NJË GRUA ( Vlerësime për poezinë e autores Teuta Osmani ) / Nga Alber Zholi

 

NJË GRUA

( Vlerësime për poezinë e autores Teuta Osmani ) 

 

 

Albert zholi

Nga Alber Zholi

 

 

Libri  ”Një Grua ” gjendet tek kioska në hyrje të Bibliotekës Kombëtare, pallati i Kulturës dhe tek kioska përballë Akademisë së Shkencave.

Redaktor dhe botuesi i librit  Albert Zholi!

 
HYRJE

 

“Një grua” një libër interesant i autores së re Teuta Osmani. Është e re në në botime, pasi Teuta ka mbi 10 vjet që shkruan poezi. Në fletoret e saj gjen me qindra poezi, që datojnë qysh në mesin e viteve 1990, por që ajo vjen para lexuesit për herë të parë me këtë vëllim poetik pas një seleksionimi disa mujor. Ky libër është i një lloji tjetër për shumë arsye, por mbi të gjitha kjo veçanti vjen për tematikën e saj që mbështetet mbi dashurinë në të tëra lakimet dhe mënyrat e perceptimit të saj. Në tërësinë e tij ne shohim dhe lexojmë një libër me tematikë, mbresa, emocione, figuracion, ndjeshmëri, përcjellje mesazhesh, përsiatje, që vërtiten rreth kësaj teme por që nuk gjen asnjë varg të përbashkët.

 

 

teuta osmani

Teuta Osmani

 

