Poezi nga Gianni Mazzei / Përktheu nga italishtja Dr. Albana Alia

12092583_985251388200347_250487045_n

Poezi nga Gianni Mazzei

 

Përktheu nga italishtja Dr. Albana Alia

 

 

***

 

Në rrugëtimin tënd braktisa

fatkeqësinë e përditshme,

ndërsa çapitesha ngadalë

mes shtëpive të ulëta.

Pasioni i zërit tënd

më pështjelloi tmerrësisht,

aq sa ktheva përmbys

një fjalor të tërë

për një fjalë të vetme:

ty.

 

 

 

***

 

Kur vendosëm të pushonim së qeni

vdekatarë, duke u dashuruar,

duke kaluar nga përkujdesjet e zakonshme

në pavetëdijen hyjnore,

fillova të të shfletoja si një libër

me duar të zhdërvjellta.

Tashmë, në fushën e ëndërruar të shahut

ky është prologu,

si trokitje gotash

në dialogun e mirëkuptueshëm

që mendja jonë pranon dhe lakmon

pa plogështinë e imagjinatës.

 

 

 

 

***

 

Më zë në grackë

çiltërsia jote e pacënueshme,

dhe bindja e lënies në harresë

bëhet copë e thërrime

si një vazo prej balte

në përplasjen më të vogël

me mendimet e tua.

 

 

 

***

 

Kam kaluar shumë të diela të gjata e të zbrazëta,

nën muzgun e një shtëpie të madhe,

që nuk ekziston më,

i zhytur në angështi  të dalldisur.

Papritur, ti!

Me të tjerë sy gjerb tashmë ajrin e shtrydhur,

anije antike lundrojnë mbi rërën

e kaltër

nëpër perëndime çuditërisht të arta;

ndërsa në intimitet

thurim dhe shthurim

ëndrra që s’kanë mort.

 

 

 

***

 

Lëbyrjet janë luks i sublimes

ashtu si atë ditë,

atë mëngjes të kthjellët,

kur bashkë po kundronim

vullkanin Etna që na dukej

aq pranë e aq i ulët,

saqë ngjitja në të mund të ishte një lojë

fëmijësh.

Më pas, shtresëzoi bora,

aq dendur,

saqë kundërmimi i ftohtë

i pluhurzuar nëpër duart

që e preknin mendërisht

ndihej prej së largu;

ndërkaq, një shpërthim i papritur

cërkash llave, i qetësuar nga butësia e tymit

na tha

që i madhërishmi nuk ka nevojë të përihet.

 

 

Albana Alia

Përktheu nga italishtja Dr. Albana Alia

 

One thought on “Poezi nga Gianni Mazzei / Përktheu nga italishtja Dr. Albana Alia

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s