Fustani me rrjetë merimange / Poezi nga Farida Zmijani Ramadani

farida

Poezi nga Farida  Zmijani Ramadani

 

 

Fustani me rrjetë merimange

 

Diçka të veçantë desha,

Stilim i bukur do ishte,

Një fustan që askush se kishte.

Kërkova një mall që nuk mungonte,

Kohët e fundit po shtohej,

Por që askush se preferonte.

Me rrjetë merimange…

Sa bukur do dilte!

Në gjykatë,

Plot mall merimange mora,

Fije dosjesh me vite,

Endeshin në duart e gjyqtarëve,

Pluhurosur me dhimbje,

Para ,ankth pa kthime,

Asgjë e përfunduar,

Gjithnjë filluar.

Thashë,

Duhet të largohem,

Kohën të përshpejtoj,

Endja e fustanit,

Duhet të fillojë.

Në kadastër,

Modeli u shfaq,

Sorallatje pa krye,

Puf … puf…gjithë kohës,

Të shkretët njerëz,

S’dinë nga t’ja fillojnë,

Plot dokumente pa kuptim,

Kjo si fillim,

Mjafton që kokën fute,

S’do e nxjerrësh më,

Se vargu i kërkesave s’të lë.

Mendova…

Modelin ta ngacmoj.

Vrapova në polici,

Në vend që të përfundojë,

I tëri u nxi.

Filloi endja zyrë më zyrë,

Secili nga një ngjyrë,

Dola si mos më keq.

Si klloun,

Për dreç…

Drejt për t’u ankuar në Parlament.

Ca barkmëdhenj e mavijosur,

Kokëbosh si sharlatanë,

Femra me marka parfumi pluhurosur,

Si manikinë djallosur.

Mbushur mendja në merimanga,

Plot minifunde e tanga,

Biografi demonësh shkruar,

Para të pista mbuluar.

Mall për fustan,

Sa të doje…

Edhe ato të dala boje,

Çdo gjë e donin për vete,

Gllabëruar nga populli i shkretë.

Kërkova rrjetë merimange,

Nuk më dhanë asgjë,

Fustanin e papërfunduar merimangë,

E bënë copa copa të tërë,

Kështu asgjë nuk mbeti,

Lakuriqësinë me duar mbuloi,

Populli,

Eh…

I Shkreti!

 

 

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s