Shirli… / Tregim nga Fatbardha Sulaj

fatbardha sulaj 1

Tregim nga Fatbardha Sulaj

 

Shirli…

 

Yjet nuk dukeshin, dukej vetëm një hapësirë blu e thellë sipër meje dhe një llamburi dritash poshtë blus-ë dhe anash saj….kalimtarë pa fund dhe një miks muzikash, që të shpëqëndronin disi. Sa më pranë afroheshe diskos verore, aq më i qartë dhe kthjellët bëhej zëri i Noizyt “oh ça kisha ba unë pa ty…” . Dëgjova zërin e Shirlit, kthehemi se “Noizy” I hodha një vështrim të shpejtë “E po pastaj, se është Noizy?”, shtova gjithë nerva, “lërmë të shijoj zhurmën mikse, madje do shkoj buzë detit, të degjpj romancën e dallgëve, refrenin e tyre të pazëvendësueshëm ” Ajo vrejti buzët, thua se Noizy ishte boshti i diskos verore… Qëndroi buzë trotuarit, unë s’ kisha arsye të ndalesha derisa të mos kish më drita… Bëra disa hapa dhe ktheva kokën, ndërsa ajo vazhdonte të luante me këmbë në trotuar e zemëruar… Qesha, e vështrova dhe me erdhi keq, mendova ta çoj atje. …u ktheva, harrova ç’ farë dëshiroja të bëja vetë..

– Ngrehu”- i thashë. – Hajde, shkojme te “ça kishe ba ti pa mu”-dhe qesha fort..

– Nuk vij, tani s’dua-tha ajo, tipike sjellje adoloshenteje…

– Shiko, s’ të lus shumë, po vë kohën time në dispozicion, që ti  të tundësh e të shkundësh b…-shtova gjithë inat, -se nuk janë shijet e mija këto.

U ngrit, pa folur, duke hequr njërën këmbë zvarrë sikur i dhimbte… E dija që do më ikte koha kot aty…, gjithësesi ngjitëm shkallët, në të djathtë më zuri syri një statujë nudo ku drita binte mrekullisht mbi të, por që unë nuk arrija dot ta identifikoja. Vazhduam, muzika shtohej me ngjitjen e shkallëve.. Ishte disko verore, me një pistë në formë rrethi dhe në qëndër një rreth tjetër me një yll të verdhë…U ulëm në pjesën më të bukur, që të kisha mundësi të shihja detin, të dëgjoja përplasjen e tij me forcë, atë mbivendosje valësh mbi ranishten e ashpër… Shirli u lumturua, pasi gjithë hapësirën e mbushi zëri i atij, “Noizyt”… Me një vështrim të shpejtë përcaktova grupmoshat që gjendeshin aty, asgjë s’ ish në koherencë me mua, asnjë akord që të më përshtatej, madje as njerëz… Dixhej mundohej të sillte rryma, po asnjë zgjedhje e duhur përveç idhullit të Shirlit. Madje dhe ndërrimi i muzikës vinte si një shkatërrim  tingujsh… Shirli u tund në karrike, pastaj nisi një valle që e rrëmbeu në çast, ishte e para që po udhëhiqte vallen, pas pak pas saj pashë të kapej një djalë që kërcente me po të njëjtin ritëm si Shirli. Mendova për një moment, që kjo ishte zgjidhja më e mirë për të shkruar ndonjë fjalë në ditarin modern facebook… Mund të kishin kaluar disa valle dhe ajo vazhdonte të kërcente pranë të njëjtit person.. E çuditshme sa fillonte muzike pop, rrep, hip hop, rrok askush nuk ngrihej, të gjithë kërcenin duke lëvizur supet ose kembët nga vendi. Dëgjova ritmin e një muzike që më pëlqeu. I thashe Shirlit të dilnim, ose shkurt e mora pakëz e me zor. Pas nesh dolën dhe të tjerë në pistë, ndërsa muzika sa vinte e bëhej më ritmike dhe refleksi  I dritave te diskos  u jepte tjeter pamje gjithësecilit . Shirli tani ishte ne botën e saj, madje u shndërrua mbretëresha e mbrëmjes, dikush nxirte celularin dhe bënte video.. Më shqetësoi ky fakt, por e injorova duke thënë “Eh, varja… ” Të gjithë ishin në pistë, të pushtuar nga  muzika. Anës rrathëve vura re një burrë rreth të dyzetave, që mundohej të kapte ritmin, afrohej te kërcimtari i fundit, por ai nuk e kapte prej dore.. Nga lëvizjet dukej që ishte i huaj, por që vallet shqipëtare po e joshnin e ai mundohej të kërcente dhe lëviste dorën në një drejtim të çaktuar sikur donte ti thoshte dikujt “Eja”. Ktheva kokën dhe pashë të afrohej një burrë tjetër në të njëjtën moshë, shumë i pashëm. Dhe ai nisi të kërçente pa u kapur, më pas dikush i futi në valle, por nga që nuk kapnin ritmin i nxorrën..Burri i dytë u largua nga rrethi, tjetri vazhdonte të kërcente anash.. Vetëm..Ndjeva njëlloj trishtimi, dhe nuk di pse më erdhi ndërmend ” Gjenerali i ushtrisë së vdekur.. Doja të ngrihesha, ti kapja prej dore dhe ti fusja në rreth, por nuk e bëra… Sa gjëra nuk bëjmë kur duhet, me iden se jemi gabim dhe pse instikti jonë i brendshëm na thërret. Shirli u ul, “ç’ke më tha” Ç’ kam, janë dy të huaj që duan të kërcejne dhe askush nuk i pranon.. Po nuk kapin ritmin -tha ajo. Punë e madhe-ja ktheva, për qef janë, jo në konkurim..Nuk e kuptoj këtë sjellje, ngjan si rracizëm. Ti mësosh kulturën tënde një të huaji e bën popullin tënd të pavdekshëm.. Ndërsa flisja ajo u ngrit, këtë herë djali që kërçente çdo valle pas saj zgjati dorën dhe mori të huajin në valle…

 

@fatbardha sulaj

 

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s