Sytë e Tetovës

 

 

namik

Reportazh nga Namik Selmani

 

 

“…..Të kisha sytë e Tetovës për të parë Çamërinë time !Të kisha…….! Ky monolog falëshkurtër më ndoqi hap pas hapi në ditët e qëndrimit tim në Tetovë më 10- ditët e fundit të qershorit kur Tetova u kthye në një strehë të ngrohtë e shqiptarizmës ,streha e vlerave të panumërta kulturore që krijon pandërprerë kombi shqiptar.Kënga,vallja,fotografia ,fjala e magjishme e skenës e interpretuar nga aktorët më në zë të saj si Artistja e Popullit Margarita Xhepa ,nga aktorët zëmagjishëm të teatrit ‘Migjeni ‘ të Shkodrës Bruno Shllaku e Paskalina Gruda (Shllaku) deri te ëmbëlsia e mikpritjes tetovare solli në mjediset e saj ata që i jetësojnë këto vlera , që i rrezatojnë e i kthejnë në institucione të fuqishëm që do t’i kishin zili edhe kombe të tjerë. Erdhën nga vise të largëta e të afërta. Nga Tirana e Prishtina. Nga Berati e Shkodra. Nga Gjirokastra e Gjilani.Ishte një pjesë e identitetit kulturor që shfaqej bukur emocionues. Drejtori i Qendrës Kulturore e njëkohosisht ideatori dhe mikpritësi i veprimtarisë që e kishin titulluar “DITËT E KULTURËS NË TETOVË” Ejup Mamuti që në momentet e para të takimit me artistët e ardhur jeton me emocionet e shqetësimin për të mos iu munguar asgjë vëllezërve të ftuar.Në fytyrën e fjalën e tij të matur e të ngrohtë urimi shumëfishohet.Dashamirësia merr fytyrë të re.Të kujton pak se ka qenë 12 vjet në burgjet sllave.Jo më pak ka merakun e prindit që djali i tij i vetëm 12-vjeçar, i quajtur Berat, të jetë pjesë e diellit të shpirtit të tij,pjesë e diellit të shqiptarizmës.Në një bisedë miqsh një poet nga Kosova tek e dëgjonte tha se Tetova është një copë e diellit shqiptar që e vendosur në prehërin e Sharrit legjendar duket si një gur i rëndë , bukur i fortë, bukur i pashkulur asnjëherë nga vendi. E, në ato ditë qëndrimi si gurët e mbijetesës kulturore shqiptare i lexoje të gjitha :dëshirën për miqësi të reja, vlerat, krahun e zgjatur të bashkëpunimit e, mbi të gjitha ëndrrën e së nesërmes….
……..Pas dhjetra e dhjetra vitesh (pse mos ta themi pas afër një shekulli) që kur trojet shqiptare u copëtuan egërsisht )Parga e Dora D’istrias,Gumenica,nënat çame lotpathara nga dhimbja,burrat e bukur të rrudhur brenda një nate , tingujdrithërues të këngëve çame ,Saranda bukuroshe Paramithia me dhimbjen e pambaruar të genocidit grek,Profesori Hasan Tahsini e poeti jetëtragjik Bilal Xhaferri …vinin në Tetovë.Deti i ngrohtë i Çamërisë takonte në këto ditë valët e detit të dashurisë për trojet e të parëve e bëhej më i bukur më i madh…Kurrsesi si mysafirë të mbetur në udhët e historisë , po si motra te motra.Si vëllai te vëllai,Të gjitha futeshin të ekspozita fotografike më e plotë deri tani të titulluar “Fytyra e Çamërisë “ Sa pak hi na paska kujtesa e prushëruar e historisë!Vetëm sa e nisim detyrën e vështirë të cicëronit të saj dhe ndjejmë se të gjithë meditojnë për të.Profesori i Univerisitetit të Tetovës Ejup Hajdini na thotë se “filloi të mbajë Çamërinë në shpinë”Prekin fotografitë.Pyesin e pyesin.Në sallë ndjehet kënga e Çelo Mezanit si një dekor i dhimbjes dhe i optimizmit.Sy të ngrohtë. Fjalë të ngrohta si mijëra hoje të mjaltosura .Urime që ajo të bëhet shpejt,sa më shpejt. Po edhe lotë,lotë.Gazetarja fytyrëqeshur e RADIO KOSOVËS Radije Hoxha mban fort,fort mikrofonin e nuk do që t’i shpëtojë asnjë fjalë nga regëtima shekullore drithëruese e Çamërisë, e njerëzve të saj.Ndërkohë Radije Hoxha qan, qan. Falma lotin e bukur,motra Radije!Falma!Më jep sytë e tu që ta rishoh përsëri Çamërinë tonë e ta duam edhe më shumë së bashku !Posa mbaron regjistrimin, me një shkrim shumë të bukur shkruan “….Ah,Çamëri, plagë e hapur! ”Fletorja e përshtypjeve e improvizuar aty për aty nuk mund t;i mbajë të gjitha emocionet.Poetët e Kosovës,profëesorë të dëgjuar shqiptarë,aktorë e regjisorë ,nëna tetovare që kanë ardhur enkas për këtë ekspozitë nxitojnë të shkruajnë diçka.Piktorët AbdullaAzemi, Liridon Etemi e Burhan Amiti fiksojnë imazhet e tragjedisë çame.Regjisori Selfko Bogdani duket si në një skenë tragjedie ku të gjithë janë aktorë e spektatorë.Aktori Myzafer Etemi shkruan”…Më duket se Çamëria me fatet e saj e vargjet për të po shetit shtëpi më shtëpi për të më treguar se ajo është gjallë e iu takon shqiptarëve-çamë..”Sadetin Selmani shkruan “ kjo që po shoh ,gjithçka që shoh këtu dua ta kem në shtëpi…aty ku më zë gjumi….aty ku zgjohem….Mësuesi-poet e biznesmeni Kasem Shaqirvelaj tepër i emocionuar shkruan: “u shmalla për disa çste me historinë e kombit tim….Ekspozita për Çamërinë më mori me vete e më mbajti peng.”Poetja nga Tirana Shukrije Mudaj shkruan shkurt “
Borxh ma kanë Çamërinë Nga Kosturi në Janinë

