Referim rreth poezisë së autorit Adem Zaplluzha / Nga Përparim Hysi

 

Referim rreth poezisë së autorit Adem Zaplluzha

 

 

perparim

Nga  Përparim  Hysi

 

Të flasësh për një poet si Adem Zaplluzha, nuk është fort e lehtë. Mendon të shkruash, por pena të mbetet në dorë, se “gjeografia e tij krijuese”, veçanërisht ajo e poezisë është  aq e gjerë, po edhe aq cilësore, sa e ke të vështirë që ta hedhësh në hartë. Pak hiperbolike, po nuk ka “hartë” që ta nxërë poezinë e tij. Deri tani ai ka shkruar plot 138 libra ( për të mos u vënë në dyshim, po e shkruaj dhe me germa), Njëqind e tridhjetë e tetë libra!!! Natyrisht, ky është një “bum” që të lë paksa me gojëhapur. E bukura e këtij “bumi” qëndron në faktin  e mrekullueshëm se, aq sa e njoh unë letërsinë dhe poezinë (është e drejta e gjithkujt që pohimin tim ta marrë me rezerva), në këtë “bum” letrar poetik nuk konstatoj as inflacion vargjesh dhe as firo fjalësh. Përkundrazi, shoh një bum gjetjesh artistike dhe figurat e përdorura me mjeshtëri nga autori, sikur hedhin valle duke i dhënë poezisë jo vetëm kadencë e ritëm, por dhe një frymëmarrje ku çdo lexues e ndjen veten mirë. Natyrisht, simbolika dhe, mbi të gjitha, mbretëresha e tropeve,siç është metafora, zotëron, pothuajse në tërësinë e poezive të tij. Unë  jam pakëz poet dhe shkruaj me rimë në gjithë poezitë e mia, por nuk kam se si mos pohoj një të vërtetë të paluajtshme: sado që ADEM ZAPLLUZHA është i një natyrë krejt ndryshe nga poezia ime, për çudi, zë dhe qëndroj mbi poezinë e tij. Dhe jo vetëm qëndroj, por dhe hulumtoj në to dhe, siç mendoj unë, është fat i madh për Poezinë Mbarë shqiptare që ka një poet si Adem Zaplluzha.

 

 

adem

Adem Zaplluzha

 

Them se nuk gaboj, po të sjell para lexuesve atë thënien proverbiale të Maksim Gorkit për lirikun rus, Sergej Esenin. Ai e ka quajtur:”Organ i lindur për poezi”. I tillë është dhe Zaplluzha. Dhe veç kësaj thënie me vlerë aksiome, përsëri i referohem Nolit që kur flet për Skënderbeun (kur përktheu Longfelovin), thotë: “… dhe i fitoi me aq lehtësi/ sa zë burri veshin e tij.” Dhe vërtet me kaq lehtësi i shkruan vargjet. Tek shkruaj për poezinë e Adem Zaplluzhës, nuk ka se si mos  e rreshtoj atë me të ndjerin dhe të bukurin,Frederik  Rreshpjen, me Moikom Zeqon, me poemat e Fatos Arapit apo me ato të  Kadaresë, kur qe vetëm poet. Për Kadarenë e kam fjalën për “Shekulli im”,”Përse mendohen këto male” dhe për larminë e figurave artistike  tek “Shqiponjat fluturojnë lart”.
Pse e vlerësoj poezinë e tij, unë shpesh ia kam ndërruar mbiemrin duke  e mbiquajtur herë Adem Poezia dhe herë Adem Metafora. Nuk kam njohur poet tjetër shqiptar që shkruan me vargje të lira si Ademi që të më japë një kënaqësi dhe relaks artisitk. Veç tij dhe poetët që nominova më lart. Këtë kënaqësi kam ndjerë kur kam lexuar nobelsitin kilian  Pablo Nerudën apo poetin e bukur grek Janis Ricos. Po veç poezisë Adem Zaplluzha shkruan “Hajke”  që të ngrënë mendjen. Kur lexova “hajke” nga  Zaplluzha, m’u duk  se kishin çelur ato qershitë japoneze dhe tak i shtova mbi emër atributin: Adem Japonezi! Unë nuk ia them fare për “hajke”, po kam shijuar ato “hajket” e të ndjerit Milianov Kallupi (në gjykimin dhe shijen time, Kallupi, është “babai i hajkut shqiptar) dhe, veç tij, edhe të Nasho  Jorgaqit; të Lida Lazes dhe të ndonjë tjetri.
Duke e mbyllur këtë ligjëratë të shkurtër për Adem Zaplluzhën, mund të them që Zaplluzha është një nga Ullinjtë (ulliri edhe rron më shumë, po ka dhe gjelbërim të përhershëm) më gjelbërosh në poezinë mbarë shqiptare. Sado që   ka mbi shtatë dekada, është gjelbërosh dhe vital si një djalë i ri.

 

Tiranë, 10 tetor 2015

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s