë, pa droje jap dhe jetën!”

Nëse Sena s’të flet dot me gjuhën e nënës nga larg
Fol me këto kyçe të mbylllur a me pëllumbat e Parisit
Oo, mos vrapo për unaza a varëse përrallore në qafë
Si para një libri të shenjtë, bëj Autopsinë e Shpirtit!

Bëhu gardian dashurie jo me çelsa thellësie
Ushqeje dhe vadite me ujin e gurës së zemrës
Preki çelsat e klithmo para kësaj mrekullie.
Ditës jepi frymë që shkrin dhe tre ortekë njëherësh

 

 

5.Mona Liza në Muzeun e Luvrit në Paris

 

U thinjën vajzat duke të parë pas vetrine xhami
U zbutën burrat kur panë si Virgjëreshë moderne.
U nostalgjuan zonjat me vështrim qelibari
Mermeri i bukurisë pas një kornize, Mona Liza, mbete.

U thinjën të gjitha, mbase dhe vetë Luvri i ndriçuar.
Nga të kesh dalë, o princeshë e rrallë bukurie?
Gjethet u vyshkën e misteri yt i trishtimit mbeti i zgjuar
Mbase dhe vetë Da Vinxhi hesht për këtë dritë magjie.

 

 

6.Udhëtimi në Senë

 

Flokët e pakët sot m’í rrihka Senë e dallgëzuar
Trishtimin e lavdinë e kam në sy si Muzë antike, të rrallë
Zemra pushon e sërish nis një rrahje të pambaruar
E vargu më bëhet si xixëllonja që e vija dikur në ballë.

Shpatat gjakosen e sërish bëhen lodra fëmijërore
Vajzat turiste qeshin duke marrë bukuri dhe sy princeshe
Marshi i Luleve përzihet me dashuritë mbretërore
Luvri të luvron në rrugën e dëshirës që s;e ke prekur ende.

 

 

7.Ditëlindja e vajzës në Paris

 

E bukur kjo festë
Në Parisin e tingullit, dritës dhe triumfit engjëllor!
Për ty
po e thur kurorën e urimit më fytyrën e prindit të lumtur.
Si ikin vitet
ashtu si mokra e mullirit në shpatet e thiktë malorë.
Një ditë
Të bëjnë të ulesh në një kolltuk të ri ngjyrëpurpur.

Ikin vitet
Si të ishin kalorës që mbajnë penela dhe dalta në krahë.
Si të ishin
ëndrra që hapin rrëmbimthi dyert e parajsës.
Kështu të ecësh, bijë,
Hipur mbi pajtonë mbretërorë të bardhë!
Kështu
Të fitosh betejat e të mundësh trishtimin e natës!

Ikin vitet,
Trishitimi dhe gëzimi prindëror ulen në Parisin e ngjyrës!
Diku,
Në qendër të Francës ku trenat si avionë nxitojnë.
Një diell tjetër
Na bie butësisht në gushë e në hapësirën e fytyrës.
Në degët e pemëve
Për ty dalin lulet, frutat e gjethet gjethërojnë.

Në Parisin e ëndrrës
Kthehu, të lutem, te gazi i fëmijërisë së pafajshme!
Ngrihu
Në shkallë lavdie, si të ngjitesh mes lumturisë në Kullën Ejfel
Të fortë
Bëje hapin e dehur në gazin përrrallor të një Borëbardhe
Mes gëzimit të nënës
merr urimin hyjnor që koha kurrë nuk e tret!

 

 

8.Pulëbardha e ëndrrës
Duke vështruar qiellin e Parisit
Qieëlli i Parisit ka një det gjigand me rreze drite
Lavdia ulet në gjunjë para bukurisë luvrore
Sharërvanët e zemrës ylberojnë me rrezatime magjie
Këngët bëhen rruaza të florinjta për ditët karvanore.

Qieli i Parisit ka një triumf të përjetshëm kalorësie
Ardhur nga shekujt si postjerë të saktë që kurrë s’gabojnë
Skulptura e Shën Mërisë ngjitet në bedena mrekullie
Jahtet e bardhë shumëgjuhësh në Senën kaltërore nxitojnë.

