NJË UDHËTIM I PAHARRUAR / Fragment nga Ramiz Kuqi

NJË UDHËTIM I PAHARRUAR

 

 

 

Ramiz Kuqi
Fragment nga Ramiz Kuqi

 
Arbeni u zgjua herët. Veshi trenerkat , të cilat i kishte sjellë nga larg dhe doli në oborrin e tij të gjelbëruar. Dy trëndafila tashmë kishin zgjatur shtatin dhe në majë kishin nxjerr sythe të reja.Ndoshta për disa ditë do të çelnin mu si ky diell që kishte shpërthyer me tërë shkëlqimin e tij, si të ishte një pranverë e hershme.Moti sot, sipas metereologëve, do jetë e mirë, e ngrohtë. Po nata mbrëmë ishte e ftohtë , kur shkoi për të bërë gjumë.Zakonisht ai shkonte më herët, nga ora njëmbëdhjetë e natës , shtrihej në katin e dytë të shtëpise së tij me shtatë sy dhe katër ballkona që secila ishte bërë me projektues modern.Lodhej ditën duke punuar , ndërsa zgjohej herët. Kështu e kishte mësuar gjumin dhe si përballonte dot orët e vona të natës.Ndoshta mosha e shtyrë pak, ndoshta lodhja. Por atë ditë ai nuk dukej shumë i disponuar.Tërë kohën ishte duke medituar.Vetes i bënte pyetje e përgjigje nuk gjente.Pse vallë njerëzit nuk janë sot si dikur? Secili është futur në strajcën e kujtimeve dhe është bërë më egoist. Ndoshta lufta i ka bërë të tillë. Dhimbja për të vrarët.Lotët e nënave e kanë bërë qiellin të mbushet deng me shi : Me shi që ra mbi supet e njerëzve , të cilët netët i kalonin shpesh jashtë shtëpive, të frikësuar se nata mund t’u sillte vrasje e përzënie nga trevat e tyre të lindjes den baba den.Mbrëmë ai kujtoi Laurën, ecjen nëpër ato shkallë të ngushta, bërë nga druri i ahut, i latuar për mrekulli. Pamjen e një nate nga Jugu.Hënën që kishte zbritur si nuse aty, yjet plot shkëlqim, tymin që digjej në serrnishta nga fshatarët e Anës së Drinit , cicërimen e zogjve në atë mëngjes para ardhjes së vjeshtës e tashmë ajo natë idilike duket se po i mbyllej si një kove që lëshohet në pusin e thellë…atje ku ai një ditë kishte thurun ëndrrat e një stine .Atë ditë dukej i lodhur, i pa shpresë. Edhe kafja i dukej pa shije, dita pa orë, akrepat e ballsamosur që nuk dukeshin se kishin mbetur në në vend.
Lexoi një mesazh dhe mbeti pa fjalë.E fjalët ishin më shumë se sa një helm mbi shpirtin e tij të trazuar tashmë. Kishte bërë përpjkekje ta mbante fjalën, por fjala shpesh e digjte si mishin në hell.Ajo kishte ikur. Ndoshta kishte rënë në varg të ri. Valët e jetës e kishin përplasur diku nëpër Evropë për një kothere buke. Shpesh i ankohej Arbenit për sjelljen të paedukatë të pronares , ecila kishte nisur ta xhelozonte praninë e saj në shtëpi. E kishte marrë për t’ia ruajtur fëmijët dhe për t’i bërë edhe punët tjera të shtëpisë. Por S. ishte një grua me temperament të rrallë. Për në fjalë ishte në gjendje të ikte, të bëhej shpesh si të ishte një fëmijë i virgjër.E donte shumë Lanin, të cilin e kishte takuar një herë në një simpozium në Lajpcig dhe nga ajo kohë ishte takuar disa herë dhe donte ta ruante atë lidhje me çdo kusht. Po largësia e kishte bërë të veten. Ajo një ditë doli në treg për të blerë veshje dimri . Dëgjoi se flisnin shqip dy njerëz dhe vuri veshin .Sytë iu ndeshën në mashkullin me trup të gjatë si të atletit dhe bëri ca hapa në drejtim të tyre. Nuk donte ta humbte nga sytë njeriun me flokë kaçurrela, pak të thinjura, por përplot elegancë, i veshur si zotëri.Ai mbante në dorë një telefon Ajfon. Në një çast dëgjoi një zë femre dhe bisedën e tyre. U bë kurreshtare të dëgjonte atë bisedë.
-Po shpirt, po. Ja sa dola në treg me mikun tim që ka ardhur nga Kosova. Dola të pi një kafe dhe, sa të përfundoj edhe ca punë në zyre ,kthehem në shtëpi.