E paskan vendin e vet në këtë dolli fjale edhe artistët nga Shqipëria që nuk kanë patur mundësi ta shohin atë deri tani.Artistja e Popullit Margarita Xhepa që, porsa ka ndezur sallën me fjalën e saj poetike, shkruan ‘…historia e Çamërisë është e dhimbshme për të gjithë, por jemi me shpresë se një ditë do të marrë fund.”Aktori e regjisori i njohur shkodran Bruno Shllaku bashkë me bashkëshorten e tij aktoren Paskalina Shllaku janë mysafirë nderi të kësaj ekspozite .Heshtja e tij karakteristike sot është bërë më e dukshme . Të dy siglojnë një shënim “Me admirim për punën patriotike e artistike që pasqyron autoktoninë e vëllezërve çamë.”Një kronikë e gjatë e interesante e TV ART të qytetit të Tetovës me gazetarin e palodhur REAN SEITI i përcolli këto emocione në rreth 350 000 shikues që ai ka pas rreth 12 vjetëve të transmetimit të tij në Maqedoni.
Sa shumë emocione! Sa shumë sy! E Çamëria nuk ka pse të ndihet jetime. Pas Tetovës na pret Prishtina., Gjakova. Ah, sikur të kisha prapë sytë e Tetovës për të parë të nesërmen e saj!
* * * * *
Nga palca e ëndrrës së shqiptarizmës ka lindur përherë fjala e mençur.E derdhur bujarisht jo vetëm në odat e burrave, por edhe në libra.Të ardhur nga Prishtina ,Tirana ,nga Zvicra, por edhe nga të gjitha qytetet shqiptare të Maqedonisë poetët shqipvargëzues dukej se ishin takuar prej shekujsh.Duart e tyre si lulishte mençurie ndërrojnë librat më të fundit si ‘I mërguar në atdhe”,’Kroi i këngës çame”,Sheshi i shtigave’,”Pak është një unazë”,”Më shumë se dashuri””Rroftë e qoftë Lalëstani”” Fytyra e pasqyrës “.Pas kopertinave njerëzit përcjellin urime për të tjera vepra.Recitojnë flasin,urojnë organizatorët ,e … koha ikën si pa u kuptuar .Redaktori i revistës prestigjioze në tërë trevat shqiptare ‘Vlera’Iliaz Osmani ndjen se të tjera bashkëpunime trokasin të faqet e revistës së tij.Ai shkëput nervin e tyre MALLIN e na thotë :”Kënaqësia mbëltohet me vlugun e mallit .Ajo merr hov kur ndeshet me maninë që shkatërrohet në etje “Këngëtarja e talentuar Mifarete Laze edhe pse është e ngarkuar sot nuk ka refuzuar ftesën e miqve të këngës duke kënduar disa këngë nga repertori i saj Gazetari e studiuesi i njohur i kulturës arvanitase Arban Llalla,njëkohosisht edhe mik i Antoni Belushit mendon se duhet bërë më shumë për qarkullimin e vlerave tona..Poeti nga Prishtina Nehat S.Hoxha njëkohosisht edhe një menaxhues i mirë i veprimtarive kulturore mbarëkombëtare mediton e projekton një takim të tillë së shpejti në Prishtinë.Mjekërrbardhi Gani Xhafolli një poet mjaft prodhimtar për fëmijë e të rritur në Prishtinë thotë se ‘festa e poezisë dhe e Çamërisë duhet t’i bashkangjiten çdo qyteti në trevat shqiptare.”Nuk fsheh kënaqësinë e nxiton të thotë :”Mirë u takofshim në Prishtinë!”
* * * * *

