Poezi nga Zyba Hysa

zyba-840x420

 

Poezi nga Zyba Hysa

 

 

TË LUTEMI BASHKË

 

Nënë Tereza ka thënë:
“Kur lutemi bashkë qëndrojmë bashkë”,
Unë jam lutur q’ditën kur të pashë…!
Nëse s’je lutur gjer tani,
Jam lutur unë edhe për Ty!
Tash… pas kaq vitesh,
Ne do të ecim gjatë,
S’mjafton të lutem veç unë,
Të lutemi bashkë!

 

 

SPROVË E TË DYVE

 

Trokun e hapave kurrë s’e ke ndalë,
Përherë në garë më erën,
Kurrë s’harrova dhe unë të hap derën,
Të pres krahëhapur në shkallë,
Gjithë mall!

Asnjëherë koha s’ndryshon në dashuri,
Ndryshon pesha e mallit,
Dëshira për të qënë të besës,
Edhe kur e di q’është pamundësi
Lufton një mundësi të prekësh…

Ndryshojnë njerzit q’koha sjell pranë,
Për të bërë dallimin,
Mes Meje dhe Tyre,
Mes Tyre dhe Teje,
Sprovë e të Dyve!

Betejat në Kohë, në Hapësirë,
Viteve me kohë e pa kohë të mirë,
I fituam me plagë q’dhimbje zgjojnë,
E përmes dhimbjes, krijuam bindje;
Se koha është… koha jonë!

 

 

VARFËRI…

 

Ndryshe nga koh’ e Hoxhës???
Një mushkë,
Një lopë,
Dhe një rrip tokë…
Femijet… nëpër botë…

 

 

TË JETOSH ME DASHURINË…

 

Buzëmbrëmjeve,
Dal e kuvendoj me Burunin, Sazanin… me valët,
Deri pushtoj me sy horizontin e flas me ty…
E… fshehtas – fshehtas deti pin diellin me fund…
Një dritë e kuqe m’u shfaq,
Që s’di… deti është veshur për festë,
A sytë… janë përflakur…?
Buruni, Sazani pas valëve më cojnë fjalë:
“Dritën e dashurisë… as deti s’mund ta marrë…!”

Çudi…
Kur bie mbi shtrat,
E sytë mbyll për të parë më mirë udhë shpirti,
Dritëza më bëhet këmishë nate,
Brenda mëndafshit të saj rrotullohem,
Si fëmija në mitrën e nënës,
E fle, kur ty të zë gjumi…

Kur vjen mëngjesi,
Këmishën më zhvesh plot delikatesë,
E ia hedh si mantel ajrit …
Në frymimet i pandalshme e thith bashkë me të,
E kthehet për shpirtin eter…

 

 

SHTATË PALË NURE

 

Unë dhe natyra… kemi një natyrë…
Mistershëm marrim shtatë palë nure,
Se njëra – tjetrës i ngjajmë në fytyrë,
Pa kremra suvaje, pa bardhësi pudre…

Pranverës flladi e gudulis ëmbël,
Ashtu si Majit më drithërove Ti…
Nuri q’marrim ngjan me nj’ëndërr,
Kur dy t’dashuruar bëjnë dashuri…!

Kur dielli kuqëlon… si saç i nxehtë,
Kur mbi lakror e vemë për ta pjekur,
Zjejmë, ethërojmë q’të dyja bashkë,
Ajo nga vapa… unë nga malli djegur…

Kur qielli ballin rrudh e shkrepin rrufe,
Vjeshtë me shtatë ngjyra vishem unë,
Prej fjalëve të thëna, sikur vijnë rrëke,
Nga shpatet e maleve zbrazur në lumë!

Kur dëbora, si çarcaf tokën mbulon,
Bardhësi e pajetë bie dhe mbi mua,
Kur mendoj se Ti fshehtas m’tradhton,
Kur s’ma thua, shpesh fjalën “Të dua!”

Brenda një stine, çdo stinë përsëritet,
Çelim, lulëzojmë… gjethet, në fluturim,
Kur duket… se nuri sa vjen e venitet…
Prapë mistershëm, kthyer në bulëzim!

Unë dhe Natyra… kemi një natyrë,
Mistershëm marrim shtatë palë nure,
Se njëra – tjetërs i ngjajmë në fytyrë
Pa kremra suvaje, pa bardhësi pudre…

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s