Qielli i Parisit ka cicëronë me mijëra këto skulptua antike
Sa në dhjetë Kopshte Edeni çelin lulet sythe petale.
Hygoi të flet me gjuhën e dashurisë mitike,
Napoleoni të përcjell mbi kalë lavdinë zulmëmadhe.

 

 

9.Letër babait
Franca mund të quhet ndryshe dhe “Mbretëria e Djathit”, pasi këtu prodhohen 246 lloje djathrash. Në kujtesën e zgjuar më erdhi babai im që për shumë vite ishte baxhoxhi (specialist djathi)
E di, se kurrë s’do ta marrësh këtë letër të vonuar
Mbase ëngjëjt e dashurisë do të më bëhen sonte miq
Këtu, nga Parisi, të shkruaj mes ditës së mjegulluar
Me mallin që më rizgjon gurë varresh në thinjërim

Në ditët pariziene zgjoj rrudhën dhe fjalën e burrëruar.
Që shtoheshin para kazanëve me qumësht gjalpë, djathë.
Ej, baba, këtu, në Paris, në Mbretërinë e Djathit jam mrekulluar
E kujtoj duart e tua dhe hapat që nxitonin në mal.

E merrje një këngë dashurie a kurbeti në lulen e buzës.
Kur vinte qumështi i ngarkuar në mushkat me zile.
E prisje në prag me urimin e ngrohtë të punës
Pa e prekur asnjëherë Parisin me Shatërvane të panumërt drite

Tek shoh franceskën që më shtron verën e djathërat në radhë
Me një MERSI që çel filizë kaltërorë nga buzëqeshja.
Më vjen ti, baba, sa një mijë mbretër fitimtarë.
Me pengjet e bukur njerëzorë që të gjithëve na jep jeta.

Në varrin dhehumbur s’do të arrijë kjo copëz letre
Fjalën e prushtë të gjoksit s’do të ma lexosh, ah, kurrë
Po dora e ngritur atërore më bën fitimtar në dete.
Në qiejt e botës bëhem vetë pilot sypatrembur mes furtune.

 

 

10.Kujtesë
Karta krediti në banka
Karta metroshë,
Karta identiteti.
Numra policësh,
Zjarrfikësash,
Dixhej për ditën e dasmës
Numra taksishë,
Karburantesh,
Të dashurës me sy deti
Numra mjekësh,
Agjencishë funerale,
Të lokaleve të natës.
2.
Bileta avionësh,
Operash,
Filmash me metrazh të mesëm e të gjatë
Bileta futbolli,
Boksi,
Bileta cirku më të ri të ardhur nga Kina
Adresa gazetash,
Që pjellin kohën,
Ku mbizotëron humori dhe drama.
Numri i butikut,
Në furnizimin e ri
Që ka vënë tek vitrina.
3.
Numrat e mjekut të syve
Të zemrës, të kancerit
Numri i i psikologut
Që mat me para këshillën e dhënë.
Numri i mbledhësit të plehrave
I pastrueses së tapetit
Numra që ngatërrohen
Si dita me diell
Me natën me hënë.
4.
Adresa e mjekut të qenve,
Të maceve,
Mbase të majmunit,
Numra azilesh,
Luleshitësash,
Picerive të Natës
Numra miqsh
Numra mikeshash
Që trondisin qepallat e gjumit
Numra fotografësh
Verëshitësash
Që të ofrojnë gazin e shampanjës
Parisi
Numër ëndrre të bukur,
Hënëplotë, të paprekur
numër
që asnjëherë
nuk ka nevojë ta mbash të fshehur.

 

 

11.Omer Khajami në Paris
Ka ardhur larg, nga Saharaja
Një vozë me verë ka marrë me vete
Me sy e zemër te sevdaja
Po thurka varg si dallgë në dete.

Një vajzë syshkruar i vete pranë
Me dorë, me sy, ç’e ka zjarrmuar
Kur ndez Parisi dritat varg,
Khajami qesh i lumturuar.

Gëzon franceka e flet me shenjë
Si mbretëreshë me nur e hire.
Një buzë ia vë në ballë të nxehtë
Me dritë të bardhë dashurie.