Poetja është shumë e vëmendshme për të mos rënë në përsiatje dhe në monotoni të vargut. Kur merr përsipër të bësh recension e një libri, kushdo qoftë kritik i mirëfilltë letrar, apo dhe shkrimtar apo poet, duhet të ketë parasysh se një vepër e vërtetë poetike, ka të bëjë me një sërë faktorësh letrarë e jashtëletrarë, që ndikojnë në formësimin estetik dhe kulturolgjik në përgjithësi të këtij autori, në raport me autorët e tjerë dhe me atë se çfarë shkruhet në përgjithësi në letrat tona kombëtare në këtë gjini të letërsisë. Në tejskajshmërinë e ndjeshëmrisë liriko-meditaive, sidomos në poezitë për gruan, prindërit, dashurinë, atdheun, autorja duket e çliruar tërësisht nga të gjitha pengesat dhe jashtësitë që, në një farë mënyre, e pengojnë poezinë nga hapësira, nga lidhja me njeriun, nga shkëputja nga realiteti. Në poezitë e saj Teuta, frymon, gjallon, kultivon, ndjen, gjurmon, saktëson dhe nxjerr konkluzione mbi motivet dhe fabulat e poezisë. Në të gjitha poezitë e saj vërehet ndjeshmëria e lartë artistike, saktësia e respektit ndaj vetes, ligjit, shoqërisë, njeriut, rregullave dhe normave të kohës. Autorja është kundër izolimit njerëzor, kundër ndrydhjes, kundër intrigës, dhe mundohet të ndërtojë ura dashurie mes njerëzve. Poezia e saj është e thjeshtë, delikate, ndaj përbën një zë më vete, spontan dhe origjinal në korin e letrave tona kombëtare, mbasi ajo nuk ka si qëllim në vetvete të evidentohet, por të përcjellë mesazhe njerëzore duke dalë mbi problemet e kohës. Veçoj poezinë që mban titullin dhe libri: Një grua Në një kohë të largët dikur, Një grua e dashuruar, Nën vete shtrënguar fjalët e shpirtit, Në një botë të ndrydhur, Humbi durimin. Shpërtheu vullkani i zjarrtë, Një ditë kohe larg, Kur mësoj se po i tundej toka nën këmbë, Për një burrë që nuk kish dëgjuar as zënë. U tremben engjëjt e dashuruar me shpirtin e saj, U larguan prej natës, E fjetur në shtrat. Ëndërruar për të, Sikur skish të ngjarë. Në këto vargje autorja shpërthen në emër të emancipimit, në emër të ndjenjës së pastër që nuk respektohet, në emër të vlerësimit të ndjenjës, të dashurisë së pastër, kundër ndrydhjes së ndjenjave. Ajo lufton atë kohë kur femra s’kishte të drejtën të dashuronte, s’kishte të drejtën të gjente vetë shokun e jetës. Gruaja shihej si plaçkë tregu, si njeri i mbyllur, pa hapësira, shtrënguar me fjalët e shpirtit. Ecte në një botë të ndrydhur, me padurimin, që ishte gati të shpërthente si vullkani i zjarrtë. Ishte ajo kohë e errët, ku femra shqiptare i trembej engjëllit të dashurisë. Por jo me pak ndjenjë i ka kënduar poetja mërgimit, dashurisë për atdheun, shtëpisë ku u rrit: Kujtoj shtëpinë time, që ish përrall’, aty lash ëndrrat e mia gjallë, aty i kujtoj pavarësisht se s’jam, nuk jam aty, aty, pranë. Dhe ika dhe kurrë me mendjen se do isha larg, por e vetmja, që s’më le vetëm, janë kujtimet që kujtoj, me mall…! Një poezi me një metaforë të fuqishme. Këtu autorja përcjell gjithë dashurinë, brengën, etjen, dëshirën, për atdheun, shtëpinë, prindërit, Tiranën, për një komb. Në kërkimin e saj poetik, Teuta gjurmon njeriun, fenomenin, patriotizmin, dritën, ajrin, krahët e diellit, vetëtimat e jetës, stinët me të gjitha ngjyrat e ëndrrës së parealizuar, por dhe me ëndrrën për tu kthyer nga mërgimi. Jo pak vend në poezitë e saj zënë muajt e vitit, stinët, paqja, familja, mëngjesi, mbrëmja, ngjyrat e pranverës, dielli dhe reja, ndriçimi dhe errësimi i ndjenjave, një mozaik gjendjesh dhe dehjesh që vijnë duke i zgjeruar rrathët e objektit poetik në emër të dashurisë për jetën, për njeriun, për shtëpinë. U VESH KJO STINË U vesh kjo stinë, Me ngjyra ylberi, Me ritmin e jetës, Me atë të diellit, Me atë të hënës, Me aromë dashurie, Me lule e bar gjelbërimi, Me zemra të dashuruara, Me yjet e natës që janë shtuar, Me ngrohtësinë e ndjenjës, Me hapat e zemrës. Në këtë poezi shpirtërore, poetja pasuron dukshëm trajtat shprehëse me mjete të thjeshta, përcjell freskinë e ndjenjave si ujëvarë, ku figurat mbizotërojnë dhe në vargjet e saj ajo duket tejet origjinale. Imazhet që na përfton poezia e saj janë imazhe dehëse, me ndjenjë që lidhen ngushtë me përjetimin, emocionin, imazhin. Vargu këtu është plot ngjyra, nuanca, me ngjyra ylberi, me ritmin e jetës, me atë të diellit, me atë të hënës, me aromë dashurie, me lule e bar gjelbërimi, me zemra të dashuruara… Poetja konfiguron një peizazh natyror në mënyrën më të bukur poetike. Në poezitë e saj shihen edhe zhgënjimet dashurore përballë realiteteve dogmatike jetësorë. Ky vëllim na përcjell vrullet dhe ritmet e botës shqiptare në të gjithë kahështrirjet e saj. Vëllimi portik “Një grua” përcjell vargje me një lirizëm të ngrohtë, plot natyrshmëri dhe dëshirë për të qenë sa më realiste. Ky vëllim ka vargje zemre, sinqeritet, atdhedashuri. Në këtë libër Teuta është vetvetja, një poete që ka mesazh, një poete që ka individualitet, një poete, që gjurmon shumë dhe shoshit arin nga rëra. Ajo nuk ka qëllim në vetvete indetifikimin, por përcjelljen tek lexuesi të shpirtit të saj, të vargut të bukur, të melodisë shpirtërore, të mesazhit më të bukur “Duajeni dashurinë, duajeni njeriun”.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s