-Janë mirë fëmijët? Është zgjuar Teuta nga gjumi?
-Po, -si duket i tha ajo. Një zë që S. nuk ishte në gjendje ta dëgjonte.
-Shqiptarë jeni ju?-mori guximin t’i fliste ajo.Njeriu që kishte përballë duke kërkuar nëpër treg gjëra të përdorura, ngriti kokën dhe pa para vetes një grua rreth të pesëdhjetave, truphollë, me sy të zi dhe flokë të zeza .Sytë i shkëlqenin e buzëqeshja e saj shkrinte edhe borën.
-Po,-i tha. Shqiptarë jemi. Unë jetoj më shumë se njlëzet vjet. Jam nga Dugagjini. Erdha i ri këtu dhe ja si rodhën vitet e u bënë shumë.Kam një punë me firmë dhe kam punë.Po juve çfarë e mire ju ka sjellë këtu?- tha sikur të iu kishte mbledhur një lëmsh në fyt dhe fjalët dilnin sikur zhurma e korrocës së palyer stinë të shumta.
-Jam nga Anamoravës. Kam ardhur të punoj këtu. Vij e shkoj nga tre muaj dhe kthehem për të vazhduar vizën në kufi. Një mikja ime më ke gjetur një lidhje dhe me ryshfet jap ca euro që të mos ma shënojnë vulën në pasportë. Kam një djalë dhe burrin e sëmurë. U noha me te dikur. E doja shumë.Është i gjatë e shumë më i bukur se unë.Po kohërat kanë ndryshuar. Ja se si na ka pllakosur kjo gjendje ekonomike-i tha S. me një zë të ëmbël që ia shtoi kurreshtjen këtij mesoburri, i cili sa nuk e gllabëroi me sy.
-Mund të ulemi për të pirë një kafe?-i u drejtua burri që kishte nisur ta humbte durimin. Donte të dinte çdo gjë dhe t’i merrte sëpaku një numër të telefonit.
-Po i tha S…mund të ulem pak minuta. Se më duhet të udhëtoj me autobus. Kam afro 3o minuta udhë dhe nuk mund të vonohem. Zonja më pret në shtëpi. Ajo ikën në punë e unë kujdesem për dy fëmijët e saj..Eh sa është xheloze ajo! Shpirti më ak ardhur të hunda! Po nuk kam për momentin zgjidhje tjerët. Po e duroj këtë barrë mbi shpinë. E nesër nuk di çfarë do më sjell jeta. Jam shumë ëndërrimtare…Shoh udhët e mia..hapat e mi si nëpër Ferr të Dantës. Pas i pinë kafen , ajo e falënderoi për mirësjellje. Ndërsa burri që i kishte lënë mbresa, pa u larguar i tha: Mund të ma jepni numrin e telefonit? Së paku të mund të pimë edhe ndonjë kafe …Ja se me latë përshtypje. Qenkeni grua intelegjente!
-S. rrudhi krahët.. Nuk e di..mbase nuk ju njoh. Mandej, me besoni se nuk mund ta hap telefonin kur e kam zonjën në shtëpi. Shpesj më nevrikos kur më bën telefon burri dhe djali.Por nëse nuk e keqpërdor…ja numri im! T[ë shtunën e të dielën mos me telefono! Në mëngjes ditëve tjera. Por asesi pas orës katër pasdite.Ai pohoi m kokë. I zgjati dorën dhe ndjeu një ngrohtësi të çuditshme që ju shpërnda si rrymë nëpër trup..mu si ajo rryma që e përjetojnë të sëmurët nga sëmundjet reumatike kur shtrihen nëpër banjo..Ajo mori udhën drejt stacionit edhe pse burri që ia kishte marrë mendjen për një çast e luti ta përcillte me veturë. Ajo zuri vend pranë dritares dhe para syve të saj zhdukeshin kodra, lugina, liqene të pafund. Veten e imagjinoi një një lundër me burrin që ia kishte fituar për pak çaste zemrën…Kishte harruar krejt se dikush e priste në nëntor..e priste në përqafim…kishte harruar fjalët dhe po i shkilte me këmbë? Sepse mbrëmë kishte ndryshuar kodin e mirësjelljes dhe gjente pretekste e pretekste…Por ajo udhëtoi me ëndrra të reja..drejt valëve të jetës dhe iu duk se kishte përpara një det meditimesh…kur ta takoj, si t’i them…çfarë ti them? A qenka jeta krejt të papritura? Përplot befasi? Deisa S . ishte përhumbur, shoferi frenoi autobusin , ndërsa ajo e vonuar, mezi e gjeti çantën dhe zbriti ngadalë nëpër shkallë. Në stacion e mori pronarja dhe shkuan duke llafosur udhës…por mendjen ajo e kishte te mesoburri.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s