Sonet nga Hamdi Meça
E VË SHPIRTIN NË SHUPLAKË TË DORËS
Gëzuar festën e Kurban Bajramit!
O Zot, nga adhurimi vetëm për Ty,
Thellë në tokë ku buron gjaku, hy.
Djeg mëkatet në llavën e vullkanit.
E vë shpirtin në shuplakë të dorës:
-Nga se përbëhesh ? -e pyes, -që s’ digjesh ?
Kurm i njeriut prej shtigjesh dhe brigjesh,
Dhe nga ngrirja dhe shkrirja e dëborës.
Organizmi veç nga ndërthurje ligjesh,
Të pashkruara. Të shkruara me sy.
Ruhin çdo çast bën rrugë mes rreziqesh.
Në rreth qiellor. Dash i kurbanit ky,
Nga rrufetë e brirëve dhe digjesh.
O Zot, fort i ngul këmbët. Të shikoj Ty.
Shpjegime:
-Ruhin,shpirti i tij,i saj,etj..




























Leave a Reply