MES LIRIKAVE TË ANËVJOSËS / Nga Rami KAMBERI

MES LIRIKAVE TË ANËVJOSËS

 

 

rami

Nga Rami KAMBERI

 

 

Të përpiqesh të bësh të flasë poezinë, me gjuhën e kritikës dhe, të mundohesh që natyrën e saj ta ngjyrosësh me natyrë mendimi sipas shijes, përtej kufijve poezi është e fundmja mundësi për një përligjjeje që mundesh ta bësh, duke e krahasuar ndjenjën me jetiken dhe, kjo duket se është qasja ndoshta më e pranueshme që një studiues apo një kritik letrar mund ta bëjë brenda kontekstit të ndjenjës dhe mendimit mbi artin e të shkruarit, konkretisht mbi princeshën e artit – poezinë.

Në këtë kontekst merr kuptim edhe domosdoshmëria për të krahasuar zërin e poezisë me zërin e kritikës në kohë dhe në hapësirë.

 

 

dashnor selimi

Dashnor Selimi

 

Kështu që, lirshëm mund të them se poezia e poetit Dashnor Selimi që jeton në librin “Lirikat e anëvjosës” më detyroi për ta njohur brenda dhe jashtë hapësirës së vet, për ta kuptuar edhe si ndjenjë edhe si gjuhë e artit të të shkruarit, e mbitëgjitha si filozofi edhe si gjuhë jetike dhe, ndonjëherë ku fati u mvishet vetiu gjithë hapësirës që për poetin është thjeshtë hapësira ku mërmërijnë burimet:

“ Dritat e natës,

ndriçojnë eshtrat e fisit tim,

testime e varreve.

Heshtje…

Rënkon braktisja,

në palcën e qirinjve..

Ndez një cigare.

Tymi mbështillet rreth meje,

ngroh flijimin e ikonave.

Sa fuqishëm poeti e ka shënjuar hapësirën e sojit të vet duke e lidhur me historikun e vendit të vet, me gjakun në kontekstin e procesit jetik dhe më gjerë, për të arritur deri te pirgu i piramidës që i jep sa dhimbje po aq edhe krenari, mu kështu si duket mes rreshtave të poezisë “Burimi i humbur”, që poetin Dashnor Selimin e bënë ndër poetët që kanë njohuri tej jetikes së motit e tej kohës, që duket se kanë ravijëzuar me një imazh të shkueshëm të poetikës së kombit të vet, njerëzve që janë të zhytur në hijet e qiellit të vet, qiell që nuk lëviz, shpresat e pragmuzgut të fundosur.

“ Rrënjët e pemëve përdridhen,

faqeve të shkëmbit,

Të vjedhin një pikë shiu.

………………………………”

A nuk është vet poeti Dashnor Selimi, ndjesi që të kujton lirikat e anëvjosës duke ndjerë deri në palcë të shpirtit fatkeqësinë e së tashmes dhe së shkuarës, si një antitezë, që e pikturon në poezinë “ Antitezë”, që të prek nga bota e hapësirës që e lindi, për ta pikturuar tek hapësira që ia rikujton edhe faqet e truallit nga atmosfera legjendare e eposit tonë, që të prek rrudhat e ballit ku i dallon shikimet nga sytë e mbetur tek hapësira ku baraspeshimi kundrejt drejtpeshimit dhe më shumë se kaq e dallon ndjeshmërinë poetike nga ajo jetike. e cila ka ndikuar natyrshëm në krijimin e një vepre poetike që dëshmon të qenit e vet si organizëm i gjallë, një entitet dinamik me fuqinë e poezisë e cila ia ruan testament e hapësirës që e lindi dhe e pagëzoi me zë e emër të veçantë karshi jetikes që i kalon si një përfytyrim, i cili pasqyron jo pak, nga zhvillimet e skenës jetike dhe historike:

“ S’është e vërtet,

se kur bie nata,

në pëllëmbën e agut tënd,

nuk këndon zogu i dashurisë sime “

Të lexosh lirikat-poezitë e poetit Dashnor Selimi, të jetësuara në librin “ Lirikat e anëvjosës”, lirshëm mund të thuash se sa vizionar e aq i mbërthyer në kujtesën e një ikone të një hapësire plot dhimbje e dashuri jeton shpirti i një poeti, i cili e dashuron në një histori që e shkruan kombi.

Po, mu kështu si duken poezitë që përbëjnë atë tematikë karakteristike të botës shqiptare, që e sjell me individualitet të dukshëm poeti, si poezia “Përjetësia e një çasti”.

Në mos më shumë atëherë dashuria e së ardhmes, shembja e ëndrrës së keqe për njeriun shqiptar dhe, hyrja në boshin e realitetit është ajo, që poetin Dashnor Selimi e bënë të merr një dimension poetik, ku njeriu pas kujtesës dhe hapësirës gjithmonë vrapon, jo vetëm që ta njohë më shumë, por që t’i jep jetë që të mundet harrimi.

Pra, kjo është poezia e poetit Dashnor Selimi, një kahe dhe motivim i energjisë poetike dhe jetësore të unit lirik që ka vetëm një fillim, sikurse edhe vetë interpretimi i shpirtit në hapësirë dhe kohë.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s