E PUTHURA E PARË ( Marrë nga ditari i jetës! ) / Nga : Lavdie Bisha

E PUTHURA E PARË

( Marrë nga ditari i jetës! )

 

 

14264212_848968991904036_4172405159582954737_n

Nga : Lavdie Bisha

 
“Azili, kjo shtëpi duket sikur është stacioni i fundit i jetës për të moshuarit…”

 

…Kjo godinë e bukur është e ndërtuar me përkujdesje nga arkitektë dhe inxhinierë të një moshe jo shumë të re dhe ndodhet jo larg qendrës së qytetit, që mosha e tretë të mos ta ndjejë vetminë dhe mohimin nga jeta e përditëshme.
Rruga për në këtë godinë është e qetë! Në të dy krahët pisha dhe dru të shumtë dekorativ, ku cicërima e zogjëve dhe aroma e luleve ta joshin shpirtin.
Rreth godinës një oborr madhështor si parajsë, kudo qenie të shumta; breshka e lepuj, që kullosin nëpër livadhe, pëllumba dhe kafshë të ndryshme shtëpijake që lozin nëpër park…
Diku nga e djathta e parkut shrihet një kënd lojrash për fëmi, që ta kishte ënda kur shikon të moshuarit, gjyshet apo nënat se si lozin e i përkëdhelin fëmijët. Dukej sikur të gjithëve u rinohej jeta, sidomos atyre që u ishte privuar kjo mrekulli!
…Të tjerë ulur nëpr stola, disa lexojnë, shikon çifte të moshuarish të kapur dorë për dorë që shëtisin dhe shijojnë me kënaqësi orët e jetës së tyre.
…Çastet më të bukura i ndjej nga një prej të moshuarëve të këtij azili! Ai çdo ditë në orët e mbrëmjes i bie violinës dhe rreth tij grumbullohen shumë të moshur dhe dëgjojnë me ëndje violinistin, ku shpesh dhe vallzojnë ata më “të rinjtë dhe më të pasionuarit” pas muzikës.

***
Shkoja shpesh në këtë ambjent për të çuar nipin të lozte në lisharës dhe me vogëlush të tjerë.
Në atë mjedis tepër interesant, të gjithë dukeshin të përveçëm, dalloje portrete nga më enigmatiket por, mua më bëri përshtypje, më tërhoqi vëmendjen një burrë mjaft simpatik, që nga mosha nuk bënte më shumë se të 60–tat. Lëkurën e fytyrës e kishte të bronxët, sy të bukur, të gjelbër, në formën e gjethes së ullirit por i cunguar në trup. Çalonte pak, kjo e bënte të ecte me kujdes dhe dukej sikur vallëzonte.
Dorën e djathtë e kishte më të shkurtër se tjetra, por i gjallë dhe shumë energjik. Ai më shpesh lozte me fëmijët, që i bënte të qeshnin e të gëzoheshin duke i marr ata kalipeç.

Dukej sikur më priste për të më përshëndetur e për të më thënë diçka.
E po, nuk thonë kot, rastësia bënë çudira! Më lindi një kureshtje për ta njohur. Kaq i ri dhe në azil!?!
Dhe ja një ditë u gjendëm të ulur në një stol pranë e pranë, më zgjati dorën duke u ngritur në këmbë, me shumë mirësjellje dhe i buzëqeshur më thotë:
–E po, le të njihemi! Më quajnë Harallamb, isha inxhinier, sot në azil.
Për një çast shtanga, prania e tij kaq afër më çoroditi, por dorën ia dhashë ngadalësisht. Zemra më rrahu më fort dhe ndjeja se do më dillte nga burgu i kraharorit. As vetë nuk e di se ç’më trihqte drejt kësaj njohje, drejt këtij misteri.

Biseda mori udhë rrjedhshëm dhe unë e pyes:
–Si është e mundur që ju kaq i ri të jeni në Azil!?
Duke mos më parë në sy, ndezi një cigare, që më shumë dukej se e kafshonte se sa e thithte dhe me një ofshamë të thellë, duke iu dridhur zëri, bëlbëzoi si një fëmij i zënë në faj.
–Si shumë të moshuar, që jetojnë në këtë Azil kanë nga një histori, apo një brengë a dert, sigurisht, kam dhe unë timin pikëllim. Të kaluarën e kam shkulur me rrënjë një herë e përgjithëmonë dhe sot jetoj këtu i gatshëm për një fillim të ri të jetës.

Biseda vazhdonte e çiltër dhe ne, si pa kuptuar kishim shtrënguar duart bashkë!