Kur puth franceska me faqeskuqur
Muzetë me drita i mbyllin dyer.
Se botës mbarë me brengë mbushur
Iu jep një dritë të ngazëllyer.

Na qënke lodhur, Omer Khajam
Nga brigje larg nga vjen ezani.
Rrufit një verë kaq të lashtë,
Rrëfen ca fjalë margaritari.

S’kërkon kolltuk as prozhektorë,
S’të hyn në sy Ejfeli, Sena.
Ke sjellë nga larg treqind taborë.
Me fjalën lule çel dhjetë pranvera.

Ballë teje hesht vetë Napoleoni,
E gjoksi bëhet valë Sene,
Poet, që vjen nga Anadolli.
Zjarrmo një shpirt në flakë rrufeje.

 

 

12.Parisi, si Parisi
Parisi
I stërmadh nga madhështia
Mitik dhe mistik
Joshës,
Lindur vetëm nga dashuria.

Parisi
Dritësor,
Foshnjë e lashtësisë,
Etjepashuar i një ëndrre të fshehur,
Mbretëror i ngjyrës, i dallgës.
Kaltëror si Sena,
Qytet që të krenon dhe nëse jeton dhjetë shekuj.

Parisi
Brenga e mbytur,
Harmonia,
Trishtimi mistershëm i Natës,
Muzika,
Liria,
Prekja e pafajshme e përrallës.

Parisi
të bën kështjellar,
ëndërrimtar dhe këmbanar
dirigjenti të këngës tingujrrëzëllitës
Të hedh mantel historie mbi supe.
Të jep lulen e paprekur me duar në maj
Të ngjit në lartësitë e sfidës
Të zgjon shekujt me gjëmime e predha lufte.

Parisi, si Parisi

 

 

13. Gruas

 

Këtu, në Paris, kanë ardhur gjeneralë, murgjër, të verbër e të urtë,
Një simfoni tingujsh fluturorë kanë marrë me vete.
Dashuri pa fund lanë prerë shiritin në agim e në muzg.
Firma traktatesh kanë marrë në valixhe me një tufë buzëqeshjeje.

Kanë ardhur poetë të dehur në luks e në ngjyra Sene.
Në qemere urash e kisha kanë parë misterin, varfërinë.
Një simfoni mençurore kanë marrë mes fletëve
Një këngë të pakënduar kanë marrë në amëshim.

Sot dhe ne ecim në kalldrëmet si kalorës pa kuaj të bardhë.
Ti qesh e hesht duke bërë monologje të pambaruar.
Madhështia na futet brenda vetes me dritën e rrallë
Në Luvrin që gëlon e në Shans Elizenë e mrekullluar.

Prekim ëndrrën pariziene që vrapon pa tinguj këmbanash
Në supet e në duar gugasin pëllumba nga agimi në agim.
Ti qesh… ti flet, ti këndon me alfabetin gjuhëpërrallash
Më shumë fjalë të pathëna hesht në ngazëllim.

Netët e Parisit

Netët e Parisit në katër stinë të bëjnë fëmijë fytyrëskuqur.
Tek luan kukafshetaz me Ejfelin dhe Harkun e Triumfit
Në qofsh nga vise të largëta ku gazi bëhet si flutur,
Bëni këtu testement shkronjash që burri ia jep burrit.

Netët e Parisit të japin gëzim dhe trishtim Esmeralde.
Diku, në Bastijë, kujton luftëtarët e lirisë dhe dashurisë.
Në qofsh nga brigje të largëta ku puthesh me fllade
Preke dhe këtë magji të gaztë që të zgjon tek vetja blerim.

Netët e Parisit të japin kurorë të artë mbretërore
Të futin në ca portikë ku të presin shambellanët me qirinj.
Këtu prek me duar e me zemër thesaret shkronjore
E diellit i lutesh që një çast rrezet të mos i lindë.

Netët e Parisit janë zgjim i simfonisë së këmbanave.
Dikur të pret një dritë hyjnore ku të bekohet syri dhe hapi.
Sena bën vetëm për ty kurorë vezulluese mes dritave dhe valëve
Luvri të jep pak lavdi të munguar si aromë.

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s