Poezi nga Ramiz Kuqi

ramiz kuqi

Poezi nga Ramiz Kuqi

 

 

TË NDJEJ

 

Si frymëmarrjen e natës që po ik
… shiun që llamburit nëpër qyngje
Endrrat që më bartin meridianeve
Gjurmët e stinëve që më zbrazen
Nëpër të çarat e pëllëmbës së duarve
Dashuri e pashkruar vjen ky frymëzim
Haj sa qenka plakur vargu nëpër fjalë
Të ndjej
Kur zbret nëpër shkronja të Alfabetit
Me një buzëqeshje vranë qiellin gri
E dëgjoj një zë si melodi fyelli
Hapat e rëndë nëpër asfaltin valë
Psherëtimë e këngës , syshkruara me mall
O Frymëzim nate e pashterrshme ujëvarë !

Të NDJEJ…

 

 

DHIMBJE

(ISAK REKËS)

 

Më është thyer shpirti sot
Grisur
Si copëza letrash
Mik
Dashuria s’paska fund
Qielli sonte
Është mbushur me re të mllefosura
Shi nëpër vargje
Që bie nëpër shkronja
Përtej dhimbjes ka ikur kjo FJALË !

 

 

NJË SHTATOR

 

Shtatë kat
I ka ky qiell i Kosovës
Shtatë udhë të thyera
Shtatë ëndrra
Me dhimbje puthën stinët
Dashuri (s’) ka as për trumcakët
Shtatë kat e njëqind faje
Me arna arrnohen Kohët
Shtatë kat…
Shtatë plagë në trup ?

 

 

MOS KËRKONI

 

T’i mbyllim sytë
Kur dielli lind në mëngjes
Si xhevahir në shkëlqim
Bota ka shumë udhë
Rënie ngritje
Ecje
Nëpër vargje të panjohura
Fjalës
Mos ia zini frymëmarrjen
Do të shpërthejë si vullkan
Kur ëndrrat të na lënë pa gjumë
Mos kërkoni
Të mos puthemi nëpër shi
Duart t’i shtrëngojmë si vargua
Lumin e turbulltë ta kalojmë
Pa litar
Mos kërkoni…

 

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s