***
Ai fliste pa reshtur:
–Humba punën, prisha familjen, rashë në bixhoz dhe më mori rrokullima. Më vonë, një natë u aksidentova me motor dhe mbeta i sakatosur në trup e shpirt, pa asgjë, kudo zbrazësirë për mua!
I vetëm, fillikat endesha rrugëve, askush nuk më thoshte një fjalë të mirë! I uritur e i pa larë, deri sa përfundova në një barkë të vjetër të braktisur buzë detit.
Për shokë e miq kisha vetëm qentë, minjtë, ujin e kripur dhe flladin e detit, deri sa një ditë më gjetën pa ndjenja përmbys brenda varkës së kalbur që u bë varr për mua.
Pa pritur një mëngjes, kur hapa sytë e pashë veten në një dhomë të bukur, mbi një shtrat të ngrohtë dhe një gotë qumësht mbi komodinë, mos vallë isha në një ëndërr?!
Me sa mësova, isha në një Azil.
Ditët kalonin, çdo gjë jashtë e brenda shumë e bukur dhe me bollëk, por unë, nuk ndihesha mirë mes njerzëve të këtij Azili. Jetoja pa asnjë shpresë në ndërgjegjen time për të ardhmen! Ky stacioni i fundit më trishtonte, më nervozonte, më dukej se kisha shumë të mira por realisht nuk kisha asgjë!
Harallambi vazhdonte dhe më tregonte çdo gjë me hollësi qetë-qetë! Kur ai fliste aq ëmbël, mua më dukej vetja sikur isha në një ëndërr.
–Natë gushti, bënte shumë vapë, u vesha dhe hyra në anshensor me dëshirë të bëja një shëtitje në oborr.
Pa pritur aty hyri një vajzë e re, e bukur! E ndjeva si një rreze drite në mbretërinë e errësirës!
U zbrapsa si i trembur nga bukuria që vret. Por, ajo më pa me keqardhje duke më pyetur:
“Çfarë keni, mos jeni gjë i sëmurë!? Dukeni pak i zverdhur dhe i trishtuar. Mos ju ka ndodhur ndonjë fakeqësi!?”
–Asnjëherë nuk e kam pranuar mëshirën, por m’u dhimbs vetja, sa turp!
Ajo mu afrua sikur donte të më jepte një ngushëllim me fjalën e saj të ëmbël e ledhatuese..
Më zgjoi nga gjumi letergjik. Afshi i frymëmarrjes së saj në fytyrën time më tundoi.
Ç’ishte kjo ndjenjë që gufoi pa pritur e shumë njerëzore!?
Ashtu i përgjumur, pa u menduar, rrufeshëm më doli nga shpirti:
–Fjola, të lutem më jep një të puthur!
Kishte muaj që Fjola ime më kishte braktisur!
Vajza në çast, e gatshme për të më dhënë një çast lumturie, më tha:
“E pse jo!” dhe buzët e saj si qershi të pjekura e të nxehta prekën faqen time!
U trondita, m’u duk vetja si 20 vjeç. Apo një prind i mirë!
Nuk munda t’i them faleminderit, se dera e anshesorit u hap dhe ajo iku rrëmbimthi duke lënë pas gjurmën e puthjes që shkriu akullin e zemrës time.
Dola dhe mbërrita tek shkallët në oborr, një lot i ngrohët m’u rrokullis në faqe, vrullshëm dhe i lirë!

Në qiell ndrinte “Kashta e kumtrit”, diku aty afër dhe ylli polar, që shndriste si tërë qenia ime, ishim bërë si dy binjakë!
U lumturova! Besova, ka akoma njerëz, që më duan. Nuk isha i vetmuar!
“Jeta më thërriste”.

***
Për një çast u përmend, sepse cigari i dogji gishtërinjtë. Nuk di ta përcaktoj se ç’ndjeva për Harallambin në ato çaste!
Në ato momente sodita sytë e tij vezullues, që tregonin se ishte çliruar nga prangat e jetës së dikurshme. M’u duk vetja sikur isha ajo vajza e ashensorit dhe i thashë:
–Mos i ka mbetur hatri kësaj anës tjetër të faqes dhe kërkon dhe ajo një të puthur!?
Qeshëm të dy, dukej i ngazëllyer!
Ai nuk kishte fituar vetëm një betejë por gjithë luftën dhe do gëzonte sërish kohën e humbur.
Më përqafoi, e putha në faqe dhe u ndamë si dy miq të mirë, sikur kishim vite që njiheshim, për tu takuar të nesërmen.
Ditë e diel vjeshte, kambana e kishës së Azilit ra 11 herë.
Me Harallambin shkëmbyem të puthurën e parë të dashurisë dhe të paqes familjare!
Rreth nesh u mblodhën si me magji shumë nga banorët e atij Azili, na duartrokitën me të qeshura dhe na dhuruan shumë buqeta me lule!
Sa e bukur dhe misterjoze është e puthura e parë!!

 

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s