Vizita në familjen e fotografit të vjetër Xhemil Daci ishte befasuese për të dy palët.Kishim me vete tregtarin buzagaz Ahmet Sulejmani që e kishim njohur teksa kërkonim studion e Xhemilit. Për disa çaste u bëmë dëshmitarë të dhimbjes njerëzore të Xhemilit kur më 1989 ai punonte në televizionin e Prishtinës e me sytë e tij shihte se si ishin djegur rreth 15 000 negativë të arkivit .Një kujtese 20 vjeçare që shkrumbosej tragjikisht .Mes gazit të hapave të mbesës Lehona e të luleve të rralla të kopshtit e të kafesë së miqësisë së re s’e kuptuam se si ikte koha .Por befasia na priste në mbrëmje . Me Ejupin ,poeten Miradije Maliqin e këngëtaren Mifarete Laze shkuam për të pirë një kafe në lokalin ‘SOLE” ku ishte pronar z.Milaim Nuredini.Ishte njëri nga disa vëllezër që e ushtronin këtë biznes në Slloveni,Gjermani etj Meqë kaloi pak nga koha e caktuar nga komuna policia e thërret në zyrat e saj e i kërkon me çdo kusht që të nxirrte jasht klientët .”Jo ,bre burra!Jo! Ata janë mysafirët e mi e unë nuk i nxjerr në asnjë mënyrë jasht .Lokali është një herë edhe shtëpia ime e unë jam i nderuar që sot kam njerëz të tillë.” Ne nuk e kuptonim se ç’bëhej me të në rajonin e policisë e kur e morëm vesh na erdhi keq për këtë incident që bëhej në emër të mikpritjes shqiptare.
Nga çdo shtëpi e lokal i Tetovës dritaret shikonin nga fshatrat që para disa vitesh u bënë skena ngjarjesh kur shqiptarët kërkonin të drejtat e tyre sidomos ato të gjuhës që ende nuk ishin respektuar në këto treva.Regjisori Ejup Mahmutaj drejtori i Qendrës Kulturore të Tetovës na përcjell për në udhën e kthimit deri në doganë. Një sakrificë për moshën e tij.
-Zakoni e do që unë t’ju përcjell në portën e shtëpisë sime që nuk ëhtë vetëm Tetova,por edhe Gostivari,Struga,liqeni…
Tek po i linim malet e gjelbëruar të Gostivarit më erdhën sërish në mendje poetët ,njerëzit e thjeshtë,fëmijët paqësorë e thashë sërish me vete :
– Të kisha sytë e Tetovës ,Prishtinës Ulqinit,Deçanit,Drenicës,Krujës ,Tiranës ,Manastirit për të parë Çamërinë time!
Njësoj sikur të kisha mijëra dritare për të parë sa më afër Malin e lartë të Dashurisë ,Dhimbjes e Bashkimit nga të gjitha anët,nga të gjitha majat!

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

ATUNIS GALAXY POETRY

atunisgalaktika@gmail.com

https://atunis.albanianforum.net/

Blog Stats

2,303,828 hits

March 2015
M T W T F S S
 1
2345678
9101112131415
16171819202122
23242526272829
3031  

CATEGORIES LIST

BOARD OF DIRECTORS

  • Agron Shele (Albania -Belgium)
    Hasije Selishta – Kryeziu (Kosovo)
    Peter Tase (USA)
    Prof. Dr. Jeton Kelmendi (Albania- Belgium)
    Anna Keiko (China)
    Raimonda Moisiu IWA (Albania -USA)
    Dimitris P. Kraniotis (Greece)
    Sunita Paul (India)
    Isilda Nunes (Portugal)
    Dr. Claudia Piccinno (Italy)
    Susana Roberts (Argentina)
    Pavol Janik (Slovakia)
    Leda García Pérez (Costa Rica)
    Alisa Velaj (Albania)
    Dr. Jernail Singh Anand (India)
    Eden Soriano Trinidad (Philippine)
    Shoshana Vegh (Israel)
    NilavroNill Shoovro (India)
    Gunsel Djemal (UK)
    Võ Thị Như Mai (Vietnam – Australia)
    Luz María López (Puerto Rico)
    Sinan Vaka (Albania)
    Virginia Fernández Collado (Spain)
    Rozalia Aleksandrova (Bulgaria)
    Lumo Kolleshi ( Albania)
    Irina Hysi ( Albania)
    Rami Kamberi ( North Macedonia)
    Bilall Maliqi (Presheve)
    Milica Lilic (Serbia)

CONTACT

← Back

Thank you for your response. ✨

ARCHIVE

Terms List